Alsat 2019-09-15T15:23:22+02:00
Qindra shtëpi të dy fshatrave të Tetovës Poroj dhe Xhepçisht, vuajnë mungesën e kanalizimit. Me hapjen e gropave nëpër shtëpi për akumulimin e ujërave të zeza, banorët tentojnë të zgjidhin përkohësisht problemin. Kjo nga ana tjetër sipas banorëve është bombë ekologjike dhe gjenerator i sëmundjeve infektuese. Shpesh ndodhë që ujërat e zeza të dy fshatrave, të përfundojnë në kanalizimin atmosferik, dhe të kundërmojnë aromë të keqe.
“Absolutisht asgjë s`ka. Si ja bëjmë? Secili njeri për problemin e vet vendos vetë. Premtime kemi sa të duash, realiteti asgjë s’është. Gjithnjë partitë politike na kanë dëmtuar. Kur iu duhen vota vinë në Puroj, premtojnë para zgjedhjeve dhe nuk bëjnë asgjë në fund ngelet siç ka qenë. Fajtor për këtë nuk e bëj komunën, por vet ne jemi fajtor se duhet ne të marrim nismën të shkojmë të protestojmë të demonstrojmë që të vinë ta rregullojnë ujin”
“Kjo është lënë pas dore, punë pushteti më. Falë ndërgjegjes së njerëzve të Porojit e të Xhepçishtit si e shihni sa pastër duket, po gjitha problemet i zgjedhim vetë edhe pse në këto kushte shteti duhet të ketë aktivitetet e veta. Gjithçka që është bërë që është punuar është kontribut i vetë fshatarëve”
“Nuk ka as kanalizim asgjë ska”
“Mungesa e kanalizimit, nuk është problemi i vetëm që e kanë këta dy fshatra, Poroji dhe Xhepçishti që llogariten paralagje të Tetovës. Fshati Xhepçisht dhe Poroj, vite me radhë kanë edhe mungesën e ujit të pastër për pije që për pasojë, shpesh detyrohen të mbushin nëpër çezmat e fshatit. Ky fshat që jemi tani ka problem edhe ndërtimin e digave që janë premtuar disa herë si nga kryeministri Zoran Zaev, nga ish zëvendëskryeministri Hazbi Lika, nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi dhe shumë funksionarë të tjerë, megjithatë, kanë mbetur vetëm premtime”
Nga Komuna e Tetovës premtojnë edhe një herë.
Jemi në përpilim të planit detal për fshatin Poroj dhe Xhepçisht, dhe në momentin e miratimit të tij, do të bëhet edhe përpilimi i projektit për infrastrukturë, në veçanti për kanalizimin fekale dhe atmosferik të dy fshatrave në fjalë”-thonë nga Komuna e Tetovës.
Projektet për ndërtimin e kanalizimit të këtyre dy fshatrave ekzistojnë prej dy dekadash, por vullnet për realizimin e tyre nga ana e komunës apo Qeverisë, nuk ka.
Bashkim Sulejmani
Loading…




