Qeveria ka miratuar strategjinë për luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së për periudhën 2026 – 2030.
“Strategjia u hartua në përputhje me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), në suaza të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar, i cili përfshin: kontrollin e brendshëm financiar publik, revizionin e jashtëm, mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi dhe ka si qëllim të kontribuojë në përmirësimin e disiplinës dhe transparencës në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve publike (mjeteve nacionale dhe mjeteve të BE-së), si dhe sigurimit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në RMV.
Strategjia u hartua sipas qasjes pjesëmarrëse nga Njësia e Koordinimit për Luftën Kundër Mashtrimeve me Mjetet e BE-së (Njësia AFKOS) pranë Ministrisë së Financave, me përfshirjen e të gjitha palëve të tanguara dhe përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërsektorial me institucionet që janë pjesë e Rrjetit Institucional për Mbrojtjen e Interesave Financiare të BE-së në vend (Rrjeti AFKOS), organet dhe strukturat e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve të Bashkimit Evropian, si dhe me Zyrën Evropiane për Luftën Kundër Mashtrimeve (OLAF).
Strategjia për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë s Veriut 2026-2030 nënkupton zbatimin e reformave në fushat prioritare që lidhen me parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve, zbulimin e parregullsive dhe rasteve të dyshuara për mashtrim, hetimin dhe ndjekjen penale të mashtrimeve dhe kthimin e mjeteve finaciare dhe sanksionet.
MARKETING


