Author: almakos

Alsat 2019-09-02T18:49:37+02:00 Premtimi parazgjedhor i kreut të Sarajit për ndërtimin e një Poliklinike në këtë Komunë, për momentin mbetet vetëm në letër. Edhe pse autoritetet premtuan se punimet për ndërtimin e objektit të Poliklinikës do të fillojnë në vitin 2018, vendi i paraparë për këtë projekt ende është bosh. Kreu i Sarajit Blerim Bexheti shfajësohet duke thënë se ngecja është tek ministria e Shëndetësisë e cila mbulon financiarisht realizimin e projektit, dhe se nga ana e tyre gjithçka është gati. [embedded content]  Komuna e Sarajit bashkë me ministrinë e Shëndetësisë ka rrumbullakësuar të gjitha procedurat teknike që kanë të bëjnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot ka vizituar Teqen e Rufaive.Lidhur me këtë Haradinaj ka shkruar në Facebook, me ç’rast i ka uruar Shejh Adri Shehut agjërim të lehtë. “Sot, me rastin e hyrjës së tarikateve të Kosovës, në muajin e shenjtë Muharrem, vizitova Teqen e Rufaive, e njohur për lartësim të vlerave shqiptare, ku Shejh Adri Shehut i urova agjërim të lehtë dhjetëditësh dhe pranim të sakrificës nga Zoti” ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Të traumatizuar nga lufta dhe pa asgjë.Në tenda të ipmrovizuara dhe pa asgjë, kështu kishte nisur mësimi 20 vite më parë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ndonëse ishte ftohtë dhe kushtet ishin të rënda, fëmijët në atë kohë kishin një entuziazëm të lart për tu kthyer nga shkolla, pasi kjo do i kthente në normalitet pas traumave që i kishin pësuar në luftë, shkruan Magazina.al Në atë kohë, KFOR-i dhe organizatat e tjera të huaja, kishin ndihmuar që në Abri të Drenasit të ngriteshin disa tenda të cilat shërbyen për nxënësit e  fshatrave për rreth, ndërsa mësimdhënësit vullnetar i…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, ka folur për të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit. Ai është pyetur për mendimin e tij rreth Ramush Haradinajt, Albin Kurtin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe sigurisht për Vjosa Osmanin.Për Ramush Haradinajn, Haziri u shpreh se e sheh si një person popullist nga i cili njerëzit janë lodhur dhe dëshirojnë shpresë e besim. “Ramush Haradinaj, ish-kryeministër definitivisht, me agjenda popullsite” tha Haziri duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk janë popull popullist por janë “popull që varfëria i ka lodhur dëshirojnë të shohin…

Lexo më Shumë

Për të tretën herë radhazi, Tokio shpallet qyteti më i sigurtë në botë. Sipas sondazhit të së përjavshmes britanike, ‘Economist’, kryeqyteti japonez është në krye në fushën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, ka nivelin më të ulët të sulmeve kibernetike, dhe ka shkallë jashtëzakonisht të ulët të krimeve.Në vendin e dytë është Singapori dhe në vendin e tretë është një tjetër qytet japonez, Osaka. Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC,i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të. Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla si…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ku ka folur rrethzgjedhjeve të 6 tetorit. Haziri ka përmendur koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen I cili nuk arriti të realizohet. Po ashtu, ai ka treguar se a do të jetë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta ExpressHaziri ka treguar se Mustafa nuk do të jetë pjesë e listës së partisë për deputet. “Isa Mustafa momentalisht e ushtron vetëm detyrën e kryetarit të LDK’së. Mua mi ka deleguar disa punë rreth fushatës dhe zgjedhjeve, por detyrën e kryetarit është…

Lexo më Shumë

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor në shkollat e vendit tonë kanë nisur mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në një sqarim për media thotë se procesi mësimor ka filluar edhe për nxënësit, mosha e të cilëve është më e madhe se mosha e paraparë me Ligjin për arsimin parauniversitar për të qenë nxënës të rregullt. Këtë mundësi integrimi në procesin mësimor e ka ofruar MASHT në bashkëpunim me DKA-të përmes skemës së mësimit intensiv. Sipas të dhënave të MPB-së, nga vatrat e luftës janë…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar pas deklaratave të Albulena Haxhiut të Vetëvendosjes e cila sot ka thënë se LDK’ja po i kopjon frazat e VV’së në fushatë. Ai këtu ka përmendur edhe koalicionin parazgjedhor me VV’në për të cilin thotë se partia e tij ka bërë çdo përpjekje për të arritur marrëveshjen, por VV’ja duket se pretendonte të kundërtënHyseni ka shkruar në Facebook se partia e tij nuk e ka traditë t’i japë leksione asnjë subjekti tjetër politik se si duhet të sillet rreth fushatës zgjedhore. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka…

Lexo më Shumë

Partitë politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen se në listat e tyre me kandidatët për deputetë nuk do të figurojnë emra të personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.Shoqëria civile si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata. Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thanë për Radion Evropa e Lirë, se lista e PDK-së do të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. “Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale”, thuhet në komunikatën…

Lexo më Shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës po vazhdon me reformat për një punë më efikase dhe më të mirë.Si rezultat i kësaj 200 zyrtarë të SHKK, janë transferuar nga burgjet ku kanë kryer detyrat e tyre, në burgje të tjera ku do të ofrojnë përvojat e tyre. “Pas një kohe të gjatë diskutimesh, kemi gjetur modalitetet dhe mënyrat më të mira dhe jemi ardhur  në përfundim, t’i ndjekim praktikat e rotacionit, me qëllim që këto praktika të përcjellën nga një institucion në një institucion tjetër, me arsyen e vetme që  të jemi më të suksesshëm dhe më efikas në punën tonë”, thuhet…

Lexo më Shumë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, në GjakovëMinistri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve tjera​ të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend. Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra.…

Lexo më Shumë