Aktivisti Gent Progni ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës, duke deklaruar se kostoja e karburantit nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por reflektohet drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve.
“229 lekë për një litër naftë dhe mos bëni gabimin të mendoni se kjo është vetëm fatura e atij që ka makinë. Ai litër futet në kamionin që sjell domatet, që sjell qumështin, në makinat e fermerit, në furnizimin e dyqanit dhe pastaj ai litër vjen dhe ulet në tavolinat tuaja“, tha ai.
Ai bëri thirrje për vijimin dhe zgjerimin e protestës, duke kërkuar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe të qytetarëve, pasi, sic tha ai, “shqiptari nuk mund të jetë gjithmonë karta e kreditit të këtij sistemi”.
“Kur nafta shkon 220 lekë, nuk mund të prekin më politikën, por futen direkt në xhepin tënd dhe, kur na prekin të gjithë në xhep, duhet të dalim të gjithë në shesh”, përfundoi Progni.
Gent Progni: 229 lekë për një litër naftë dhe mos bëni gabimin të mendoni se kjo është vetëm fatura e atij që ka makinë. Ai litër futet në kamionin që sjell domatet, që sjell qumështin, në makinat e fermerit, në furnizimin e dyqanit dhe pastaj ai litër vjen dhe ulet në tavolinat tuaja. Tani shumëzojeni me makinat, transportin dhe mijëra kamionë që furnizojnë Shqipërinë çdo ditë dhe pastaj mos pyesni pse u shtrenjtua domatja, pse u shtrenjtua buka, pse nuk del më rroga.
Ja ku e keni një pjesë të përgjigjes dhe, ndërkohë, ne duhet të kërkojmë me emër, dokumente dhe fatura çfarë pjese të 220 lekëve janë taksa, tarifa dhe çfarë pjese lidhet me koncesionet. Dhe kush po fiton nga çdo litër naftë.
Hapni llogaritë, sepse shqiptari nuk mund të jetë gjithmonë karta e kreditit të këtij sistemi. Prandaj nuk duhet të lodhemi nga protesta. Duhet të shtohemi, sot 5 mijë, nesër 10, pastaj 50 mijë e me radhë. Pastaj sa sheshi të mos i mbajë dot.
Rama n’burg, Berisha n’burg! Kur nafta shkon 220 lekë, nuk mund të prekin më politikën, por futen direkt në xhepin tënd dhe, kur na prekin të gjithë në xhep, duhet të dalim të gjithë në shesh. Gjithashtu, kam një mesazh edhe për policinë, lironi djemtë tanë, lironi protestuesit, merruni me krimin që është ulur këmbëkryq në gjithë qytetet tona. Dorëheqje!
The post “Çmimi i naftës arrin në 229 lekë për litër”, Gent Progni: Shqiptari s’mund të jetë gjithmonë karta e kreditit të këtij sistemi! Na kanë prekur xhepat, të gjithë në shesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



