Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe sistemin gjyqësor në Kosovë dhe ka kërkuar që të bëhet një pastrim i gjyqësorit nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. “Krimi dhe krrupsioni duhet të luftohen menjëherë, duhet vettingu”, ka thënë Kurti. “Vendet e vetme që po kalojnë nëpër vetting për momentin janë Ukraina, Kenia dhe Shqipëria, prej atyre do marrim shembull se si kanë kaluar nëpër këtë proces shumë të ndjeshëm. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë” “Duhet që të bëhet pastrimi i sistemit…
Author: almakos
Tre persona vdiqën dhe të paktën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë më të madhe të listerisë së Spanjës deri më tani, tha sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).Infeksioni, i cili ka shumë të ngjarë shkaku i derrit të prodhuar në jug të vendit, kryesisht ka prekur gratë. Shumica e pacientëve janë nga Andaluzia pasi fabrika e përpunimit të mishit Magrudis ndodhet në Sevilla. Të gjitha produktet e derrit të bëra nga fabrika para 1 majit, u tërhoqën nga raftet. OBSH, megjithatë, paralajmëron për një rritje të mëtejshme të numrit të pacientëve, pasi produktet ‘Magrudis’, të cilat janë shumë…
Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës. Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do e respektojë këto simbole shtetërore. “Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam për që të i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti. “Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se që nga fillimi ka qenë për reciprocitet me Serbinë.Duke folur në Rubikon të KTV-së, Limaj ka thënë se s’ka qenë pro mënyrës së vendosjes së masave si taksa, por është shprehur se e ka përkrahur dhe ka theksuar se nëse ai merr pushtetin, taksa do të mbetet deri kur të pushojnë arsyet. “Kam qenë nga dita e para për reciprocitet dhe jo për masa të tilla, sepse do të dukeshim më keq. Ta përdorim reciprocitetin si instrument legal”, ka thënë ai. “Kur është futur taksa, pas zhvillimeve që ndodhën…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.Zyrtarit amerikan, Vuçiq i ka thënë se vendi i tij do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën. “Vuçiqi gjatë telefonatës, që është vazhdim i takimit të tyre në Nju Jork, ka përsëritur se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një kompromisi të vërtetë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë duke mbështetur interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe për ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”,…
Alsat 2019-09-16T20:20:40+02:00 Për shkak të kryerjeve të ndërhyrjeve teknike në elektro rrjetin e distribuimit, pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Karposhit, Sarajit dhe Gjorçe Petrovit. Pa energji elektrike do të mbesin nga ora 08:30 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Momin Potok, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e fshatrave Gllumovë, Shishevë dhe Matkë dhe nga ora 10:00 deri në orën 14.00 shfrytëzuesit e fshatit Nikishtan dhe një pjesë e fshatit Volkovë. Për shkak të kryerjes së punëve teknike në rrjetin e furnizimit me ujë rruga…
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusla von del Leyen, e mbrojti vendimin e saj për të emëruar në mesin e anëtarëve të rinj të KE-së një zyrtar përgjegjës për, siç thuhet, Mbrojtjen e Mënyrës Evropiane të Jetesës, edhe pse kritikët e cilësuan këtë si slogan të ekstremit të djathtë.Von der Leyen reagoi pasi udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e cilësoi emërimin e ri si “fitore ideologjike”. Von der Leyen postoi në Twitter një pjesë nga Traktati i Lisbonës, i cili thotë se Bashkimi Evropian është i bazuar në vlera që përfshijnë respektimin e dinjitetit…
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa R. Osmani, ka thënë të hënën në Istog, se qeveria e saj do të jetë properëndimore dhe sipas ‘modelit Rugovian’.“Neve na duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet, por të dalë para botës dhe të flasë për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë e suksesshëm duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo politikanët e korruptuar”, ka thënë Osmani. Kandidatja e LDK-së për kryeministre, ka prezantuar para qytetarëve të Istogut modelin e saj qeverisës dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare,…
Alsat 2019-09-16T19:46:58+02:00 Në Kuvendin e RMV-së u formua Iniciativë për një njësi zgjedhore, në të cilën janë përfshirë 12 deputetë nga 10 parti dhe një deputet i pavarur. Grupi, siç informojnë nga Iniciativa, është formuar në takimin në Klubin parlamentar të deputetëve, të mbajtur më 11 shtator të vitit 2019, nga deputetë të cilët angazhohen për model zgjedhor proporcional me një njësi zgjedhore. “Si deputetë nga Iniciativa kërkojmë që të përfshihemi në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, në të cilin jemi të obliguar si shtet pas vërejtjeve të OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Për këtë qëllim, sot me…
Alsat 2019-09-16T19:35:13+02:00 Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr Al-Baghdadi, paralajmëroi në një mesazh audio të lëshuar sot, se operacionet e përditshme të organizatës terroriste po vazhdojnë. Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik Al Furkan i Shtetit Islamik, i cili pretendon se është lëshuar nga lideri i Shtetit Islamik, transmeton Reuters, duke shtuar se nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është adresimi i tij i parë që nga prilli i këtij viti. “Operacionet e përditshme janë duke vazhduar në fronte të ndryshme,” pohoi Al- Baghdadi, duke përmendur disa zona të tilla, si Mali dhe vendet e Mesdheut Lindor.…
Procesi i Brexit-it, apo i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është shndërruar në “makth”, tha kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson.Bettel tha se Johnson ka dështuar të paraqesë ndonjë plan serioz, që do të mundësonte Brexit-in me marrëveshje me BE-në, më 31 tetor. Por, Johnson, i cili e anuloi konferencën për media për shkak të zhurmës së protestuesve në Luksemburg, tha se “është bërë shumë punë” dhe se “letrat janë shpërndarë”. Bettel, në anën tjetër, tha se “zgjidhja e vetme” është marrëveshja ekzistuese për Brexit-in. Kjo marrëveshje është arritur vitin e…
Vijat e kuqe janë pjesë e terminologjisë politike që përdorin zakonisht subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, sa herë që flitet për koalicionet qeverisëse. Meqë Kosova ka një sistem proporcional, partitë politike e pranojnë se subjekti që do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, do të jetë më se i shtrënguar që të krijojë koalicion qeverisës me një apo më shumë parti politike, për të krijuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare në Kuvend.Ish-partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, thonë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë…

