Alsat 2019-09-02T14:30:06+02:00 Biznesmeni Siljan Micevski pas dëshmisë tek prokurorja Vilma Ruskovska, e cila zgjati më shumë se dy orë, tha se ai vetë ka kërkuar nga Prokuroria që ta plotësoj dëshminë e tij për rastin “Reketi”. Micevski tha se nuk ka marrë kërcënime për të dhënë 720 mijë euro “Aleancës ndërkombëtare”, ndërkohë i pyetur se si do t’i kthej të hollat, shkurt u përgjigj “Pyesni Bojanin”. Për të hollat, Micevski ka theksuar se i ka depozuar në bankë, në llogarinë e “Alencës” së Boki 13. Loading…
Author: almakos
Policia e Kosovës, stacioni Jugu në Prishtinë ka arritur që ta arrestojë hajnin i cili për muaj me rrallë po e terrorizonte kryeqytetin. Ky person i rreth të 40’tave kishte arritur që të vidhte me dhjetëra kuleta në çantat e grave kryesisht.Gazeta Express posedon edhe një video të siguruar nga kamerat e sigurisë nga një rast ku i njëjti i kishte vjedhur kuletën një konsumatorje në një prej marketeve në vend. Aty shihet hajni teksa ulet pas klientes dhe derisa ajo ishte duke ngrënë ushqim, i njëjti tinëzisht i vjedh kuletën dhe largohet menjëherë nga lokali. /Express
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar paqartësi të panevojshme duke thënë se uragani “Dorian”, tashmë i cilësuar si stuhia më e fuqishme që e ka arritur sipërfaqen tokësore të ShBA-së, do ta godasë Alabama-n, kur në fakt ky shtet nuk pritet të preket nga uragani.Tri shtete të tjera – Florida, Karolina Jugore dhe Georgia – janë duke kryer evakuime të pjesshme ose të plota, ndërsa në Karolinën Veriore është shpallur gjendja emergjente. Sidoqoftë, zyrtarët e Alabama-s nuk kanë dhënë urdhër për zhvendosje të njerëzve. Presidenti amerikan e shtoi edhe më tepër habinë e gazetarëve, kur tha se…
Sot në shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor 2019-2020. Të gjithë kanë uruar vit të mbarë shkollor.“Urime, nxënës, kujdes vozitës! “Urime nxënës, kujdes vozitës” ky është mesazhi i drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, i cili uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, deri sa tek shoferet apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në komunikacion. Mazreku, ka kërkuar nga të gjithë ngasësit e veturave që të kenë kujdes gjatë vozitjes e sidomos në vendet ku ka shkolla dhe ku nxënësit janë më shumë prezentë në vende të caktuara. “Deri më tani…
Alsat-M 2019-09-02T13:36:36+02:00 8 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka njoftuar se në përputhshmëri me Ligjin për festat, 8 shtatori 2019 (E diell), Dita e Pavarësisë, gjegjësisht 9 shtatori 2019 ( e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Alsat Loading…
As pas gjashtë ditësh, zjarrfikësit nuk kanë arritur që t’i shuajnë zjarret që kanë përfshirë Bjeshkët e Rekës së Keqe që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, përkataësisht në fshatin Popoc të Gjakovës. Për gjendjen e krijuar atje, tek sot ka reaguar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpërthimi i këtyre zjarreve është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Haradinaj ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e Komunës së Gjakovës dhe se po e përcjellin gjendjen nga afër. Përveç zjarrfikësve, Haradinaj ka thënë…
Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhen më shumë se një orë ngjitje në mal. E ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, një shpellë në Kinë është shtëpi e rreth 100 njerëzve.Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend, brenda një shpelle natyrale. Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”. Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një…
Një femër ështe gjetur pa shenja jete në terasën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë. Bëhet fjalë për një 20 vjeçare me inicialet B.L. Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, raporton Gazeta Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore. Vdekjen e 20 vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës…
Rruga rajonale Veles – Çashkë është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku, njofton nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Për momentin nuk ka detaje mbi aksidentin. The post Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Veles-Çashkë appeared first on ALSAT-M.
Mëngjesin e së hënës një filial i një banke në Shtimë është grabitur nga persona të panjohur. Ende nuk dihet shuma e vjedhur e as nuk janë kapur të dyshuarit, shkruan Gazeta ExpressZëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Gazetën Express se është gjetur vetura e grabitësve. “Vetura është gjetur e ndezur në terrenet e fshatit Jezerc, po punohet në gjetjen e të dyshuarve”, ka thënë Gashi. Ndërkohë në një njoftim pas grabitjes, policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura. “Sot…
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka ngritur dy pyetje rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas saj, kritikat që LVV i hedh drejt LDK’së nuk do të duhen të ndikojnë në mundësinë e koalicionit paszgjedhor.“LDK po thotë mos na kritikoni, sepse kjo prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor” shkroi ajo, transmeton Express. Haxhiu ndër tjera shtroi dy pyetje, e para rreth asaj se LDK po i kopjon premtime e LVV dhe e dyta që nëse LVV e kritikon LDK’në, kjo e fundit mund të shkojë me PDK’në në koalicion paszgjedhor.…
Një milioner i cili është shef i një agjencie modelingu që mendohet se ka informata kyçe rreth skandalit të Jeffrey Epstein ‘është zhdukur si një fantazmë pa asnjë gjurmë’.Jean-Luc Brunel, 72 vjeçar, është zhdukur ndërkohë që policia ka kërkuar nga autoritetet franceze që ai të merret urgjentisht në pyetje. Hetuesit e rastit të Epstein kanë prova se ai ka përdorur seksualisht vajza të mitura. E këto abuzime mund të kenë ndodhur në Brazil, SHBA dhe Evropë. Epstein e vrau veten në burg më 10 gusht. Të paktën kështu mendohet sepse ka akuza dhe teori që kanë ngjallur dyshime se ai…

