Alsat 2019-09-16T08:47:35+02:00 Këshilli i Prokurorëve publik sot duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë speciale publike. Të shtunën, prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim është shkarkuar njëzëri nga anëtarët e Këshillit. Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski i cili nëse vendos, ka mundësi prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr lëndët t’ua ndajë përsëri. Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-09-16T08:40:41+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet mes 6 dhe 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri 34 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell me erë kryesisht të dobët veriore. Temperatura prej 13 deri 33 gradë. Deri të mërkurën do të mbizotëroj mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat ditore do të jenë më të larta për këtë periudhë të vitit posaçërisht të martën. Ndryshim i gjendjes së motit me vranësira, reshje të shiut dhe ulje e…
Kuvendi i Kosovës nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë. AGJENDA 09:30 Dyert e hapura të Kuvendit 10:00 Hapja – mirëseardhje Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit (holli i Kuvendit) 10:10 Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative / anëtar…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbajtur takimin përfundimtar me kabinetin e tij para zgjedhjeve. Ky takim u mbajt në territorin palestinez të Bregut Perëndimor vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në të cilat ai do të luftojë për mbijetesë politike, por ndoshta edhe për lirinë e vet.I gjendur në një garë të ashpër dhe i përballur me rrezikun nga akuzat për korrupsion, kryeministri izraelit premtoi javën e kaluar se do ta zgjerojë territorin e Izraelit në Ultësirën e Jordanisë dhe vendbanimet e Bregut Perëndimor. Ky veprim do t’i izolonte edhe më shumë palestinezët në enklavat e tyre.…
Kushdo që ka parë pjesën e pasme të një kartëmonedhe 1 dollarëshe e di se në të ju shikon një sy i ndritshëm “Iluminati” brenda një trekëndëshi të ndritshëm që formon majën e një piramide.Business Insider vëren se syri shfaqet edhe në pjesën e pasme të Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara, i cili përmban një shqiponjë në pjesën e përparme. Nëse paratë flasin, a është kjo një mënyrë e George Washingtonit për të thënë se, “Syri nuk mund të thotë një gënjeshtër?” Jo, sepse ai sy nuk është brenda një peme qershie, dhe historia e copëzimit të pemëve…
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, që kaloi nga LDK në PDK, tha se këtë ndërrim nuk e ka bërë nga zhgënjimi.“Nuk është çështje zhgënjimi, edhe partia ku kam aderuar është e djathë dhe konservative, pra është në përputhje me bindjet e mia. Nuk e bëra kalimin në PDK nga zhgënjimi i LDK-së. Në çështjen e kandidimit, unë s’kam asnjë hatërmbetje me LDK-në”. “Kjo LDK pas presidentit Rugova është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane. Unë kam pasë fatin që gjatë angazhimit në luftë të jem afër Sali Çekut dhe burrit të madh siç…
Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.Për më shumë, sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Rada Trajkoviq nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa e Lirë…
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka qëndruar sonte për vizitë në rajonin e Drenicës.Veseli i cili është edhe kandidat për kryeministër nga radhët e këtij subjekti partiak, ndau kohë me aktivistë të fshatrave Tërstenik, Llapushnuk e Nekoc, të cilëve u tha se plani antikorrupsion do të forcojë raportet me SHBA-të dhe BE-në. ”Mbrëmjen e sotme e kalova në mesin e aktivistëve të shumtë të Tërstenikut, Llapushnikut dhe Nekocit. I falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e zjarrtë që ata japin për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. Në bisedën me ta u ndala tek…
Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani, edhe pasi Uashingtoni akuzoi Teheranin se qëndron prapa sulmeve me dronë në Arabinë Saudite.Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay tha se sulmet e së shtunës “nuk kanë ndihmuar” sa i përket mundësisë së një takimi ndërmjet dy liderëve, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë gjatë këtij muaji, por ajo e la mundësinë e hapur, që një takim i tillë të ndodhë. “Do t’ia lë në dorë presidentit Trump që të njoftojë se…
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu.Në fushat barike priten lëvizje të dukshme, por që vlerat e normales do të ruhen. Temperaturat minimale do të ulen dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë Celsius. Dita e martë parashihet të shënojë maksimalet e ditës deri…
Skënder Hyseni nga LDK ka thënë se ata do të dalin fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.“Jam i sigurt se Vjosa Osmani do t’i fitojë zgjedhjet – lista e LDK-së do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Hyseni. Por nëse paraqet pengesë për Osmanin që është e nominuar për Kryeministre pa qenë në pozitën e kryetares së partisë, Hyseni ka thënë: “Nuk e shoh aspak problematike që Vjosa mban pozitën e kryetares. Ajo e ka partinë pas vetes në çdo situatë”. “Ajo është nënkryetare dhe nuk e shoh si hendikep, por si risi kualitative që është instaluar në Kosovë, ku jo…
Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i vrasë prindërit e saj në Florida.Alice Michelle Hatcher akuzohet se ka vjedhur 1.400 dollarë nga prindërit e saj Michael dhe Tammy Scheller. Ajo, fillimisht vodhi kartelën e tyre bankare dhe tërhoqi 500 dollarë, 100 prej të cilave i shpenzoi për kokainë, ndërsa 400 i dha mikut të saj për të vrarë prindërit e saj. 17 vjeçarja ishte përpjekur dy herë të punësojë dikë për t’i vrarë ata. Pasi shoku i saj u largua, ajo pagoi një person tjetër me 900 dollarët e mbetur. Rasti u raportua në polici…

