Alsat 2019-09-01T14:35:56+02:00
Shtetasi me inicialet SH.B i dyshuar si shpërndarësi më i madh i lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut, ka rënë në pranga. Sipas burimeve të Alsatit, shtetasi
SH:B është kapur në Prilep me një sasi lëndësh narkotike. Por, në operacionin e mëtejshëm të policisë, pas urdhrit për bastisje të shtëpisë së tij në Tetovë, efektivët blu kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike prej shtetasit SH:B. Personi SH.B ishte nën masa kujdesi nga autoritetet policore por shtrirja e hetimit në shtëpinë e tij, përfundimisht rrit përgjegjësinë e veprës penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Personi SH.B kishte qenë në ndjekje disa herë nga policia. Edhe para disa vitesh, policia tentoi të hynte në shtëpinë e tij për ta ndaluar por kishte dështuar.
Loading…


