Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, i cili në zgjedhjet e fundit lokale kishte sfiduar nënkryetarin e LDK’së në garën për të parin e Komunës së Podujevës, thotë se është e turpshme për të gjithë që të humbin përballë atyre siç i quan Potera ‘tufë hajdutësh e kriminelësh’, shkruan Gazeta Express.Në një reagim në profilin e tij Potera thotë se duhet thënë mjaft atyre që kanë punuar keq në Kosovë duke dëmtuar të ardhmen e fëmijëve. Këto komente të Poterës vijnë në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Shkrimi i plotë i Poterës: Është…
Author: almakos
Alsat 2019-09-01T15:34:11+02:00 Edhe zyrtarisht filloi me punë Agjencia për Siguri Kombëtare, trashëgimtarja e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim e cila që sot pushon së ekzistuari. Drejtori i ASK-së Viktor Dimovski njoftoi se Agjencia filloi punën me funksion të plotë të të gjithë sektorëve. Ai nuk bëri të ditur numrin e punësuarve duke e cilësuar këtë si informacion të klasifikuar. Por, siç njoftoi Alsat një ditë më parë, informacionet tona flasin për 365 të punësuar nga gjithsej 650 që ishin në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, të cilët fillojnë punën në Agjencinë e re. Të papërzgjedhurit kanë të drejtë ankese. [embedded…
Alsat 2019-09-01T15:28:00+02:00 Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e ordinancave nga të përgjithshme në specialistike familjare ka shfaqur pakënaqësi tek shoqatat e mjekëve. Përmes transformimit specialistëve familjarë iu shtohen shumë shërbime shtesë për pacientët ndërkaq për punën shtesë që do ta bëjnë nuk do të marrin kompensime financiare. Ata kërkojnë që me rritjen e shërbimeve Ministria dhe Fondi Shëndetësor të krijojë edhe benefite financiare për ta. Deri më sot asnjë nga specialistët familjarë nuk ka nisur procedurë për transformimin e ordinancave të tyre. [embedded content] Nuk ka të caktuar një rregullore se në këtë veprimtari a do të ketë…
Alsat 2019-09-01T15:23:34+02:00 Numri i madh i turistëve solli me vete sasi më të mëdha të mbeturinave që shërbimet publike të Ohrit dhe Strugës i grumbulluan gjatë sezonit turistik. Në Ohër grumbulloheshin deri në 450 tonë mbeturina në ditë, ndërsa në Strugë deri në 90, që ishte 300 % më shumë se zakonisht. [embedded content] Mund të them që për shkak të rrëmujave të trafikut që u bënë, për shkak të rrëmujave, lëvizja e makinerive të NP-së ishte e kufizuar, d.m.th., gjegjësisht shpejtësia e automjeteve që lëvizin nëpër qytet, kështu, prandaj ndoshta kishte një pamje të kontejnerëve të mbushur plotë, por…
Një grua ka rënë nga kati i katërt i një banese në Berlin të Gjermanisë.Gruaja me origjinë nga Azerbajxhani ka qenë duke pastruar dritaren e banesës në katin e katërt kur i kanë rrëshkitur duart dhe ka rënë në tokë. Mediat gjermane bëjnë me dije se ajo ishte shtatzënë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar gruan në spital. Ajo nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Mjekët thanë se ishte e pamundur të shpëtonte. Edhe foshnja e saj nuk mundi të shpëtonte.
Alsat 2019-09-01T15:18:29+02:00 Edhe ky vit i ri shkollor do të nis me problemet e vjetra, e një ndër to është numri i madh i nxënësve në klasa. Ligji i ri për arsimin fillor parashesh që klasat të mos kenë më shumë se 30 nxënës. Por, duke marrë parasysh kapacitetet kufizuese të shkollave, kjo dispozitë e ligjit për arsimin fillor vështirë se do të realizohet që nënkupton se klasat sërish do të jetë të mbingarkuara sikur edhe vitin e kaluar, edhe me mbi 35 nxënës. Drejtorët e shkollave kanë mirëpritur vendimin për uljen e numrin të nxënësve por që kjo sipas…
Alsat 2019-09-01T15:13:57+02:00 Bulevardi Llazar Trpovski në Fushë Tophanë të Çairit edhe pse i sanuar vazhdon të jetë i rrezikshëm për banorët dhe kalimtarët e kësaj rruge. Përveç veturave që parkohen në korsitë anësore, në rrugë qëndrojnë edhe kontejnerë të mbeturinave, por gjithashtu mungon sinjalistika dhe vijat e bardha në rrugë. Për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente përgjatë rrugës dhe në veçanti afër rreth-rrotullimit të ri i cili është ndërtuar në këtë rrugë, por i papërfunduar në tërësi. [embedded content] Është rrezik secila korsi duhet ta ketë vija të ndërprera. Kjo rrugë është e rrezikshme pak ama jo bash. Sa…
Alsat 2019-09-01T15:08:13+02:00 Zjarret e përmasave të mëdha të javës së fundit edhe njëherë sollën në vëmendje kushtet katastrofale në të cilat punojnë zjarrfikësit në vend. Disa prej tyre thonë pas kamerës se ka pasur raste kur në terren u ka munguar ujë për pijë apo edhe ushqim. Në çdo njësi zjarrfikëse territoriale numri i të punësuarve është pothuajse 50% më i vogël se sa parashikohet në ligj, ku thuhet se në komunat me më shumë se 24 mijë banorë, për çdo 1500 banorë duhet të ketë 1 zjarrfikës profesional. Njësitë territorial të zjarrfikësve nuk kanë as shoferë të mjaftueshëm dhe…
Ish-Kryetarja e Gjakovës ka vendosur të matet në vota pa hyrë në koalicione parazgjedhore. Mimoza Kusari ka thënë se kanë refuzuar ofertat e partive në pushtet.Express Mimoza Kusari ka vendosur të mos i hyjë garës për t’u bërë deputete me ndonjërën prej partive të mëdha politike në Kosovë qysh kishte ndodhur herëve tjera. Tash, ajo s’ka pranuar të hyjë as me Lëvizjen Vetëvendosje pasi Albin Kurti i ka kërkuar të bëhet pjesë e listës së partisë së tij dhe të mos figurojë askund emri i Alternativës. Do të shkojë pa koalicione, pasi Alternativa dhe Vetëvendosje dështuan të bënin koalicion. Ndërsa,…
Alsat 2019-09-01T14:50:12+02:00 Ndonëse, gjatë vizitës së kësaj pike kufitare në fillim të qershorit nga Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj u tha se punimet e objektit do të jenë gati në ditën e fundit të gushtit, kjo nuk ndodhi. [embedded content] Ajo çfarë mund të shihni edhe ju mbrapa nesh se veç objekti më po merr pamjen finale dhe presim që në fund të verës edhe veturat e para të kalojnë nëpër këtë pike kufitare që srategjikisht lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Do të përafrohen njerëzit që banojnë në këto dy zona por do…
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është i bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë ka shkruar se nga fitorja e madhe e PDK-së na ndajnë vetëm 5 javë. Tahiri ka përmendur arritjet që ka bërë në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë,mes të cilave edhe ndryshimet në legjislacion kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndryshimet në strukturën e gjyqësorit dhe në qasjen në drejtësi. “Të dashur bashkëqytetarë të Republikës, Nga dita e sotshme, na ndajnë pesë javë prej zgjedhjeve dhe fitores së madhe të PDK-së. Kam pasur nderin që…
Alsat 2019-09-01T14:35:56+02:00 Shtetasi me inicialet SH.B i dyshuar si shpërndarësi më i madh i lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut, ka rënë në pranga. Sipas burimeve të Alsatit, shtetasiSH:B është kapur në Prilep me një sasi lëndësh narkotike. Por, në operacionin e mëtejshëm të policisë, pas urdhrit për bastisje të shtëpisë së tij në Tetovë, efektivët blu kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike prej shtetasit SH:B. Personi SH.B ishte nën masa kujdesi nga autoritetet policore por shtrirja e hetimit në shtëpinë e tij, përfundimisht rrit përgjegjësinë e veprës penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Personi SH.B kishte qenë…

