Author: almakos

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë.“Përkulem para viktimave të sulmit. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier, teksa iu adresua të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake. Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili denoncoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë, të cilën e cilësoi si “akt barbar”. “Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore…

Lexo më Shumë

Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e presidentit serb se do të vijë në Kosovës para zgjedhjeve janë provokim dhe frikësim i serbëve, shkruan Express.“Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb” shkroi ai. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk do të lejohet që një skenar serb të ndikojë në procesin zgjedhor dhe se do të…

Lexo më Shumë

Degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë i janë shtuar 70 anëtarë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege të partisë, Gëzon Berisha përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se Nisma në Pejë ka pasur ditë feste.“Sot degës  Nismas Socialdemokrate në Peje ju bashkuan mbi 70-të anëtarë të rinj, shumica nga ta intelektual. Sot dega e Nismës në Pejë pati ditë feste, aderimet e dhjetëra të rinjve dhe inaugurimin e ambienteve te reja të zyrave” shkroi ai. Ai gjithashtu ka shkruar se të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe ministra…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, i ka dërguar një mesazh nga Prizreni kryetarit të partisë, Isa Mustafës.Quni ka thënë se pavarësisht vështirësive, Isa Mustafa, nuk e ka lënë asnjë ‘ushtarë’ të LDK’së në betejë dhe i ka bërë bashkë të gjithë. Teksa ka folur me terminologji prej ushtaraku, Quni e ka quajtur Isa Mustafën edhe komandant. “Ne e kemi një komandant, Isa Mustafën. Ishte një kohë kur ai përballej me beteja shumë të vështira. Shumë ushtarë kanë qenë para tij e mbrapa tij. Është shumë me rëndësi që ai asnjë ushtarë nuk e la në betejë,…

Lexo më Shumë

Kanidataja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar nga Prizreni se do t’ia kthejë Kosovën qytetarëve të vendit.Ajo ka pasur edhe disa fjalë për ata të cilët thonë se Vjosa Osmani nuk ka guxim që të veprojë.    “Prizren më i bukuri vend padyshim. Kam ardhë sot këtu për shumë mesazhe. Iu falendëroj nga zemra, sepse keni qenë mburoja ime në kohët më të vështira, E tëra që kanë arritur gjithë këto 20 vite është të mbjellin frikë e trishtim. Ata ndjellin frikë, ne ndjellim shpresë. Kudo që shkojmë, mesazhi unë nuk është retorikë. Sepse buron nga dëshpërimi i…

Lexo më Shumë

Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), e cila kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, por ende mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë do të hyjnë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kili.Gjithashtu, i paqartë mbetet edhe fakti nëse institucionet e Kosovës do të vendosin që t’i qasen betejës përfundimtare për të hyrë në votim për anëtarësim ose jo, për shkak të rrethanave aktuale ndërkombëtare, por edhe vendore. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë…

Lexo më Shumë

Mijëra protestues sot kanë bllokuar rrugë dhe rrjetin e transportit publik që çojnë drejt aeroportit të Hong Kongut, një përpjekje kjo për të tërhequr vëmendjen për luftën e tyre për më shumë demokraci për qytetin e udhëhequr nga Kina, që po përballet me krizën më të madhe politike në dekada.Dhjetëra fluturime raportohet se janë anuluar sot, teksa aktivistët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në aeroport. Protesta e sotme vjen disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut, ku disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-01T16:12:35+02:00 Pushteti dhe opozita po zhvillojnë betejë retorike, se kush do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas deklaratës së djeshme të liderit të LSDM-së Zaev, në foltoren e parlamentit se shanset e VMRO-DPMNE-së, janë zero, sot lideri i opozitës Mickovski shprehu bindjen, se do të fitojnë 100 mijë vota më shumë pasi ata do ta rindërtojnë dhe zhvillojnë shtetin. Lideri i opozitës kritikoi se Zaev ka privatizuar procesin e integrimit evropian dhe indirekt përfshiu tërë komunitetin ndërkombëtar për zgjatjen e karrierave politike të disa prej atyre që qeverisin vendin. [embedded content] Le të inkurajohemi dhe të dalim…

Lexo më Shumë

As pas pesë ditësh, zjarrfikësit nuk kanë arritur që t’i shuajnë zjarret që kanë përfshirë Bjeshkët e Rekës së Keqe që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në fshatin Popoc të Gjakovës. Zjarrfikësit në këtë komunë thonë se nga zjarri nuk janë të rrezikuar banorët dhe shtëpitë, por se gjendja vetëm sa po shkon duke u përkeqësuar.Komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Jashari, i ka thënë Gazetës Express se gjendja është katastrofale, por thotë se banorët dhe shtëpitë nuk janë të rrezikuara. Jashari thotë se zjarri vetëm sa po përhapet edhe në pjesën e fshatrave.  “Është e vërtetë që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-01T15:54:49+02:00 Vrasja me thikë e 78-vjeçares S.T. nga Gostivari dhe plagosja e vajzës dhe dhëndrit të saj, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për një borxh prej rreth 1500 euro, të cilët nga çifti S.R dhe B.R ishin paguar, por kryerësi i veprës, pretendonte se personat në fjalë, për borxhin prej 1500 eurove duhet të paguajnë edhe kamatën e cila ka arritur në 20 000 euro. [embedded content] Rasti ishte paraqitur në gjykatë ku tanimë viktimat e kishin fituar rastin, por kryerësi i veprës, kishte vazhduar edhe më tej t`i kërkojë paratë duke iu ardhur tek banesa, siç…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-01T15:50:17+02:00 Nuk është caktuar akoma vazhdimi i seancës së Komisionit për çështje evropiane për ditën e nesërme për ligjin e Prokurorisë Publike. Palët nuk deklarojnë pozitat aktuale të tyre edhe pse bisedimet dhe takimet joformale kanë vazhduar gjatë ditës së premte dhe gjatë fundjavës. Në tavolinë janë 41 amendamente nga gjithsej 51 të dorëzuara nga të gjitha partitë parlamentare. 10 amendamente u miratuan ditën e enjte, gjatë ditës së parë të debatit në Komision. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski pranoi se grupet e punës bisedojnë por se partia e tij nuk bën negociata për shtet ligjor. Mickoski madje fajësoi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-01T15:39:55+02:00 Arsimtarët nesër nuk do të pranojnë nxënës në ditën e parë të vitit shkollor. Do të hynë në grevë paralajmëruese pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, bëri të ditur kryetari i sindikatës, Jakim Nedellkov. Greva do të zgjasë vetëm nesër, ndërsa të martën do të ketë mësim të rregullt. Nedellkov kërkoi që të mos ushtrohet presion mbi arsimtarët, duke shprehur se disa drejtorë të shkollave me urdhra me gojë, bëjnë presion ndaj tyre se duhet ti pranojnë fëmijët. Mësuesit do të jenë në dhomën e grevës, nxënësit që do të shkonin eventualisht në shkollë…

Lexo më Shumë