Kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani ka qëndruar sot në fshatin Korishë.Nga aty Osmani përmendi burrështetasit Klinton dhe Blair të cilët vlerësuan lartë figurën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova. “Kur presidenti Klinton e kryeministri Blair vinin në Kosovë na thonin: politikani më këmbëngulës që kanë njohur ndonjëherë ishte dr. Rugova. Ai komunikonte butë, por argumentonte thellë. Ai na e krijoi modelin çfarë është këmbëngultësia e çfarë është besimi”, ka thënë Osmani. Ajo ka paraqitur nevojën e Kosovës për politikanë këmbëngulës, vizionarë, që secilit qytetar ia mundësojnë që ta realizojë ëndrrën e tij në Kosovë. “Sot na duhen politikanë që…
Author: almakos
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se 100% shtet, nuk do të kishte kuptim pa Prishtinën Kryeqytet.Tahiri ka thënë se Prishtina tashmë me status të veçantë është njëmend kryeqytet, pasqyrë e Republikës e pjesë e identitetit shtetëror. “Prishtina ka më shumë prona e buxhet, për më shumë çerdhe, shkolla e parqe e sheshe; më shumë mjekë, mësues, administratë e inspektorë; më shumë ndërrmarrje e shërbime publike cilësore; më shumë hapësira për rini, kulturë e sport; më shumë tregje e prodhime vendore; më shumë përkrahje…
Sonte, në emisionin Pressing, në Televizionin 7, prej orës 20:30, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Peja.Flasin Besa Gaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sebiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, , Bashkim Nurbonja nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Lajci nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe Gezon Berisha nga koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë. Do të diskutohet se cilat janë planet e partive kryesore për zhvillimin e Pejës, për investimet në zonat turistike, për autostradën e premtuar, për mbylljen e universitet dhe tema të tjera.…
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe “Isa Boletini” në Mitrovicë janë në pritje të shqyrtimit të ankesës nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Të dyja këto universitete, bashkë me “Haxhi Zekën” e Pejës, nuk janë akredituar për të pranuar studentë të rinj në programet që ofrojnë. Nëse përgjigja për akreditim do të jetë negative, këto universitete do t’i drejtohen Gjykatës, shkruan Gazeta ExpressNë një përgjigje për Express nga zyra për informim e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë thënë se varësisht nga përgjigja që do të marrin nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, do të vazhdojnë…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me disa shqiptarë të Plavës e Gucisë.Ai tha se që nga Shkodra deri në Pazar të Ri janë vëllezër shqiptarë pavarësisht nëse falen në xhami apo kishë. “Në takimin vëllazëror sot me malësorët e Plavës e Gucisë. Prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri, jemi vëllezër, edhe ata që falen në xhami edhe ata që falen në kishë, janë vëllezërit e mi shqiptarë. 100 për qind Dinjitet”, shkroi Haradinaj në Facebook. [embedded content]
Unë personalisht jam shumë krenar për Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila mbetet dhe do të mbetet në histori, ka thënë lideri i partisë opozitare greke SYRIZA, Aleksis Cipras duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik.Ish-kryeministri grek, e përmendi çmimin politik, duke thënë se edhe pse ka qenë e madhe nuk i është nënshtruar dhe është krenar që e ka bërë këtë, sepse ka bërë hap përpara për Greqinë dhe për përforcimin e kredibilitetit të vendit, njofton korrespondenti i MEDIAL-s. “Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që mbetet…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar sot se befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit do të jetë koalicioni i tyre në krye me partinë që ai udhëheq.Limaj gjatë takimit me strukturat e Nismës në Skenderaj edhe një herë iu ka bërë thirrje konkurrentëve të tij për kryeministër që të dalin para qytetarëve për të treguar, siç thotë ai ofertën qytetarëve. Ai foli edhe për kandidatët e tjerë për kryeministër, teksa tha se nuk duhet të lejohen eksperimente me Kosovën. Limaj: Të dalim në popull të matemi “Mos të fshiheni pas partive të dalim në popull…
Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është takuar me shqiptarët e Plavës dhe Gucisë, duke e quajtur takim vëllazëror.Ai tutje ka shkruar se nga Shkodra e deri në Pazarin e Ri, pa marrë parasysh cilës fe i takojmë, të gjithë jemi vëllezër. “Në takimin vëllazëror sot me malësorët e Plavës e Gucisë. Prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri, jemi vëllezër, edhe ata që falen në xhami edhe ata që falen në kishë, janë vëllezërit e mi shqiptarë.” Shkroi Haradinaj në Facebook. Ramush Haradinaj…
Arabia Saudite thotë se dy sulme me dronë në objektet e saj të rafinerimit kanë ndërprerë 50% të prodhimit të naftës në vend.Video amatore tregojnë flakë të fuqishme që kanë përfshirë objektin në lindje të vendit. Dje pasdite qiejt mbi qytetin Abkaid ishin mbuluar nga tymi. Zyrtarët sauditë thonë se nuk ka pasur dëme në njerëz nga sulmi. Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen. Hutitë janë një grup shiit në Jemen që vazhdon të luftojë prej vitesh…
Dy Zëvendësministra në largim kanë nisur një betejë të përplasjeve me fjalë. Anton Berisha i AAK’së paralajmëroi largim të ambasadorëve që kanë shkelur Kushtetutën. E, Rejhane Vuniqi e AKR’së ka thënë se Anton Berisha është refuzuar nga amerikanë dhe është kundër miqësisë Kosovë-SHBA.Zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi ka lëshuar akuza në drejtim të kolegut të saj në Ministri, Anton Berishën, se është kundër miqësisë SHBA-Kosovë. Madje, Vuniqi ka thënë se Zëvendësministri nga radhët e AAK’së është refuzuar disa herë në takime me amerikanët. “Z. Berisha mund të flas për politikën e jashtme, por u refuzua disa…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se nesër në mesditë do të organizohet një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës, për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në Kamenicë.SBAShK nëpërmjet një reagimi thotë se kanë pritur dialog e mirëkuptim, ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati do të ndjej unitetin e SBASHK-ut. “Kjo fillon që nga nesër kur në Kamenicë do të niset me veprime sindikale, pra me protesta duke filluar nga ora 12: 30 minuta para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës. Pjesë e kësaj proteste në do të jetë…
Alsat 2019-09-15T16:12:26+02:00 Autoritetet qendrore duket se nuk kanë një plan B, se si të zgjidhin problemin ligjor për ndërtimin e një deponie rajonal në jug-perëndim të vendit. Pas kundërshtimit të banorëve të Debarcës për ndërtimin e deponisë, ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, kërkoi durim për të gjetur një zgjidhje. [embedded content] Ka diskutime në vazhdim dhe ka komuna në secilin rajon që duhet të binden se ku duhet të ketë stacione transferimi dhe deponi kryesore. Ne kemi një plan kombëtar dhe po punojmë për zhvillimin e mëtutjeshëm të planit. Unë e kuptoj urgjencën në aspekt të asaj se kjo duhet…

