Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet e janë shumë miqësorë.
Në përfundim të samitit G7, ata të dy shkëmbyen një puthje, e cila u bë menjëherë virale. Trump dhe Merkel ishin pjesë e rreshtit me liderë botërorë që përfshinin Boris Johnson, Emmanuel Macron, Justin Tudeau etj.
Si çdo vit, të gjithë u rreshtuan për të bërë fotografinë tradicionale “familjare”. Pavarësisht se pati shumë takime mes tyre, puthja e Merkel me Trump mori vëmendje të madhe dhe pamjet u bënë virale.
Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të mendojnë se puthja ishte në buzë, por jo. Ndër të tjera, Presidenti Trump shkëmbeu puthje edhe me gruan e homologut të tij francez, Emmanuele Macron.
Gjatë mbledhjes u morën disa vendime të rëndësishme. Një ndër to ishte situata në Amazonë, për të cilët liderët vendosën të dhurojnë 22 milionë dollarë për të shuar flakët.
Angela Merkel Wants to be Kissed by Donald Trump in G7 Summit



