Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar një numër të madh dëshmitarësh në lidhje me zbardhjen e përgjegjësve që i shkaktuan 53 milion euro dëm buxhetit të Kosovës pas dështimit për të përmbushur obligimet ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila ndërtoi Autostradën “Arbën Xhaferi”.Zyrtarë të kësaj prokurorie, kanë bërë të ditur për Arbresh.info se deri tash një numër i madh dëshmitarësh janë intervistuar lidhur me këtë rast. Mirëpo, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje rreth personave të intervistuar. “Hetimet janë në zhvillim e sipër, deri më tani janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve, si dhe jemi duke punuar në mënyrë…
Author: almakos
Kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në tri fshatra të Kosovës nga ku ka thënë se pati mikpritje të përzemërt e “tepër shqiptare”.Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se në këto vende pati interesim të jashtëzakonshëm për shtet 100%.Ka thënë se në Malishevë fitorja është e sigurt. “Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë”, ka shkruar ai. Shkrimi i plotë Po e mbylli këtë ditë në një vend tepër të rëndësishëm për mua,…
Autoritetet në Teksas kanë publikuar pamje dramatike të momentit kur një grabitës i bankës tenton që t’i ikë policisë me makinën e tij, por që më pas pësoi aksident nga i cili morri pasoja fatale.Policia e ka identifikuar të dyshuarin si LeEdward Hopkins, 43 vjeçar nga qyteti Houston. Sipas policisë, Hopkins dhe një njeri tjetër, i identifikuar si Tony Mitchell, 42 vjeçar, poashtu nga Houston, grabitën bankën e quajtur Banka e Parë Shtetërore e Luisesë. Ata gjatë grabitjes kishin përdorur armë. Autoritetet policore thanë se Mitchell, i cili është ende në arrati, dhe Hopkins ikën nga banka me një shumë…
Ky profesion, shihet si i shenjtë, pasi mëson fëmijët, por në shumë shtete paguhet mjaftMësuesit kanë një mision shumë të veçantë për të mësuar gjeneratat e reja për edukim. Por, ky profesion paguhet mjaft në shumë shtete, sidomos evropiane. “World Ecomonic Forum” ka renditur dhjetë shtetet, ku paguhen më shumë mësuesit. Në vendin e dhjetë ndodhet Austria, ku një mësues brenda vitit paguhet 54 mijë dollarë. Në vendin e nëntë është Koreja e Jugut me paga prej 57 mijë dollarë, duke u ndjekur nga Danimarka me 58 mijë, Irlanda me 62 mijë, Australia me 63 mijë, shkruan tutje albinfo.ch. Ndërkohë,…
Liderët e shteteve të pjesës perëndimore të Afrikës janë zotuar se do t’i dhurojnë gjithsej një miliard dollarë për ta luftuar kërcënimin që po vjen nga grupet e armatosura në këtë rajon.Grupet e lidhura me Al Qaeda-n dhe të ashtuquajturin Shtet Islamik i kanë forcuar pozicionet e tyre në rajonin e thatë të Sahelit këtë vit, duke i bërë shumë territore të paqeverisshme dhe duke nxitur dhunë etnike, sidomos në Mali dhe Burkina Faso. Pesëmbëdhjetë anëtarët e Bllokut të Afrikës Perëndimore dhe presidentët e Mauritanisë dhe Çadit u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ougadougou,…
Alsat 2019-09-15T10:57:45+02:00 Prej nesër fillojnë ditët e hapura të Regjistrit qendror, ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen për çështje lidhur me shërbimet dhe punën e këtij institucioni. Ditët e hapura do të zgjasin deri më 4 tetor, ndërsa përfaqësues të Regjistrit qendror do t’i vizitojnë zyrat rajonale në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Shtip, Koçani, Strumicë, Veles, Prilep, Shkup dhe Ohër. Qëllimi është që shërbimet që i ofron Regjistri qendror të jenë më të qasshme për shfrytëzuesit dhe të mënjanohen të gjitha pengesat administrative, me të cilat ballafaqohen afaristët gjatë udhëheqjes së biznesit të tyre. “Regjistri qendror për çdo ditë…
Alsat 2019-09-15T10:53:45+02:00 Banorët nga fshati Kondovë prej nesër në ora 9 deri ora 19 do të mbeten pa ujë për pije. Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë është intervenim në Hidroforin në Kondovë. Loading…
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar betejën e Kaqandollit, ka thënë se 21 vite më parë, filloi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare.Haradinaj ka shkruar se krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun. “Në Betejën e Kaqanollit, ata e kuptuan se fryma që kishin mbjell Zahiri, Hakifi e Iliri, përveç që nuk ishte shuar, do të bëhej edhe shkatërrimtare e planeve të tyre djallëzore. Sot përulemi me respekt para dëshmorëve që ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi…
Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.Ky solemnitet është organizuar për të pritur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim me Papën. Kur është nisur ka thënë se do ta lusë të mos njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë premtim edhe e ka marrë në takim me krerët e kishës. Mos njohja e Kosovës nga Vatikani është një gjë reputacioni. Por, për presidentin Vuçiç…
Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një jurist i ri serb kërkon ta ndryshojë këtë.Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. „Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto…
Tunizia po i mban të dielën zgjedhjet presidenciale. Këto janë zgjedhjet e dyta të lira pas kryengritjeve të famshme të vitit 2011, kur ishte rrëzuar nga pushteti ish-presidenti Ben Ali dhe kur kishte nisur e ashtuquajtura “Pranverë Arabe”.Këto zgjedhje ishin planifikuar të mbaheshin në nëntor, por data e tyre u ndryshua pas vdekjes në muajin korrik të presidentit të parë tunizian të zgjedhur në mënyrë demokratike, Beji Caid Essebsi. Ai shërbente në këtë pozitë nga viti 2014. Në garën për kreun e këtij shteti të Afrikës Veriore po marrin pjesë 26 kandidatë. Në mesin e tyre janë 24 burra dhe…
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), Nasim Haradinaj, ka folur për aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.Ai tha se PDK-ja dhe kryetari i saj, Kadri Veseli u sulmuan nga të gjithë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe kjo ishte arsyeja pse ai vendosi të bëhet “argat i Kadrisë dhe PDK-së”. Haradinaj tha se me Veselin ka edhe lidhje familjare. “Unë kam thënë se do ia bëjë një argat Kadrisë në kuptimin e partisë, por edhe në kuptimin familjar me lidhjet e vjetra që i kemi, ish-të burgosur të 1981-tes, lidhjet që i…

