Sonte, në emisionin Pressing, në Televizionin 7, prej orës 20:30, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Peja.
Flasin Besa Gaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sebiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, , Bashkim Nurbonja nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Lajci nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe Gezon Berisha nga koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.
Do të diskutohet se cilat janë planet e partive kryesore për zhvillimin e Pejës, për investimet në zonat turistike, për autostradën e premtuar, për mbylljen e universitet dhe tema të tjera.
Emisioni do të udhëhiqet nga Faton Ismajli.


