Alsat 2019-09-16T16:04:19+02:00 Duhet të kalojë një dekadë e plotë që klasat e stërngarkuara me nxënës të mbeten në histori ndërsa të rejat të numërojnë maksimum 30 nxënës, ashtu siç parasheh ligji i ri për arsim fillor thonë mësimdhënësit. Deri në atë kohë, shumë shkolla fillore do të përballen me vështirësi të mëdha për zhvillimin e procesit mësimor sepse në klasa të caktuara numri i nxënësve arrin mbi 37 nxënës. Në shkollën “Penko” të komunë së Butelit më problematike janë klasat e gjashta me numër më të madh të nxënësve. Sipas drejtorit, Enis Memeti, pranimi i nxënësve të ri është rezultat…
Author: almakos
Alsat 2019-09-16T15:53:49+02:00 Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Fatmir Matoshi gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredinime, të cilin kanë diskutuar thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve për ngritjen e cilësisë së ajrit, si dhe trajtimin e ujerave dhe mbeturinave në zonat kufitare. Matoshi pas takimi tha se janë të vetëdijshëm se krijimi i një ambient të pastër është sfidë e përbashkët e këtyre dy vendeve fqinje. Ai u shpreh se në takim kanë diskutuar për trajtimin edhe të ujërave por edhe…
Autoritetet në Kosovë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me alarmet nga disa vende për rreziqet që po shkakton përdorimi i cigareve elektronike. Aktualisht, institucionet publike të shëndetit nuk kanë dhënë ndonjë informacion për masat e mundshme, e as për statistikat rreth përdorimit të cigareve elektronike, të cilat ka kohë që po prezantohen nga prodhuesit si produkt që mund të zëvendësojnë cigaret e rëndomta.Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se nuk kanë asnjë të dhënë lidhur me atë se sa konsumohet cigarja elektronike në Kosovë dhe cilat janë efektet anësore të saj. Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetit…
Alsat 2019-09-16T15:44:18+02:00 Opozita kundërshton propozimin e pushtetit për ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. VMRO-DPMNE-ja nuk pranon që organi akuzës përndjekjen e krimit të rëndë të ndahet në dy organe të posaçme, atë për ndjekje të krimit të organizuar dhe për ndjekje të korrupsionit të lartë. Konsiderojmë se modeli i deritanishëm duhet ruajtur. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të mbetet si e vetmja, e pandarë, pa zgjidhje hibride, ndërsa vetë marrja e kompetencave të PSP-së nga kjo Prokurori të përfshihet edhe metodologjai e zgjedhjes së prokurorit ku opozita, Kuvendi dhe Komisioni për zgjedhje…
Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë ekzekutuar 134 njerëz vetëm këtë vit, përfshirë gjashtë persona që ishin fëmijë në kohën e arrestimit.Raportohet se personat e burgosur janë torturuar dhe mbytur me metodat më të tmerrshme, përfshirë kryqëzimin dhe heqjen e kokës. Lajmin e bëri të ditur një organizatë për të drejtat e njeriut. Rritja e numrit të ekzekutimeve ndodhi pavarësisht zotimit të princit Mohammed bin Salman për ta zvogëluar zbatimin e dënimit me vdekje. Në një raport të prezantuar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Projekti për Dënimet me Vdekje dëshmon se 24 persona të…
Alsat 2019-09-16T15:23:40+02:00 Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që liderët të zgjidhin fatin e Prokurorisë Publike, kryeministri Zoran Zaev pret sinjale pozitive nga grupet e punës. Sipas të parit të organit ekzekutiv, bisedimet e deritanishme kanë ngecur tek fati i materialeve të përgjuara, për të cilat vetë Zaev pret që të gjendet zgjidhje e përbashkët. Zaev shton se ligji nuk është i rëndësishëm vetëm për datën për në BE, por për vetë qytetarët. Unë i thash edhe publikisht edhe përmes mediave dhe debateve të gjitha qëndrimet. Mbajmë të njëjtat qëndrime. Për ne është shumë me rëndësi e ardhmja e…
Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se vendi i tij i mbështet të gjitha zgjidhjet që do të arriheshin në dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.“Qëndrimi ynë është i qartë, do të mbështesim gjithcka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshirë edhe korrigjimin e mundshëm trë kufirit, nëse kjo con drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse që con në stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha cështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje” ka thënë Kurz. Ai e ka quajtur sinjal të mirë emërimin e Matheë Palmer si të dërguar special për Ballkanin duke thënë se…
Politikani serb, Sllobodan Petroviq, ka hedhur akuza ndaj politikanit tjetër, i cili i takon po të njëjtit komunitet. Ai ka akuzuar Dalibor Jevtiqin se ka blerë diplomën master të juridikut.“SLS ka prova që Dalibor Jevtiq bleu një diplomë master në juridik, abuzoi me pozitën e tij zyrtare dhe kështu dëmtoi të shpërngulurit”, ka thënë kryetari i SLS-it Sllobodan Petroviq. Ai ka shtuar se “Partia e Pavarur Liberale është opsioni më i vjetër dhe më i madh politik që bashkon serbët dhe askush nuk do të ketë mundësi ta dëmtojë atë me kërcënime dhe shantazhe”. Duke folur për fillimin e procedurave…
Alsat 2019-09-16T15:02:44+02:00 Qeveria propozon ligj të ri për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik. Zv/ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ndryshimet synojnë profesionalizimin e gjykatësve dhe prokurorëve në bazë të trajnimeve të shtuara. Sipas Ristovskit pr/ligji bazohet në strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor ndërsa thotë se madje 80% e përmbajtjes është i ngjashëm me ligjin aktual. Qëllimi bazë i propozimit të këtij ligji, është përmbajtja si qëllim strategjik në Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit të definuar në barazimin e praktikës gjyqësore, përmes rritjes së sasisë së trajnimeve të gjykatësve në suaza të Akademisë për Gjykatës dhe…
Alsat-M 2019-09-16T14:55:09+02:00 Zv/Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në kornizë të vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme, Federika Mogerini, njofton Sekretarijati për çështje evropiane. Gjatë takimit Osmani ka biseduar edhe rreth ngjarjeve të fundit politike në vend, sidomos në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë kohës së vizitës së tij në Bruksel, Osmani do të zhvillojë takime edhe me sekretaren e Shtetit për çështje evropiane, përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Metelko- Zgombiç, gjithashtu do të zhvillojë edhe takim…
Gjenerali i Ushtrisë Gjermane, Johen Bot, në një intervistë për gazetën Bild, ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e tanishme të ushtrisë së vendit të tij dhe do të dëshironte që ajo të ishte në gjendje të njëjtë sikur në vitin 1999 kur Gjermania së bashku me aleatët e bombardonin Jugosllavinë, transmeton Express.Ai madje ka treguar se çfarë i kishte thënë pilotëve gjermanë para se ata të niseshin për bombardime. “I kam thënë pilotëve të mi: Parlamenti gjerman dhe populli gjerman janë pas jush” tregoi ai. Në vitin 1999, ai komandoi pilotët gjermanë të cilët merrnin pjesë…
Alsat-M 2019-09-16T14:47:54+02:00 Gazetarët kanë shumë më shumë përgjegjësi para publikut gjithmonë kur i drejtohen atyre, pamvarsisht se si u drejtohen para rrjeteve sociale apo medieve. Nga aty publikimi i gazetarit Lubço Zlatev në rrjetet sociale Fejsbuk ku thuhet se Prokruorja Fetai “ Nuk do të mund të pi nga vuajtetj (duke aluduar në alkool), sepse atje në Bogovinë nëse pihen gjëra të ndaluara gratë rrihen…” mund të vlerësohet se bëhet thirrje drejt diskriminimit në bazë të gjinisë dhe nacionalitetit, gjegjësisht përkatësisë etnike, kanë njoftuar nga SHGM. Sipas SHGM-së, ky komunikim joshembullor nuk është në përputhje me kodeksin Etik të gazetarëve…

