Alsat 2019-09-16T12:46:43+02:00 Të gjithë prokurorët e Prokurorisë Speciale me vendim të Këshillit të Prokurorëve kthehen ne vendet e mëparshme të punës. Kështu Fatime Fetai, Lence Ristevska, Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro kthehen në Prokurorinë në Shkup, derisa Burim Rustemi në Prokurorinë e Kumanovës, Elizabeta Josifovska në atë të Gostivarit, Stevço Donev në Koçan… Loading…
Author: almakos
Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Gjilan.Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje”, ka konfirmuar policia. Dy dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje. Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.
Një i vdekur dhe 9 të plagosur, është bilanci i një aksidenti, ku një tren përplaset me autobusin.Ndërkohë 57 pasagjerë shpëtuan pa lëndime pasi shoferi hapi derën e pasme në momentet e fundit dhe u tha që të zbrisnin me urgjencë. Aksidenti ka ndodhur në Kazakistan, kur autobusi u bllokua mbi hekurudhë nga trafiku.
Alsat-M 2019-09-16T12:16:20+02:00 Dy djem të moshës 19 dhe 22 vjeç janë arrestuar gjatë fundjavës në afërsi të Bit Pazarit përshkak të posedimit të lëndëve narkotike të tipit marijuanë. Siç kanë njoftuar autoritetet mbrëmë rreth orës 03.30 është arrestuar 22 vjeçari me iniciale B.M pas kontrollit të kryer është konfirmuar se tek i njëjti është gjetur lëndënarkotike e tipit marijuanë, derisa në orët e hershme të mëngjesit sot rreth orës 1.30 autoritetet kanë privuar nga liria 19 vjeçarin me iniciale A.C nga Shkupi me çka tek i njejti është gjetur lëndë narkotike e tipit marijuanë. Ng MPB-ja kanë shtuar se pas…
Zyrtarët afganë kanë thënë se pesë persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në provincën perëndimore të Afganistanit, Farah.Mohibullah Mohib, zëdhënës i një stacioni rajonal në këtë provincë, tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Ai tha se shpërthimi ka ndodhur të dielën afër kryeqytetit provincial të Farahut. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por talibanët janë mjaft aktivë në këtë provincë dhe më herët gjatë këtij muaji e kishin nisur një fushatë sulmesh për ta marrë kontrollin e qytetit Farah. Militantët e kishin marrë nën kontroll për një kohë…
Sot në gjykatë u dorëzuan dy kërkesa për anulim të seancave gjyqësore për rastet “Trajektorja” dhe “Transporter” të PSP-së. Kërkesat erdhën nga Prokuroria Shtetërore Publike dhe Prokuroria Speciale Publike. The post Anulohen seancat gjyqësore për “Transporter” dhe “Trajektorja” appeared first on ALSAT-M.
Pas veçimit të procedurës, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija si dhe tre të akuzuarve të tjerë, Izet Beqiri, Qefser Baholli, si dhe Florjan Petani, të cilët akuzohen për dallavere me viza italiane.Pasi që ka ardhur te ndryshimi i trupit gjykues, gjykimi ka filluar rishtas, me ç’rast të akuzuarit sërish janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa për seancë janë ftuar 20 persona për të dëshmuar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Prej tyre vetëm shtatë i ishin përgjigjur ftesës, mirëpo pasi që njëri…
Një grua amerikane i është nënshtruar një operacioni pasi kur ishte jerm në gjumë e kishte hequr unazën nga gishti dhe e kishte gëlltitur.Jenna Evans, 29 vjeçe, tha se ishte duke parë ëndërr sikur ajo dhe i fejuari i saj, Bobby, ndodheshin në një tren të shpejtë dhe ajo u detyrua të gëlltiste unazën për ta mbrojtur atë nga djemtë e këqij. Ajo më pas u zgjua nga gjumi dhe e kuptoi se kjo ngjarje ishte ëndërr, por më vonë pa se i mungonte unaza me diamante. Gruaja tha se e dinte çfarë ka bërë dhe shkoi në spital me…
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se me datë 14 shtator rreth orës 22:00 pesë serbë janë rrahur mes vete.Njëri nga ta është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Katër serbët e dyshuar të përfshirë në përleshje me urdhër të prokurorit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. Rasti ësht nën hetime. /Express/
Alsat 2019-09-16T11:13:51+02:00 Njëzetedy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 17 aksidente, prej gjithsej 24, të cilat kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia rrugore i ka përjashtuar 20 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 41 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe pesë shoferë fillestarë dhe 41 automjete të paregjistruara. Për parkim të parregullt janë shqiptuar 182 masa ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 110 automjete. Janë…
Senati i universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, njofton se ka marrë vendimin për shpalljen e konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve themelore- baçelor në vitin akademik 2019/2020.Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2019-2020, do të regjistrojë 488 studentë të rregullt në studime baçelor. “Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 117 studentë të rregullt nga komuniteti jo shumicë. Kuota prej 12% të…
Mjekët specialistë të fushës së stomatologjisë po kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës që t’u gjendet zgjidhje rreth punësimit të tyre. Të enjten, ata kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës ku edhe i kanë shprehur kërkesat e tyre.Njëra nga protestuesit ishte edhe Mirjeta Berisha, stomatologe, e cila tha se janë bërë gati tre vjet, prej kur mbajnë takime të njëpasnjëshme me zyrtarë qeveritarë për punësimin e tyre, por pa ndonjë rezultat. Ajo shtoi se moszgjidhja e kësaj çështjeje, ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova. “Ne kemi protestuar disa herë, kemi pasur takime të mëparshme me ministrin, kemi…

