Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka komentuar çështjen e Belinda Ballukut, të cilës pak ditë më parë iu sekuestrua edhe një vilë tjetër luksoze në zonën e Palasës.
E ftuar në News24, “neomalësorja” tha se gjithçka lidhet me pandëshkueshmërinë, ndërsa theksoi se i gëzohet presionit të Komisionit Evropian për drejtësinë.
“Te pandëshkueshmëria politike rrjedhin shumë probleme të drejtësisë dhe politikës, por edhe mendësisë që është kultivuar prej politikës. Shteti ka një rol edukues ndaj shoqërisë dhe jo anasjelltas. Në këto vite është mbjellë në strukturat shoqërore një edukim i gabuar në drejtimin e të drejtës dhe meritorkacisë. Unë u gëzohem presionit të Komisionit Evropën për çështjet e drejtësisë. Sepse kjo është e vetmja mënyrë që edhe politikanët edhe pjesëtaret e pushtetit tonë të detyrohen të bëjnë disa ndryshime dhe njëherë e mirë të fillojë fundi i agonisë së drejtësisë në vendin tonë”, tha Koçeku.
E pyetur nëse ka patur kontakte me Edi Ramën që pas largimit, deputetja tha se “që nga largimi i grupit parlamentar nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë nga figurat e PS”.
The post Balluku me dy vila luksoze, por vazhdon të jetë në Parlament? Deputetja Marjana Koçeku: Problemi është pandëshkueshmëria! Pas largimit, asnjë kontakt me figura të PS appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



