Author: almakos

 Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot se, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij për siguri, John Bolton, me administratën amerikane do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një emërues të përbashkët me ta dhe me shqiptarët dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.Siç raportojnë mediat serbe, i pyetur se si komenton faktin se John Bolton u desh ta linte postin e tij, njeriun që avokoi në bisedimet për çështjen e demarkacionit dhe ndarjes së Kosovës, Vuçiq tha se me të nuk pati rast të takohej, por kishte zhvilluar bisedë telefonike. “Ne serbëve na pëlqeu…

Lexo më Shumë

Policia në Viti ka arrestuar të shtunën tre persona pasi dyshohet se të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një person tjetërRasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Verban të Vitisë, ku tre të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën me mjete të forta. Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në ajër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Një grua nga Drenasi ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht dhe është shantazhuar nga  një burrëRasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Gllogoc të Drenasit, ku viktima ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar disa herë seksualisht dhe e kishte fotografuar. Fotot e viktimës, i dyshuari i kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook. Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit është lirua në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së shtunës në hyrje të Suharekës ka  ndodhur një vetaksident si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar. Gjendja e dy prej të lënduarve vazhdon të jetë e rëndë, shkruan Gazeta ExpressTë lënduarit në aksidentin në Suharekë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka treguar për Gazetën Express se gjendja e të lënduarve është e rëndë. “Janë ende në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre është në emergjencë ndërsa tjetri në mjekim intensiv. Po vazhdon mjekimi I tyre nga ana e mjekëve”, ka treguar Syla. Lidhur me…

Lexo më Shumë

Një grua ka raportuar në policinë e Istogut se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e sajRasti ka ndodhur të premten e 13 shtatorit në fshatin Veriç të Istogut, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. “Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë  relevante të policisë”, theksohet në raport./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, reformat ne drejtësi vazhdimi  fuqizimi i prodhimeve vendore, diaspora janë pesë prioritetet në qeverisjen e koalicionit Nisma-AKR-PD.Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj, në takimin që ka pasur me strukturat e partisës tij në Ferizaj, tha se është koha që Nisma të marrë drejtimin e shtetit të Kosovës. “Bujqësia do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë në qeveri nën udhëheqjen time. Ne besojmë se investimi i fuqishëm në bujqësi, ndryshimi i mënyrës së atyre granteve dhe subvencioneve, zonimi i Kosovës në bujqësi do ta hap një perspektivë krejt tjetër për buxhetin…

Lexo më Shumë

Të shtunën në mbrëmje në hyrje të qytetit të Suahrekës kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona, pas një vetëaksidenti të shkaktuar.Lidhur me këtë aksident kanë dhënë informacione nga Policia e Kosovës, duke treguar se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Si pasojë e këtij aksidenti makina ka rënë poshtë rrugës nga një lartësi prej 2 metrash. “Me datë 14.09.2019 rreth orës 22:50 deri të aksidenti kishte ardhur deri sa vozitësi me veturën VË Golf 4, ngjyre e kaltër me targa vendore  ishte duke lëvizur ne rrugën Duhel-Suhareke dhe me te arritur ne hyrje te Suharekës, duke mos…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T12:49:11+02:00 Një alpinist nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në malin Olimp në Greqi, pasi kishte rënë në humnerë, me siguri pasi që paraprakisht ndihej keq. Sipas informacioneve të korrespondentes e MIA-s në Athinë, bëhet fjalë për një grup prej rreth nëntë personave nga vendi ynë, të cilët po bënin alpinizëm në Olimp, burri ose është ndjerë keq ose kishte sulm në zemër pas çka ka rënë në humnerë, ndërsa autopsia në mënyrë shtesë do t’i konfirmojë arsyet e sakta për vdekjen. Trupin nga humnera, me siguri e kanë nxjerrë alpinistët të cilët ishin së bashku me…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, së bashku me bashkëshorten dhe stafin kanë vizituar qytetin verior të Kosovës, Zubin Potokun.Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane nëpërmjet një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova. “Në çdo vend është mirë të lëvizësh dhe të dëgjosh pikëpamje të ndryshme për të tashmen dhe të ardhmen, siç bënë ambasadori dhe zonja Kosnett gjatë vizitës së tyre të fundit në Zubin Potok”. thuhet në shkrimin e ambasadës në Facebook. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T12:29:47+02:00 MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit nga Ohri, pasi i njëjti ka kryer disa grabitje prej ku është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme për 331.000 denarë. “SPB Ohër ka ngritur kallëzime penale kundër personit M.D. (30) nga Ohri për shkak të dyshimit se ka kryer katër vepra pernale “grabitjes të rëndë në mënyrë të vrazhdë” dhe tre vepra penale “grabitjes e rëndë”. Më 03.09.2019 dhe më 04.09.2019 në zonën e Ohrit, personi, duke përdorur forcë fizike, ka grabitur katër çanta të personave të ndryshëm ku kishte para, bizhuteri ari, telefona celularë dhe gjë sende të…

Lexo më Shumë

Një veprim aspak i hijshëm është bërë nga një qytetar i Prishtinës. Ai ka parkuar makinën e tij në të njëjtin vend ku fëmijët luajnë basketboll.Por edhe pse ai e parkoi veturën nën koshin e basketbollit, kjo nuk i ka ndaluar fëmijët që të luajnë. Ata e vazhdojnë lojën e tyre edhe pse me vështirësi. /GazetaExpress/ [embedded content]

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2019-09-15T12:05:29+02:00 MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Hipodrom të Shkupit një 45 vjeçar ka ka përplasur me motoçikletë një polic. “Më 14.09.2019 në orën 22:30 në vendkalimin hekurudhor në rrugën Blagoja Stefkovski në lagjen Hipodrom të Shkupit, Z.P. (45), duke drejtuar një motoçikletë të tipit Kavasaki me targa të Shkupit ka përplasur një polic i cili ishte në detyrë zyrtare. Polici ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. SPB-Shkup ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes” Loading…

Lexo më Shumë