Alsat 2019-09-02T08:05:11+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 17 gradë, ndërsa aj e ditës prej 26 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 7. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 35 gradë Celsius. Loading…
Author: almakos
Legjenda thotë se për të krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.Të ngjashme për nga përdorimi me piramidat e Egjiptit, këto varre, të cilat kanë ekzistuar që 1600 vite më parë nëpër Japoni, ishin një mënyrë për të shprehur pushtetin e personit që varrosej brenda tyre. Të mbrojtura nga UNESCO, shumë prej tyre nuk janë lejuar të hapen e të gërmohen nga arkeologët, ndaj mbeten një mister i madh. Ato çfarë e ngacmojnë edhe më shumë kureshtjen, janë përmasat e këtyre monumenteve, që për nga sipërfaqja janë më të mëdha se piramidat e Egjiptit.
Një 35 vjeçar shqiptar ka bërë bujë ne mediat italiane për shkak të veprimit që ka bërë. Siç raportojnë mediat italiane shqiptari me inicialet M.A ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke u hedhur nga ballkoni gjysmë i zhveshur.Në momentin që karabinierët kanë hyrë në shtëpinë e tij, ai ishte nën shoqërinë e një gruaje me kombësi ukrainase. Veshur, ai kishte vetëm një palë pantallona të bardha të shkurtra dhe i ka shokuar policët italianë kur është hedhur nga ballkoni. Pasi u hodh nga ballkoni, ai u përpoq të fshihej mes makinave të parkuara në oborr, por nuk ia ka dalë…
Sot mbushen katër vjet nga vdekja e akademik Pajazit Nushi, njeriu i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, dijës dhe shkencës, por edhe çështjes kombëtare.Ai me të drejtë është vlerësuar ‘Simboli i dijes dhe paqes’, ’profesori i respektuar’, ‘pedagogu ynë’, ‘mendjendrituri’, e me emërtime të tjera. Akademik Pajazit Nushi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, ndërsa ishte rektor i kolegjit universitar “Iliria”. I lindur në Gjakovë, më 8 janar 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, prof. dr. Pajazit Nushi, pas mësimit në Shkollën Normale të Gjakovës, i ndoqi mësimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, ku…
Në dekadën e kaluar, Shtetet e Bashkuara panë një rritje të vazhdueshme të numrit të studentëve ndërkombëtarë që u regjistruan në kolegjet dhe universitetet amerikane.Por për shkak të kostos së lartë të arsimimit, shqetësimeve rreth imigracionit, debateve përçarëse politike dhe perceptimeve për shkallën e lartë të krimit, studentët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësi të tjera. Konkurrentët më të fortë të Shteteve të Bashkuara në këtë fushë janë Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Evropa dhe Kina. Këto vende po e bëjnë shkollimin më pak të shtrenjtë dhe më të përshtatshëm për studentët ndëkombëtarë. Studentët e huaj po shqyrtojnë mundësitë në vende të…
Rruga e Presidentit Donald Trump drejt rizgjedhjes vitin e ardhshëm, duket se po bëhet më e ndërlikuar.Zoti Trump vazhdon të flasë për një ekonomi të fortë, megjithë paralajmërimet e shumë ekonomistëve se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke shkuar drejt një recesioni në vitin 2020. Ndërkohë presidentit tani i duhet të përballet me një sfidë nga brenda partisë së tij në garën presidenciale nga drejtuesi i një emisioni konservator radioje dhe ish-kongresmeni, Joe Walsh. Në takimin e nivelit të lartë të grupit G-7 në Francë, Presidenti Donald Trump ishte i vetëm në qëndrimet e tij ndaj tregëtisë, Rusisë dhe…
Në javën e parë të muajit shtator do të përballemi me temperatura ekstreme.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, java e parë e muajit shtator do të vijoj me kushte tjera meteorologjike, përjashtuar dy ditët e para, pasi që nuk do të ketë ndryshim të motit, ndërsa nga e mërkura pritet ndryshim në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër të regjistroj vlera nën 30 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, e premtja parashihet me alternime kthjellime por gjatë ditës do të ketë kushte për vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se fitorja e secilës parti, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, do të thotë zgjatje e mandatit të PDK’së dhe vazhdim i kapjes së shtetit në të gjitha segmentet e tij.Bahtiri ka aderruar së voni në Lëvizjen Vetëvendosje dhe sot ai ka pritur kryetarin e këtij subjekti, Albin Kurtin, në Shalë të Bajgorës. Këtij takimi ishin të lirë të i bashkoheshin edhe qytetarë të tjerë. “Së bashku me Kryeministrin në ardhje z. Albin Kurti sot bashkëbiseduam me shumë banorë të Shalës së Bajgorës dhe të Mitrovicës në…
Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së në zgjedhjet nacionale të kaluara, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka thurrur lavde për bashkëpartiaken e saj, dhe njëherit kandidatja aktuale për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.Hoti ka pritur në Krushë të Madhe Vjosa Osmanin dhe ka thënë se ajo do e vendosë shtetin ligjor për të gjithë njësoj. Hoti thotë se filluan me vizitat në Krushë për dy arsye. E para për arsye se Krusha me fshatrat që i ka rreth është një hambar i Kosovës, andaj duan që të tregojnë se bujqit do të kenë përkrahje më të…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu serb në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure. “Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink. Një 17 vjeçar serb sot është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi…
Misioni i KFOR njoftoi ushtrimet dhe zhvendosjen e trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës si pjesë e vendosjes rutinore dhe procedurave. Efekti i veprimeve të tyre nuk mund të shihet askund përveç në frikësimin e serbëve, thotë Velko Odaloviq, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë.Në një llogari zyrtare në Facebook, KFOR njoftoi se po vazhdonte ushtrimet e tij në mënyrë që të përgatitet dhe të garantojë sigurinë dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë. “Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është…
Një i arrestuar pësoi lëndime trupore pasi kërceu nga dritarja e Stacionit PolicorTë dy këmbët i ka të thyera. Ky person me inicialet M.S i mori këto lëndime trupore, pasi ditë më parë kërceu nga dritarja e zyrës ku po intervistohej në stacionin Policor në Prishtinë.Arsye e intervistimit të tij ishin dyshimet se ai kishte tentuar ta sulmonte nënë e tij. E kjo e fundit kishte treguar se djali i saj ishte nën ndikimin e narkotikëve dhe se ishin fjalosur me të për disa të holla që ai ia kishte kërkuar. Më pas ajo kishte shkuar në Stacionin Policor të…

