Alsat 2019-09-16T15:23:40+02:00
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që liderët të zgjidhin fatin e Prokurorisë Publike, kryeministri Zoran Zaev pret sinjale pozitive nga grupet e punës. Sipas të parit të organit ekzekutiv, bisedimet e deritanishme kanë ngecur tek fati i materialeve të përgjuara, për të cilat vetë Zaev pret që të gjendet zgjidhje e përbashkët. Zaev shton se ligji nuk është i rëndësishëm vetëm për datën për në BE, por për vetë qytetarët.
Unë i thash edhe publikisht edhe përmes mediave dhe debateve të gjitha qëndrimet. Mbajmë të njëjtat qëndrime. Për ne është shumë me rëndësi e ardhmja e lëndëve të PSP-së, pavarësisht për cilin flitet., Këto janë pritjet e qytetarëve, BE-së, Holandës etj. Kjo nuk është çështje që duhet ta zgjidhim vetëm për datën për negociata, por është e rëndësi për qytetarët. Ka sinjale të mira nga të dyja palët se janë të gatshme për zgjidhje. Besoj se grupet e punës do të na tregojnë se kur duhet të vazhdojmë si grupe punë apo si lider. Me rëndësi është të gjendet zgjidhje – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Alsat
Loading…




