Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë themelore, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 4 mars të këtij viti në rastin e të akuzuarit L.M. për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” .Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që nga 3 vjet e 6 muaj burgim, të akuzuarit dënimi i është rritur në 5 vjet. Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, rrethanat e konstatuara dhe të vlerësuara nga gjykata e shkallës së parë nuk justifikojnë shqiptimin e dënimit më burg në kohëzgjatje prej…
Author: almakos
Alsat 2019-08-26T19:13:00+02:00 Një zjarr i madh është përhapur në rajonin e Velesit nga pasditja. Zjarri në afërsi të liqenit të “Mladostit” është përhapur në një zonë më të madhe. Rreth 50 persona dhe një helikopter i ARMV-së janë angazhuar për momentin. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se dy avion janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu janë dërguar ekipe të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadarci për ndihmë. Nga LAMM njoftojnë se është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në autostradën Shkup-Veles, ndërsa për momentin makinat mund të qarkullojnë vetëm nga rruga e vjetër. Më herët është raportuar se për shkak…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për media sot pas takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të PE’së, David McAllister.Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë pa u hequr taksa. Vlen të përmendet se dialogu mes dy shteteve ka kohë që ka ngecur. McAllister ka vlerësuar progresin në funskionimin e legjislaturës në Serbi por theksoi se duhet bërë punë në reformat e ligjit zgjedhor. Bashkimi Europian ka kushtëzuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje gjithpërfshirëse nëse dëshirojnë të ndjekin rrugën e integrimit./Gazeta Express/
Alsat 2019-08-26T18:59:02+02:00 Është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në autostradën Shkup-Veles, ndërsa për momentin makinat mund të qarkullojnë vetëm nga rruga e vjetër “Nga ora 18:10 në autostradën Shkup-Veles, nga kryqëzimi i fshatit Bashino deri në hyrje të qytetit të Velesit është ndërprerë qarkullimi, ndërsa makinat janë ri riorientuar që të kalojnë përgjatë rrugës regjionale nga liqeni Mladost për në Veles”, thuhet në raportin LAMM. Më herët është raportuar se për shkak të zjarrit të madh, dhe sasisë së shtuar të tymit pranë liqenit të Velesit, është zvogëluar dukshmëria në rrugë. Loading…
Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ky subjekt politik në asnjë mënyrë nuk do ta negociojë postin e Kryeministrit me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai këto komente i bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se nuk ka asnjë dyshim se Vjosa Osmani është më e përgatitura dhe se koha e saj po vjen tani. “Në këtë fazë kemi marrë disa vendime në Kryesi. Vendimi i parë që kemi është që që në asnjë mënyrë të mos e negociojmë postin e Kryeministrit”. “Vendimi i dytë është që nuk bëjmë asnjë koalicion me PDK-në. Ne i kemi…
Menjëherë pas konfirmimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, kjo e fundit së bashku me kreun e partisë, e me Lutfi Hazirin, shkuan për t’u takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.Gazeta Express merr vesh nga burime mirë të informuara se ky takim po mbahet në hotel Sirius në Prishtinë, derisa, pritet të flitet për dakordim lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm, apo bashkëpunim, në ditën kur u përcaktua data e zgjedhjeve. Takimi po vazhdon ende. Sot ndërkaq, Vjosa Osmani u zgjodh kandidate për kryeministre nga LDK-ja, pas një mbledhje që zgjati më shume se tre orë…
Pas vendimit të LDK’së që të përkrahë në mënyrë unanime Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, kanë ardhur reagime të shumta nga të gjithë zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.Ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së dhe ish-deputeti, Lumir Abdixhiku, duke thënë se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate i është dhënë shpresë qytetarëve të Kosovës. Reagimi i plotë: LET’S DO THIS! Sot nominuam Vjosën. Zgjodhëm gruan e parë kandidate; zgjodhëm gruan e parë Kryeministre. LDK – e bashkuar dhe e fortë shumë – u dha votuesve zërin e kërkuar me ngulm. U dha qytetarëve shpresë. Shpresë se…
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së në mandatin e kaluar, Avdullah Hoti, ka publikuar një album me fotografi nga mbledhja e sotme e kryesisë së LDK’së, ku zgjodhën Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.Avdullah Hoti, që më herët shkroi se është “me Vjosën”, ka postuar fotografi duke e përqafuar Osmanin dhe duke i uruar kandidimit. Hoti, i cili në zgjedhjet e 2017’ës ka qenë kandidat i LDK’së për kryeministër në mbishkrimin e fotografive ka shkruar ‘na priftë e mbara’. /Express/
Komuna e Veles ka bërë thirrje publike për qytetarët që të përfshihen në shuarjen e zjarrit që shpërtheu pranë liqenit të “Mladostit” dhe që shkatërroi një zonë të madhe të pyllit. Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë mund të thirrin në numrin e tel: 193. Lexo: Vazhdon përhapja e zjarrit në afërsi të Velesit The post Shuarja e zjarrit, komuna e Velesit kërkon ndihmë nga qytetarët appeared first on ALSAT-M.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga rasti i fëmijës në Fushë Kosovë, i cili ishte dhunuar seksualisht e më pas edhe ishte vrarë. Lajmi i cili tronditi tërë Kosovën ka bërë që të ketë reagime të shumta në shoqëri, jo vetëm për shkak të aktit barbar, por edhe se policia nuk kishte reaguar me kohë kur familja kishte bërë ankesë. Por, jo më larg se dy ditë më parë, Gazeta Express pati raportuar se një fëmijë i moshës 11 vjeçare ishte viktimë e radhës së abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Fillimisht, gjatë kontaktit me policinë, ishte thënë se ky rast ishte…
Zjarri në afërsi të liqenit të “Mladostit” në Veles është përhapur në një zonë më të madhe. Rreth 50 persona dhe një helikopter i ARMV-së janë angazhuar për momentin. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se dy avion janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu janë dërguar ekipe të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadarci për ndihmë. Aktualisht po bëhen përpjekje për ta mbrojtur hotelin Glorius. Publiée par Alsat sur Lundi 26 août 2019 The post Vazhdon përhapja e zjarrit në afërsi të Velesit appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-08-26T17:37:18+02:00 Serbia është në favor të pajtimit me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues, tha sot kryeministrja Ana Brnabiq, duke shtuar se kufijtë etnikë nuk mund të tërhiqen në “këto territore”. “Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiq, ndërsa ai ishte në krye të qeverisë, ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans që është i hapur,” tha Brnabiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. Ajo tha se çmimi që do të paguanin…

