Alsat 2019-09-01T15:13:57+02:00
Bulevardi Llazar Trpovski në Fushë Tophanë të Çairit edhe pse i sanuar vazhdon të jetë i rrezikshëm për banorët dhe kalimtarët e kësaj rruge. Përveç veturave që parkohen në korsitë anësore, në rrugë qëndrojnë edhe kontejnerë të mbeturinave, por gjithashtu mungon sinjalistika dhe vijat e bardha në rrugë. Për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente përgjatë rrugës dhe në veçanti afër rreth-rrotullimit të ri i cili është ndërtuar në këtë rrugë, por i papërfunduar në tërësi.
Është rrezik secila korsi duhet ta ketë vija të ndërprera.
Kjo rrugë është e rrezikshme pak ama jo bash. Sa për këtë që e kanë ndërtuar mirë është nuk është keq. Shenja ti ketë rruga, zebra e kështu me radhë. Në përgjithësi duket 50/50.
Sinjalizimi dhe vijat e bardha me të vërtet rrezik i madh, sidomos për fëmijët dhe prenë pak të moshuarit sepse duhet vrapuar. Ja aty tek rrethi kanë vendosur edhe një polic të shtruar për ta zvogëluar shpejtësinë mirëpo nuk e di pse ka ndeshje të mëdha tek rrethi, nuk e respektojnë ligjin e rrethit se kush ka të drejtë. Mirëpo dhashtë Zoti të na ruaj neve prej vozitësve të egër.
Nuk është në rregull. Këto që janë në anën tjetër, ashtu e kanë vendin, por këtu nuk është e preferuar. Të parkohet këtu nuk është mirë. E zen rrugën ngushtohet rruga.
Banorët thonë se vendosja sa më e shpejtë e shenjave të komunikacionit do të parandalonte aksidentet që shpesh shkaktohen nga vozitësit e papërgjegjshëm.
I gjithë bulevardi por edhe rreth-rrotullimi kanë përfunduar gati se një muaj, por gjendja në këtë bulevard është paksa e rrezikshme për shkak se edhe vetë qytetarët thonë se mungon sinjalizimi kryesor që do të garantojë sigurinë më të madhe të qytetarëve. Nga Qytetari i Shkupit thonë se bulevardi në këtë gjendje do të qëndrojë edhe disa muaj pasi që po përgatisin projekt për të zgjeruar rreth-rrotullimin duke marrë edhe një pjesë nga territori i ngrohtoret që ndodhet në Kominën e Çairit.
Kryetari i Komunës Petre Shilegov, thotë se punimet në këtë rrugë ende nuk kanë përfunduar, andaj edhe nuk janë vendosur të gjitha shenjat e komunikacionit.
Aty është vendosur për momentin improvizim me qëllim që të vërehet se do të fillojmë me realizimin e një rreth-rrotullimi. Ai do të jetë një rreth-rrotullim pjesa më e madhe e të cilit do të hyjë në oborrin e ngrohtores dhe pasi të përfundojnë aktivitetet atëherë do të bëhet i gjithë sinjalizimi dhe lëshimi zyrtar teknik i gjithë rrugës. Ne në periudhën që kaloi e shfrytëzuam për sanimin e asaj rruge e cila 40 vite nuk ka pasur shtresë përfundimtare të asfaltit. Kjo është diçka që mund të bënim për tu dalë ballë qytetarëve. Duhet pak durim dhe së shpejti do të ketë rreth-rrotullim të ri- deklaroi Petre Shilegov.
Shilegov thotë se në shtator do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore, ndërsa do duhet të përfundojnë deri në fund të vjeshtës. Kreu i qytetit të Shkupit thotë se së shpejti do të ndërtohet edhe një rreth-rrotullim tjetër tek poliklinika e Çairit.
Mefail Ismaili
Loading…



