Alsat 2019-09-02T14:30:06+02:00
Biznesmeni Siljan Micevski pas dëshmisë tek prokurorja Vilma Ruskovska, e cila zgjati më shumë se dy orë, tha se ai vetë ka kërkuar nga Prokuroria që ta plotësoj dëshminë e tij për rastin “Reketi”.
Micevski tha se nuk ka marrë kërcënime për të dhënë 720 mijë euro “Aleancës ndërkombëtare”, ndërkohë i pyetur se si do t’i kthej të hollat, shkurt u përgjigj “Pyesni Bojanin”.
Për të hollat, Micevski ka theksuar se i ka depozuar në bankë, në llogarinë e “Alencës” së Boki 13.
Loading…


