Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së në mandatin e kaluar, Avdullah Hoti, ka publikuar një album me fotografi nga mbledhja e sotme e kryesisë së LDK’së, ku zgjodhën Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.
Avdullah Hoti, që më herët shkroi se është “me Vjosën”, ka postuar fotografi duke e përqafuar Osmanin dhe duke i uruar kandidimit.
Hoti, i cili në zgjedhjet e 2017’ës ka qenë kandidat i LDK’së për kryeministër në mbishkrimin e fotografive ka shkruar ‘na priftë e mbara’. /Express/

