Zyrtarët e Koresë Veriore i kanë mohuar të dielën dyshimet se ky shtet i ka përfituar dy miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike ndaj bankave dhe këmbimeve të kriptovalutave. Vendi komunist i akuzoi Shtetet e Bashkuara për përhapje të thashethemeve.Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Koreja Veriore i ka shfrytëzuar sulmet e sofistikuara kibernetike në masë të gjerë për të vjedhur para nga bankat dhe nga këmbimi i kriptovalutave. Në këtë mënyrë, sipas raportit, ky shtet i ka grumbulluar dy miliardë dollarë, të cilat i ka shpenzuar për zhvillimin e programit për armë të shkatërrimit në masë. “Shtetet e Bashkuara…
Author: almakos
Pasditen e së shtunës në Huckelhoven Mokwastrasse të Gjermanisë ka humbur jetën një36-vjeçar nga Kosova. L.M. nga Mitrovica u aksidentua për vdekje derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij. Mediat gjermane kanë dhënë detaje rreth aksidentit, transmeton Gazeta ExpressL.M. kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij, ndërkaq autoritetet gjermane kanë thënë se arsyet janë ende të panjohura. Motoçikleta e tij kishte kërcyer mbi dy vetura të parkuara në rrugë, ndërkaq nga 36-vjeçari kishte marrë plagë të rënda nga përplasja “Me sa duket motoçiklisti u përpoq të voziste në rrugë vetëm në timonin e pasmë të motoçikletës. Ai humbi kontrollin…
Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, është kthyer mbrapa në zgjedhjet lokale, kur Gani Dreshaj kishte humbur garën për kryetar komune për 14 vota, dhe Haki Rugova ishte rizgjedhur në krye të Komunës së Istogut, shkruan Gazeta Express.Nitaj ka thënë se në ato zgjedhje fitorja iu mohua AAK’së në tavolinë për 14 vota, por që në zgjedhjet që po vijnë sipas tij AAK’ja do të fitojë. “Në zgjedhjet e fundit për 14 vota e ne tavolinë na e morën fitoren në Istog. Këtë herë nuk do të ketë tavolinë që do të na e marrë fitoren, sepse Istogu është përcaktuar 100%…
Papa Françesku ka kërkuar falje për vonesën gjatë fjalimit javor në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se u bllokua në një ashensor në Vatikan.Udhëheqësi 82 vjeç tha se u bllokua për 25 minuta për shkak të ndërprerjes së rrymës para se të nxirrej nga zjarrfikësit. “Më duhet të kërkoj falje që u vonova”, tha Papa duke buzëqeshur në fillim të fjalimit javor. Më pas, ai kërkoi nga personat e pranishëm që të duartrokasin për ta respektuar punën e zjarrfikësve. “Faleminderit Zotit, erdhën zjarrfikësit dhe i falënderoj shumë. Pas 25 minutash punë, ata ia dolën që ta rikthejnë në punë…
Zgjedhjet në dy rajone lindore të Gjermanisë mund ta ndryshojnë drejtimin politik të këtij shteti. Sipas sondazheve, e djathta ekstreme mund të dalë partia e parë në këtë garë.Pesë milionë gjermanë kanë të drejtë vote të dielën në Saksoni dhe Brandenburg në zgjedhjet që mund të kenë ndikim të madh në qeverinë federale në Berlin. Gara është karakterizuar nga debatet për sukseset dhe dështimet e bashkimit të dy Gjermanive, pikërisht disa javë para përvjetorit të tridhjetë të rrëzimit të Murit të Berlinit. Partia “Alternativa për Gjermaninë”, e cila është kundër imigrantëve, do të përballet me testin e parë serioz në…
Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qytetin e vogël polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit shënoi jo vetëm fillimin, por edhe krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore.“Nga gjumi më zgjuan sirenat e alarmit. Në fillim nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pashë prindërit në ballkon. Nëna i tha babait, se ndoshta është një test alarmi. Edhe babai mendonte kështu dhe ishte i habitur, që kjo bëhej në orët e para të mëngjesit”, rrëfen Jan Tyszler, lindur në vitin 1933 në bisedë me Deutsche Wellen. Në të vërtet ranë bombat në…
Alsat 2019-09-01T13:17:33+02:00 Janë sanksionuar 46 motoçiklistë dhe u janë shqiptuar gjoba në një kontroll aksioni që e zbatoi Sektori për Siguri në komunikacionin rrugor mbrëmë prej orës 20 deri në orën një pas mesnate në rajonin e Shkupit. “Në kontrollin e aksionit janë zbuluar edhe 26 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 14 gjoba rrugore dhe 12 gjoba për kundërvajtje”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Loading…
Alsat 2019-09-01T13:10:00+02:00 Polonia përkujton sot 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore që startoi me sulmin e forcave ajrore gjermame, Luftwaffe, kundër qytetit të Vilunit dhe bombardimin e Gadishullit të Westerplattes nga anija gjermane ”Schleswig-Holstein”. Ceremonitë do të zhvillohen në Vilun, në gadishullin e sipërcituar, në Gdansk dhe Varshavë. Ndërkohë, presidenti polak, Andrzej Duda dhe ai gjerman, Frank-Walter Steinmeier morën pjesë në ceremoninë në Vilun, që filloi në orën lokale 04:30. Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të merrte pjesë në këto ceremoni, e anuloi vizitën për shkak të uraganit ”Dorian” që pritet të godasë Floridan. Në vend…
Ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë frenuar proceset ekonomike për krijimin e një ambienti më të mirë afarist në Kosovë, janë penguar dhe po pengohen shumë projekte të rëndësishme të cilat do ndihmonin zhvillimin ekonomik të vendit.Kosova po përballet më ikjen e të rinjve nga vendi në mungesë të vendeve të punës dhe mungesës së perspektivës, ndërkohë që institucionet e vendit nuk kanë bërë pothuajse asgjë për ndaljen e tyre. Bizneset po përballen me mungesë të punëtorëve gjë që po pengon zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend. Nga universitet e Kosovës po dalin studentë të pa përgatitur…
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke punuar në organizmin territorial të komunave. Madje kjo ministri i ka kërkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës që të delegojë anëtarët e vet në këto grupe punese.Por Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka kundërshtuar këtë proces, i ka thënë Ekonomia Online drejtorit ekzekutiv i këtij institucioni Sazan Ibrahimi. Sipas tij, këto mund të sjellë telashe për vendin dhe se për këtë çështje duhet të pritet deri pas krijimit të Qeverisë së re. “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 2 korrik i ka shpërndarë disa vendime, ku kërkon edhe nga…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ,përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka treguar se kishte vizituar Akademinë për Siguri Publike që sipas tij po e bën Kosovën krenare.“Para disa ditësh e vizitova Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po na bënë shumë krenarë. E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit” shkroi ai. Tutje Veseli përgëzoi të rinjtë të cilët luftojnë për sundim të ligjit. “Me të…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve, ka thënë se Serbinë e pret një fazë e vështirë në raport me Kosovën, shkruan Gazeta Express.Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për Tv Prva, teksa ka folur edhe për vendimin e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues special të Washingtonit në Ballkanin Perëndimor. Kreu i shtetit serb pret që të ketë presione të mëdha sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërkohë thotë se është naive të thuhet se emërimi…

