Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave ka reaguar mbi debatin ne lidhje me pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve duke ju përgjigjur edhe deklarateve të kryeministrit Edi Rama se ata do të kenë pagat më të larta ne rajon.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Beqiraj ironizon se Shqipëria ka Kryeministrin më të paguar në Rajonin e Ballkanit dhe evidenton raportin mes pagës së Kryeministrit dhe pensioneve në Shqipëri.
Në ironinë e saj, Beqirajt e krahason rrogën e Kreut të qeverisë me pensionet në vend, ku Edi Rama e ka pagën e tij mujore 25 herë më shumë se pensioni mesatar në Shqipëri.
Në mbështetje të argumentit të saj, ajo ka publikuar edhe një grafik, ku krahasohen pagat mesatare mujore bruto të kryeministrave në vendet e Ballkanit. Sipas grafikut, Shqipëria renditet e para me rreth 4,138 euro, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 4,000 .
Reagimi i Plotë
Po rrogën e Kryeministrit kur do ta rishikojmë ?
Ne paskërkemi edhe Kryeministrin më të paguar në rajon …..
edhe pensionistët më të varfër në rajon!
Paga neto mujore kryeministrave varion 5 deri në 15 herë më e lartë se pensionin mesatar në shumicën e vendeve evropiane.
Në Shqipëri paga e Kryeministrit është 25 herë me e madhe se pensioni mesatar.
Po rrogën e Kryeministrit kur do ta rishikojmë ?
Në mbështetje të argumentit të saj, ajo ka publikuar edhe një grafik, ku krahasohen pagat mesatare mujore bruto të kryeministrave në vendet e Ballkanit. Sipas grafikut, Shqipëria renditet e para me rreth 4,138 euro, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 4,000 .
The post “Rama, kryeministri më i paguari në rajon” Irena Beqiraj: Po pagen e kryeministrit kur do ta rishikojme? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



