Pas vendimit të LDK’së që të përkrahë në mënyrë unanime Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, kanë ardhur reagime të shumta nga të gjithë zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.
Ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së dhe ish-deputeti, Lumir Abdixhiku, duke thënë se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate i është dhënë shpresë qytetarëve të Kosovës.
Reagimi i plotë:
LET’S DO THIS!
Sot nominuam Vjosën. Zgjodhëm gruan e parë kandidate; zgjodhëm gruan e parë Kryeministre. LDK – e bashkuar dhe e fortë shumë – u dha votuesve zërin e kërkuar me ngulm. U dha qytetarëve shpresë. Shpresë se ky vend po drejtohet më në fund mbarë e drejt.
#meVjosen



