Është publikuar letra e një pengu të vrarë britanik të Shtetit Islamik. Ai ishte detyruar t’ua dërgojë atë prindërve dhe të kërkojë nga ta që t’i mbledhin 100 milionë funte për lirimin e tij. Në letër zbulohet edhe dëshira e fundit e pengut të vrarë.Ish-inxhinieri David Haines, 44 vjeç, nga Perth-i i Skocisë, u vra në Siri në shtator të vitit 2014 pasi ishte rrëmbyer dhe ishte mbajtur i burgosur për 18 muaj. Në letër, mes tjerash, ai kishte shkruar: “Kam dëshirë t’i shoh fëmijët dhe t’i përqafojë ata përsëri. Nuk mendoj se do t’i braktisja ata përsëri”. Babai i…
Author: almakos
Alsat 2019-09-01T11:42:19+02:00 Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2 personave të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, ku për momentin ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ka ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh. Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte…
Në mesin e 1 mijë e 600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë janë edhe 100 fëmijë.Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. Ekipi i Zërit të Amerikës ka vizituar një shtëpi në fshatin Poklek të Drenasit, në të cilën janë vrarë 23 fëmijë nga mosha 6 muajsh deri në 12 vjeç. “I kanë gjuajtur me pushkë automatike, derisa ia ka marrë mendja se i ka vrarë të gjithë ka dalë nga këtu. Eshtrat i kanë çuar në dy cepa. Me kolegët e mi kemi hyrë brenda, i kemi…
Pak javë pasi që një video e disa çiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinj, duket se po të njëjtit janë shfaqur prapë.Mbrëmë në fshatin Gjinoc një qytetar ka arritur që të xhirojë po ashtu tre arinj të cilët sipas videos së dërguar shihen duke vrapuar në njërën prej rrugëve të fshatit. Muajt e kaluar gjerë e gjatë ishte temë diskutimi fati i një ariu që bënte dëme tek qytetarët e Prizrenit.
Udhëheqësi i negociatave nga Bashkimi Evropian për Brexit-in, Michel Barnier, i ka refuzuar kërkesat e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për t’i shmangur kontrollet kufitare me Irlandën.Barnier tha se marrëveshja e nënshkruar më parë lidhur me kontrollet kufitare me Irlandën është fleksibiliteti maksimal që mund ta ofrojë Bashkimi Evropian për Britaninë e Madhe. Kryeministri britanik ka kërkuar më parë që marrëveshja me Bashkimin Evropian duhet të prishet, nëse vendi detyrohet ta shmangë Brexit-in pa marrëveshje. Komentet e tij erdhën pasi disa deputetë, të cilët e kundërshtojnë Brexit-in pa marrëveshje, kanë paralajmëruar se do të marrin masa në kuvend javën e ardhshme.…
Të shtunën rreth orës 19:30, dy burra kanë raportuar se janë sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuar dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njofton Klan Kosova. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 milimetra dhe një zinxhir fyti prej ari. Ndërsa të dyshuarit nga njësitë policore janë kërkuar në adresën e tyre të…
Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa ishin rezerva shtetërore ishin ndarë nga buxhet i shtetit, kanë mbetur vetëm 100 mijë euro.Për shpenzimin e rezervave Qeveria Haradinaj u kritikua në vazhdimësi, por sipas zyrtarëve të Qeverisë së dorëhequr kjo po del të jetë shuma më e vogël e mjeteve të ndara. Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave (MF), Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se shuma prej 4 milionë e 800 mijë eurosh, ka qenë shuma më e vogël që ka ndarë ndonjë Qeveri ndonjëherë. “Gjatë këtij viti, ka qenë një shumë që ka qenë…
Përfshirja sa më e gjerë e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla mbetet synim i autoriteteve kompetente, si dhe i familjarëve të këtyre fëmijëve.Krahas nevojës për asistentë e psikologë, shkollat kanë nevojë edhe për logopedë, të cilët është vlerësuar se mund të ndihmojnë fëmijët që kanë nevojë. Këtë vit shkollor, 99 nxënës me nevoja të veçanta, të cilët vijojnë mësimin në shkollën fillore, “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, do të marrin shërbimet nga logopedët, të cilët janë angazhuar në këtë program pa pagesë. Ky është një pilot-projekt që mendohet se do të zgjerohet edhe në shkollat tjera ku ka mundësi.…
Miliona banorë të pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara, nga Florida deri në Karolinën Veriore, vazhdojnë të mbesin të rrezikuar nga uragani “Dorian”. Sidoqoftë, autoritetet kanë parashikuar që stuhia të mos e godasë drejtpërdrejtë territorin tokësor.Miliona banorë të pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara, nga Florida deri në Karolinën Veriore, vazhdojnë të mbesin të rrezikuar nga uragani “Dorian”. Sidoqoftë, autoritetet kanë parashikuar që stuhia të mos e godasë drejtpërdrejtë territorin tokësor. Të premten, stuhia “Dorian” u cilësua si stuhi e shkallës së katërt. Ajo ishte duke lëvizur drejt perëndimit nga Oqeani Atlantik dhe fillimisht pritej që të ishte stuhia më…
Alsat 2019-09-01T09:53:15+02:00 Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në qytetin e Gostivarit me çrrastë ka mbetur e vrarë një grua e moshës 78 vjeçare me iniciale S.T., motivi që çoi deri në vrasjen e 78 vjeçares akoma nuk dihet. Në spital, mësohet se kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë. Burimet tona njoftojnë se sulmi është kryer me mjetë të mprehtë, thikë. Policia është duke zbardhur rastin. Loading…
Profesori amerikan, Edward Joseph, emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor po e sheh si një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi sipas tij një vendim i tillë i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, tregon që SHBA’ja po bën përpjekje për të rritur përkushtimin për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.“Emërimi i një përfaqësuesi special nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Qëllimi është që ai të flas si përfaqësues dhe të ketë respekt më të madh pasi që do të flas direkt në emër të Sekretarit të Shtetit. Është e qartë që tregon qëllimin…
Një zyrtar i lartë amerikan tha se negociatorët e Shteteve të Bashkuara janë afër arritjes së marrëveshjes historike me talibanët për t’i pakësuar luftimet dhe për t’i nisur negociatat e paqes me qeverinë afgane.Sidoqoftë, shpresat për arritje të paqes u dëmtuan nga sulmet e talibanëve në qytetet Kunduz dhe Puli Khumri, vetëm disa orë pas deklaratës së diplomatit amerikan, Zamlay Khalilzad, për mundësinë e afrimit të qëndrimeve mes dy palëve. Diplomati Khalilzad tha se i ka paralajmëruar talibanët gjatë bisedimeve që dhuna e tillë duhet të ndalet. Sidoqoftë, ai u tregua i vendosur për vazhdimin e negociatave për marrëveshje lidhur…

