Sot ka filluar viti i ri shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.Arsimi në Kosovë vazhdon të ketë nivel të ulët pasi Kosova vazhdimisht ka marrë nota negative sa i përket cilësisë së arsimit si nga organizatat e huaja ashtu edhe nga njohësit e arsimit në vend. Huliganizmi vazhdon të jetë në nivel të lart, ndërsa perdorimi I drogave në shkolla shpeshëherë është paralajmëruar si një nga shqetësimet kryesore. Disa pamje që janë publikuar më herët, shfaqen sjellje huliganizmi nga nxënësit në disa shkolla të Kosovës, shkruan Magazina.al Në njërën prej tyre, shihet se si…
Author: almakos
Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për media, tha se si OEK, nuk do të angazhohen në zgjedhjet e 6 tetorit. Rukiqi ka përmendur barrierat në të bërit biznes në Kosovë. “Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni, jo stabiliteti politik, qasja në financa e shumë të tjera”, ka thënë ai. Rukiqi tha se nuk do të jenë të pranishëm në fushata të partive politike.“OEK nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë…
Alsat 2019-09-02T11:43:51+02:00 Biznesmeni, Siljan Micevski ka arritur në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku duhet të dëshmoj për rastin “Reketi” para prokurores Vilma Ruskovska. Ai do të dëshmojë për paratë që ka paguar në llogari të pensionistes Liljana Todorovska, e cila është anëtare e Aleanca Ndërkombëtar, ku drejtues është Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13. Micevski do të duhet të shpjegojë se kush ka kërkuar prej tij 720.000 euro, për çfarë qëllimi dhe pse në vend që të paguante në llogarinë e Aleancës Ndërkombëtare, ai ka paguar shumën në llogarinë e pensionistes Todorovska. Todorovska gjithashtu…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel që fëmijët të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt.“I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. IKSHPK njofton se në Evropë dhe Ballkan është shënuar epidemi e fruthit. “Pothuaj në të gjitha shtetet e Europës është shënuar epidemi e fruthit! Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit! Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse…
Alsat 2019-09-02T11:22:37+02:00 Pasi dëshmoi më shumë se një ore para prokurores Vilma Ruskovska, Lila Filipovska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gayetarëve. Ajo nuk tregoi se cila është lidhja e saj me rastin “Reketi” dhe nëse i kishte dhënë para hua Boki 13. Në vend që të përgjigjet, ajo tha, “Djalo do të më prishni flokët” ndërsa i pyeti gazetarët, “Ah, prej kur ju merreni me këtë?” Ajo u largua nga Prokuroria dhe nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve “A e keni vizituar Boki 13 në burg?”. Për rastin “Reketi” si të dyshuar janë në paraburgim Bojan Jovanovski…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi kanë marrë pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës.Haradinaj tha se kjo ditë është ditë gëzimi për këtë fshat pasi që nxënësit do të kenë mundësinë të nxënë dije. “Tërnj është një nga vendet që mban në vete dhimbjen më të madhe dhe kjo më ka bërë që nga lufta kurrë mos me heqë nga mendja përjetimin dhe ndjenjën që e kam pas për ju. Sot për mua është moment gëzimi dhe falënderoj të gjithë që punuan të gëzohemi së bashku”. “Sot është dëshmia më…
Gjykata Themelore në Gjilan, të hënën, e ka dënuar me 20 muaj burgim efektiv, të akuzuarin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, Faton Sylejmani.Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Luljetë Shabani, i akuzuari Sylejmani për veprën penale të mashtrimit është gjetur fajtor dhe është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, ndërkaq për veprën tjetër penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme, është dënuar me tre muaj burgim. Më pas, ndaj tij është shqiptuar dënim unik prej një viti e tetë muaj burgim efektiv, për të dy veprat penale, raporton “Betimi për Drejtësi”. I akuzuari Sylejmani, po…
Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha të hënën se Franca dhe Irani i kanë përafruar qëndrimet lidhur me marrëveshjen bërthamore pas bisedave telefonike mes presidentit iranian, Hassan Rouhani, dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron.“Për fat të mirë, pikëpamjet e dy vendeve janë përafruar për shumë çështje dhe tashmë po zhvillohen diskutime teknike në mënyrë që të përmbushen zotimet e Evropës për marrëveshje bërthamore”, tha zëdhënësi qeveritar, Ali Rabiei. Ai nuk dha hollësi të tjera lidhur me këto diskutime gjatë deklaratës së transmetuar në televizionin publik. Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes…
Komuna e Obiliqit reagon ndaj tymit që është shkaktuar në mëngjesin e sotëm nga termocentrali TC “Kosova B”.Nga kjo komunë thonë se situata e krijuar në KEK është bërë e pabërballueshme për qytetarët, transmeton Klan Kosova. “Tymi nga të gjithë tymtarët si dhe zhurmat nga e gjithë teknologjia e po ashtu testimet e vazhdueshme, tanimë janë bërë të papërballueshme për të gjithë banorët e komunës së Obiliqit e me theks të veçantë banorët në fshatrat Dardhishtë, Hade, Lajthishtë e Palaj, të cilët ndihen të pasigurt dhe të dëmtuar nga pluhurat”, thonë nga Komuna e Obiliqit. Ja reagimi i plotë i…
Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se tymi i zi që po shihet nga termoelektranat nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi po kthehen blloqet në prodhim.Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë. Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli. Kjo është si rezultat i ndezjes…
Alsat-M 2019-09-02T10:05:12+02:00 Gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, me çka lëndime trupore kanë pësuar 14 persona. Sipas informatave nga MPB-ja, Shkup, 110 shoferë kanë kaluar shpejtësinë e lejuar, derisa nga komunikacioni janë larguar 80 shoferë edhe atë 29 prej tyre kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, 44 shoferë që nuk plotësojnë të drejtën për të drejtuar makinën dhe 7 shoferë fillestarë. Autoritetet gjithashtu nga komunikacioni kanë shkyçur 51 makina, nga ku 39 prej tyre pa regjistrim, ndërsa 12 prej tyre në gjendje të parregullt teknike. Me makinë karrotreci janë larguar gjithsej 80 makina për…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

