Author: almakos

Zjarret kanë përfshirë malet në kufirin Kosovë-Shqipëri, e kur nuk kishte se si të shkonte më keq, ato zjarre i janë afruar fshatrave. Lexues të Express që jetojnë në ato zona kanë treguar se shtëpitë në fshatin Popoc janë të rrezikuara më së shumti, por jashtë rrezikut nuk janë as shtëpitë e fshatit Shishman dhe Ponoshec, shkruan Gazeta Express.Nga pamjet e dërguara shihet se zjarret janë përhapur në përmasa të mëdha. Gjatë ditës, Express kishte kontaktuar edhe Xhavit Jasharin, Komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili ka thënë se nuk kanë arritur ta shuajnë atë. “Po, është e vërtetë. Tash…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare të Merdares, mërgimtarët janë duke përjetuar deri në shtatë orë kolona të gjata.Sipas njoftimit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 400 deri në 420 minuta, ndërsa kolona me vetura është më e gjatë se 1300 metra. E në pikat tjera kufitarë nuk ka pritjet të mëdha. Në Dheun e Bardhë pritet 30-40 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare nuk ka pritje. Gjatë sezonit të pushimeve verore dhe gjatë pushimeve të festave dimërore, mërgimtarët detyrohen të presin me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Lexo më Shumë

Polonia po përpiqet të farkëtojë marrëdhënie sa më të ngushta me Amerikën, por nuk tregon të njëjtin përkushtim edhe me aleatë në Evropë.Pak përpara përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat për reparacione. “Lufta i shkaktoi dëme të jashtëzakonshme vendit tonë”, deklaroi ai. Duda tha për “Bild” se reparacionet e luftës janë një çështje përgjegjësie dhe morali. “Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane. Më tej shtoi se “Shumica ishin civilë të pafajshëm,…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. 2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell. 3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët. Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Lexo më Shumë

Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka shpjeguar gradimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka treguar se në MPJ punon qe 15 vjet, para se të martohej me nënkryetaren e LDK’së, ndërsa thotë se është i vetmi diplomat senior që nuk u angazhua nga asnjë ministër për shërbim jashtë vendit.Sadriu kishte shkruar me 26 korrik një postimi në Facebook se gradimi i tij përveç që ishte në përputhje të plotë me ligjin për Shërbimin e Jashtëm, ministria kishte vepruar në kundërshtim me ligjin për vonimin e gradimit të tij. Ai thotë se këto shpifje po dalin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, është një lider që fjalët i mbështetë me vepra.Sipas tij, Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së. “Kadri Veseli kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opsion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse Kadri Veseli si asnjë lider tjetër ka ofruar fakte për qëndrimet e tij”. Lladrovci gjithashtu shtoi se Veseli ka vendosmërinë për luftimin kundër uzurpuesve të pronave, ndërtimeve pa leje dhe do të rrënojë objekte në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka vizituar Suharekën dhe se dega e kësaj partie në këtë qytet është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Express.“Takim pune me strukturat drejtuese të Nismës në Suharekë. Edhe kjo degë është mobilizuar dhe e gatshme për të kontribuuar për të arritur një fitore të madhe të koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit” shkroi Limaj. Ai i ka bërë thirrje kësaj dege që fushata të jetë e qetë dhe të kthehet në…

Lexo më Shumë

Në qytetin e lindjes së Osmanit, Haziri e ka përshkruar kandidaten e LDK’së si kryengritëse politike në Kosovë.Shefi i shtabit zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, e ka shoqëruar kandidaten e kësaj partie, Vjosa Osmanin në Mitrovicë, ku ajo është takuar me përkrahës. Në fjalimin e tij, nënkryetari i LDK’së ka thënë se është nder dhe burrëri të rreshtohet pas një gruaje si kandidatja për kryeministre e partisë së tij. “Në krye të listës kemi vendosur Kryengritësen politike të Kosovës. Sot është nder e burrni me u rreshtu mas një gruaje si Vjosa, mas një kryengritëse politike si Vjosa”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Mijëra manifestues pro demokracisë i vunë flakën sot në mbrëmje një barrikade gjigante jo shumë larg nga selia qendrore e policisë së Hong Kongut në lagjen Wanchai.Mediat raportojnë se protestuesit kanë përdorur panele plastike dhe karrige të shkulura nga një terren sportiv që ndodhej aty pranë, për të ngritur këtë barrikadë në mes të rrugës, para se t’i vënë flakën. Në Hong Kong që prej 31 marsit janë zhvilluar vazhdimisht manifestime në favor të ruajtjes së statusit autonom të rajonit, që janë nxitur nga një projektligj i cili favorizon ekstradimin drejt Kinës. Qytetarët e Hong Kongut nuk duan të jetojnë…

Lexo më Shumë

4 vjeçari nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen 95 mijë euro për shërimDonart Ahmeti, 4 vjeçar nga Shupkovci i Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e Polyendocrinopathy. Shërimi i tij kushton 95 mijë euro, e kjo për familjen është e papërballueshme. Ministria e Shëndetësisë kishte ndarë më parë 30 mijë euro mirëpo të gjitha kanë shkuar për trajtimin e tij. Familja Ahmeti kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërimin e djalit të tyre. Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar tek numri i familjes së Donartit që është : +38349664758. Gjithashtu mund të ndihmoni duke…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së premte në faljen e namazit të xhumasë në xhamin në fshatin Lisican, komuna e Plasnicës e cila gjendet në mes qytetit të Kërçovës dhe Prilepit ka ndodhur një përleshje fizike mes praktikuesve fetarë.Sipas një video që është publikuar në Facebook, bëhet fjalë për disa qytetarë të përfshirë në përleshje. Menjëherë pasi filloi përleshja është ftuar policia të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar, sipas SPB Kërçovë është ende duke u hetuar rasti për të zbardhur e gjithë ngjarja. [embedded content]

Lexo më Shumë

Një plaçkitje në lokal ka bërë që video incizimet e rastit të habisin të gjithë. Punëtori dhe konsumatorët e tjerë, të gjithë të frikësuar nga hajni me armë automatike. Por njëri nga konsumatorët nuk shqetësohet aspak, madje e ndez një cigare ndërkohë që hajni vazhdon “punën” e tij.Personi në kamerë duket që aspak nuk është i frikësuar dhe nuk krijon panik, madje vazhdon që të pijë dhe dikur e ndez edhe një cigare. Plaçkitësi mban në dorë një armë zjarri automatike dhe arrin që të vjedhë para nga lokali dhe konsumatorët. /GazetaExpress/ [embedded content]

Lexo më Shumë