Author: almakos

Të hënën zyrtarisht do të fillojë procesi mësimorë në shkollat e vendit. Gjatë pushimit të verës menaxhmentet e shkollave zakonisht bëjnë rinovime në objekte.Por vonesat në procedurat e prokurimit kanë bërë që rinovimet në disa shkolla në kryeqytet të pamundësohen, raporton Ekonomia Online. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se këtë vit në shkollat e komunës së Prishtinës, është kryer vetëm renovimi i nyejve sanitare si dhe janë kryer disa intervenime në terrenet sportive në shkolla. Ajo ka sqaruar se nuk është kryer edhe meremetimi i nevojshëm pasi që janë vonuar procedurat e prokurimit për disa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-01T09:05:26+02:00 Sot moti në vend do vazhdoj të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat ditore në Shkup do arrijnë 35 gradë celsius, Mavrovë 26, Ohër 29, Manastir 32, Kavadar 36, Kriva Pallankë 30, Berovë 29 dhe Dojran 37 gradë Celsius. Edhe nesër moti do jetë me diell dhe me vranësira të vogla, në pjesët perëndimore pasdite do krijohen mundësi për reshje shiu. Temperaturat ditore nesër do sillen nga 23 deri 36 gradë. Loading…

Lexo më Shumë

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur zbatimin e taksave shtesë për mallrat e importuara nga njëra-tjetra. Kjo gjendje pritet t’i japë goditje të rëndë ekonomisë botërore.Vala e re e taksave hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit të së dielës, kur Kina e nisi zbatimin e taksës prej 5 për qind ndaj naftës së papërpunuar nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është hera e parë që vendoset taksë për naftën që nga fillimi i luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore më shumë se një vit më parë. Në anën tjetër, administrata e presidentit…

Lexo më Shumë

Policia e Hong Kongut ka hyrë papritmas në stacionin e metros dhe ka përdorur shkopinj gome për t’i rrahur udhëtarët në kohën kur janë shtuar përleshjet e dhunshme mes palëve që nga fillimi i protestave para 13 javësh.Lai, 31 vjeç, i cili po kthehej në shtëpi pas protestave, ndodhej në një tren kur i pa 20 policë duke ardhur në stacion. Pesë apo gjashtë prej tyre u futën në vagonin ku ishte ai. “Të gjithë filluan të bërtasin “Ata po vijnë, ata janë të çmendur”. Fillova të vrapoj. I pashë policët duke e goditur një person në kokë me shkopinj…

Lexo më Shumë

Kosova ka mbetur mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), duke përmbushur vetëm pesë nga 22 prioritetet e Agjendës Evropiane. Kështu po thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK).Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se Kosova nuk ka arritur t’i bëjë reformat në shumicën e fushave që kërkohen me këtë marrëveshje. “Agjenda Evropiane e Reformave u lansua në nëntor të 2016-tes dhe tani tre vite më vonë, vetëm 5 prioritete janë përmbushur plotësisht nga 22, do të thotë është statistikë apo indikatori i dytë i cili tregon që ka një mungesë të thellë…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë lënduar në një sulm të armatosur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sulmuesi i armatosur, i cili filloi të qëllonte me armë pasi vetura e tij u ndalua nga policia të shtunën pasdite, u vra nga forcat e sigurisë pasi kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse. Nuk janë dhënë hollësi për viktimat deri të dielën në mëngjes, por raportohet se në mesin e personave të vrarë është edhe një djalosh 17-muajsh, i cili ishte qëlluar në fytyrë dhe kishte vdekur më vonë në spital. Lajmin e…

Lexo më Shumë

Më 1 shtator 1916 Kongresi amerikan miratoi ligjin e parë federal për mbrojtjen e fëmijëve në vendin e punës.Ligji ishte rezultat i fushatës njëshekullore të reformatorëve për të mos lejuar teprime në punën e fëmijëve. Deri në atë kohë fëmijë nën moshën 16 vjeçare, punonin në industrinë tekstile, në miniera dhe fabrika me orë të zgjatura dhe me paga të ulta. ë 1918 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ndryshoi ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në marrëdhënie pune, duke thënë që Kongresi i kishte kapërcyer kompetencat e tij kushtetuese. Kongresi u përpoq edhe dy herë të tjera para…

Lexo më Shumë

Pasditen e së shtunës, në Hückelhoven të Gjermanisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku ka mbetur i vdekur një personMediat në Gjermani bëjnë të ditur se personi i cili ka humbur jetën në këtë aksident është 35-vjeçar nga Mitrovica, me inicialet L.M. Bëhet e ditur se deri te ky aksident erdhi pasi 35-vjeçari e humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe kështu iu nënshtrua plagëve vdekjeprurëse. Hückelhoven: Tödlicher Motorradunfall

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. 2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell. 3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët. Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë vizitës së saj në qytetin e Mitrovicës është ndalur për t’u takuar edhe me mësuesen e saj. Ajo ka shkruar se mësuesja e mirë e shuan veten për të ndriçuar rrugën e nxënësve të saj, transmeton Express.“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte Mësuesja Shqipe” shkroi ajo Tutje, Osmani shtoi se këtë ndalesë e ka bërë për ta…

Lexo më Shumë

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dega e Pejës, Besa Gaxherri, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka thënë se për Vjosa Osmanin janë mobilizuar të gjitha gjeneratat, shkruan Express.“Vjosa kryeministre, sepse jemi mobilizuar te gjitha gjeneratat” shkroi ajo. Tutje Gaxherri shtoi se ka ardhur momenti që do të ndryshojë epoka e Kosovës. “Eshte momenti kur do ndryshoj epoka për Kosovën. Me #Besëlidhjen dinjitet për popullin, stabilitet e siguri për Kosovën” shkroi ajo. Vjosa Osmani është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit. LDK nuk arriti që të bënte koalicion parazgjedhor…

Lexo më Shumë

Me mijëra rusë dolën sot në qendër të Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira për bashkinë e kryeqytetit, duke sfiduar kështu urdhrin e policisë, e cila jo vetëm i ka ndaluar manifestimet, por protestat e mëparshme i ka shtypur me forcë dhe me dhjetëra arrestime.Demonstratat, të cilat kanë vazhduar  javë pas jave, janë kthyer në më të gjatat që janë zhvilluar në Rusi, që nga ato të viteve 2011 e 2013, kur me mijëra qytetarë dolën në shesh dhe akuzuan për vjedhje të votimeve. Protestuesit kanë kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. 30…

Lexo më Shumë