Alsat-M 2019-09-16T14:55:09+02:00
Zv/Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në kornizë të vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme, Federika Mogerini, njofton Sekretarijati për çështje evropiane.
Gjatë takimit Osmani ka biseduar edhe rreth ngjarjeve të fundit politike në vend, sidomos në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë kohës së vizitës së tij në Bruksel, Osmani do të zhvillojë takime edhe me sekretaren e Shtetit për çështje evropiane, përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Metelko- Zgombiç, gjithashtu do të zhvillojë edhe takim pune me Drejtoren për Ballkanin Perëndimor nën drejtorinë Gjenerale për fqinjësi dhe zgjerim në BE, Geneveva Ruiz Kalavera./Alsat
Loading…




