Author: almakos

Alsat 2019-09-15T16:07:28+02:00 Mos-arritja e marrëveshjes midis partive për Ligjin e Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit në Speciale, sipas kreut të BDI-së Ahmeti kanë bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin e drejtësisë. Ahmeti paralajmëroi se do të bisedojë më të gjitha partitë për procesin e paralajmëruar të vettingut. [embedded content] “Në vend duhet të rikthehet besimi në institucionet e drejtësisë dhe pikërisht këtë brengë e ka BDI, e kam këtë brengë edhe unë personalisht sepse gjërat kanë degraduar aq shumë me rastet e fundit. Por dëshiroj që të gjitha organet e zgjedhura ligj-zbatuese me këtë rast ta kenë parasysh…

Lexo më Shumë

Një nga vendimet më të përfolura të qeverisë që tanimë është në dorëheqje padyshim është vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës dhe Hercegovinës.Këtë vendim në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e pati prezantuar minsitri i Tregtisë e Industrisë Endrit Shala. E ky i fundit i ftuar në emisionin Personale në RTV Dukagjini, ka thënë që importin 100% nga Serbia e ndali ende pa u vendosur kjo takes. “Para se mu ndal tek taksa isha ndal tek dy veprime tjera para kësaj, jo taksë por masë, që është vendos në raport me Serbinë e Bosnjën, që është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T16:03:13+02:00 Fati i amendamenteve ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike varet nga marrëveshja politike mes liderëve të bllokut politik maqedonas. Opozita maqedonase kërkon që pushteti të vendos nëse do të diskutojë për propozimin aktual, ose do të propozojë koncept të ri. VMRO-DPMNE-ja ka propozuar kryesisht amendamente të cilat pretendojnë qartësimin e kompetencave të Prokurorisë për krim të organizuar ndaj lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike. [embedded content] Derisa Qeveria konsideron se duhet të dalë me koncept dhe strukturë të re të Prokurorisë, atëherë duhet ta përpunojnë tekstin sepse nuk ka kohë të mjaftueshme, pra nëse duan që ligji të miratohet deri…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T15:58:33+02:00 VMRO-DPMNE-ja kundërshton transferimin e lëndëve të PSP-së në Prokurorinë e Publike. Sipas opozitës kryeprokurori Lubomir Jovevski dhe të gjithë mbështetësit e kësaj ideje, shkelin ligjin e Prokurorisë, duke bartur lëndët e institucionit kompetent për ndjekjen e lëndëve që dalin nga përgjimet, në një institucion tjetër. [embedded content]  Nuk ekziston mundësi ligjore, me të cilën lëndët t’i transferohen në atë mënyrë Prokurorisë Publike, aq më pak kur bartësi i kompetencave të mëhershme, prokurorja speciale Katica Janeva gjendet në burg dhe në mënyrë të dyshimtë, me letra pa vula dhe pa nënshkrime, kompetencat ia kalon një institucioni tjetër të rëndësishëm.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T15:52:39+02:00 Pasiguria në Prokurorinë Speciale Publike edhe më tej vazhdon. Pas katër vitesh të kaluara në PSP, prokurorët specialë me siguri të hënën do ta mësojnë se ku do ta vazhdojnë karrierën e tyre. Këshilli i Prokurorëve Publikë do të mbajë seancën në të cilën do të diskutohet statusi i tyre. Duke pasur parasysh se mandati u përfundoi më 15 shtator, kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, thotë se të hënën do të konstatohet përfundimi i mandatit të tyre. Sipas tij, me siguri ata do të kthehen në prokuroritë e tyre amë prej ku i rekrutoi shefja e tyre, Katica…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vjedhjen e bustit të dëshmorit të UÇK-së, Smjal Hajdaraj në Pejë.Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky akt është i shëmtuar dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast. Shkrimi i plotë: Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T15:46:52+02:00 Pasi në publik u përmendën disa data për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare në prill, maj, qershor ose tetor të vitit të ardhshëm, Alsat pyeti kreun e KSHZ-së, Oliver Derkovski nëse ishin gati për zgjedhje të parakohshme. Derkovski tha se Komisioni është gjithmonë i gatshëm. [embedded content] KSHZ-ja, prandaj ekziston, për të organizuar dhe zhvilluar zgjedhje, ashtu që në çdo moment nëse vendoset që në shtet të kemi zgjedhje, ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë ato zgjedhje dhe do të përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi në dispozicionin tonë, sipas Kodit Zgjedhor, kështu që nuk ka probleme…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T15:41:49+02:00 Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore dy herë është duke e anuluar afatin për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e aksit të parë të autostradës Shkup- Bllacë, në gjatësi prej 2.5 kilometrave. Arsyetimi këtë herë është se shtyrja është për shkak të interesit të madh të kompanive ndërtimore për realizimin e punimeve. Por, ekspertët nga fusha e prokurimeve publike thonë se thirrja publike deri më tani është anuluar dhe përsëri është publikuar vetëm nëse ka pasur ndryshim në dokumentacionin e tenderit, e jo për rast të këtillë. [embedded content] Anulimi i këtillë i afateve pa kurrfarë ndryshimi në dokumentacionin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-15T15:23:22+02:00 Qindra shtëpi të dy fshatrave të Tetovës Poroj dhe Xhepçisht, vuajnë mungesën e kanalizimit. Me hapjen e gropave nëpër shtëpi për akumulimin e ujërave të zeza, banorët tentojnë të zgjidhin përkohësisht problemin. Kjo nga ana tjetër sipas banorëve është bombë ekologjike dhe gjenerator i sëmundjeve infektuese. Shpesh ndodhë që ujërat e zeza të dy fshatrave, të përfundojnë në kanalizimin atmosferik, dhe të kundërmojnë aromë të keqe. [embedded content] “Absolutisht asgjë s`ka. Si ja bëjmë? Secili njeri për problemin e vet vendos vetë. Premtime kemi sa të duash, realiteti asgjë s’është. Gjithnjë partitë politike na kanë dëmtuar. Kur iu…

Lexo më Shumë

Derisa në shumë komuna janë duke u mbajtur grupe të shumta trajnimesh, edhe këtë vikend kanë filluar grupe të reja me trajnime në shumë komuna të Kosovës.Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj sot ishte për vizitë në komunën e Gjakovës, pikërisht në shkollën ,,Emin Duraku” ku po mbahen dy trajnimet “ Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social”me trajner z.Blendor Shatri dhe trajnimi “Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik” me trajnerë z.Alban Zeneli. Kryetari Jasharar ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë qytet të Kosovës dhe në nivel vendi.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Euroatlatnike, Milaim Zeka, ka thënë se PDK ka nisur të lëshojë para të mëdha në tregun politik të Kosovës, duke blerë edhe kandidatë e partive tjera.Ka thënë se Gëzon Gashi ka shkuar sot në PDK te Ramiz Lladrovci i joshur nga paratë e krimit dhe korrupsionit. “PDK ka futur para të mëdha. Po bën pazare. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më së shumti më frikësohen mua në Drenicë”, ka thënë Zeka për Express. Ramiz Lladrovci lëshoi një njoftim sot se mori Egzon Dervishin e PEK’ut vetëm një natë pasi Milaim Zeka u prit në odën e anëtarit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar për një aderim të ri në PDK. Ai ka treguar se Egzon Dervishi i cili ishte kandidat për deputet nga partia e Milaim Zekës, është kthyer në PDK.“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar. Ndërkaq fotografi me…

Lexo më Shumë