Profesori universitar Muhamed Jashari ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka prezantuar një analizë mbi narrativën politike të Rusisë dhe marrëdhëniet me Perëndimin.
“Këto ditë kam kënaqësi të jem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në saje të Konferencës organizuar nga Lidhja e Studimeve Transatlantike dhe Institutit Global për Hulumtime pranë ‘William & Mary’ në Virxhinia. ‘William & Mary’ përveçse është universiteti i dytë më i vjetër në ShBA pas Harvardit, është universiteti ku dolën 3 presidentë amerikanë.
Në këtë takim, nën moton: “Marrëdhëniet Transatlantike në 250 vjetorin e ShBA-së: Aleanca në udhëkryq” e që tubon studiues nga Evropa, Britania dhe ShBA-ja, trajtova temën që flet mbi mënyrën se si Rusia e konstruktoi narracionin e ‘Perëndimit kolektiv’ si vazhdimësi e ‘tjetrit’ historik dhe botëvështrimin amerikocentrik në vetëdijën dhe mendimin politik bashkëkohor rus.
I lumtur që në shënimet e 250 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-së të ndodhem në vendin e ngjarjes. Në busullën orientuese tonën. Në Washington”, ka shkruar Jashari.
MARKETING


