Ardhja e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, po vazhdon teksa vendi gjendet përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 6 tetor. Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë.Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK). Listës së personave të intervistuar nga ky organ i…
Author: almakos
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në qendër të Prishtinës.Bëhet fjalë për dy vetura të cilat u përplasën në semaforët afër Katedrales “Shën Tereza”. Nga ky aksident, raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Izraelitët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e dyta për këtë vit, pas një fushate të mbizotëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe premtimet e tij për zbatimin e një agjende ultranacionaliste të së djathtës ekstreme në këmbim të mandatit të pestë me radhë.I përballur me rrezikun e akuzave për korrupsion dhe duke shpresuar ta vazhdojë qëndrimin në krye të qeverisë, Netanyahu premtoi se do t’i shpallë si pjesë të Izraelit rreth një të treten e territoreve të pushtuara palestineze, nëse ai i fiton këto zgjedhje. Në fushatën e tij, pakica e madhe arabe u paraqit si rrezik për vendin dhe…
Alsat 2019-09-17T08:32:14+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, mot i pazakontë për këtë periudhë të vitit. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 6. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri 14 gradë Celsius ndërsa temperaturat maksimale nga 28 deri 36 gradë Celsius.Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm, temperatura maksimale do të arrijë 35 gradë Celsius. Loading…
Alsat 2019-09-17T08:28:01+02:00 Këshilli i investitorëve të huaj sot do të ketë takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë informojnë se takimi është në drejtim të implementimit të praktikës së mirë për zhvillimin e dialogut publiko-privat midis bartësve më të lartë të pushtetit dhe investitorëve të huaj në vend dhe mundësimin e diskutimit të përbashkët lidhur me mundësitë për krijimin e rrethimit stabil dhe të parashikueshëm afarist. Loading…
Një familje delfinësh, të rrethuar nga peshkatarët, afrohen kohë më kokë me njeri-tjetrin para se të goditen për vdekje.Pamjet e veçanta u morën në Taixhi, Japoni, ku gjuetia e delfinëve vazhdon sërish në masë. Faqja “Projekti Delfin”, e cila merret me mbrojtjen e tyre, shpjegon se delfinët e kuptuan fatin e tyre pasi u hodhën rrjetat, dhe të lodhur e të rraskapitur, u mblodhën kokë më kokë si për të mbështetur njëri-tjetrin. Nëna e familjes patriarkale shihej të bënte rrathë e të fërkohej me radhë pas pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata ishin shtyrë prej orësh drejt cekëtirës, ku peshkatarët…
Alsat 2019-09-17T08:19:03+02:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Në rend dite të seancës janë Propozim – ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë në lexim të parë dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për ndjekjen e parimit të përfaqësimit përkatës dhe të drejtë për vitin 2018. Loading…
Bursat europiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmit me dron mbi impiantet saudite të naftës, që shkaktoi tensione të reja diplomatike.Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, gjë që pakësoi papritur furnizimin e botës me arin e zi dhe që ripërtëriti tensionet mes SHBA-së dhe Iranit. “Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque. “Është një përzierje situatash që…
Alsat 2019-09-17T08:03:11+02:00 Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tusk do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë pres konferencë e përbashkët e Zaevit me Tuskun në ora 12:15 në Qeveri. Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor. Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel. Loading…
Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës. Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut. Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë…
Mbi 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit, janë pranuar deri më tani në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi Valmir EleziElezi për Gazetën Metro ka thënë se deri tanë janë pranuar rreth 42 mijë aplikime, por që numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve. “42 mijë aplikacione per të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora. Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve. 42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv…
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe kandidati për deputet, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se aktualisht kjo lëvizje është në fazën përgatitore dhe të mobilizimit të strukturave të organizatës dhe të anëtarësisë që në fushatë të hyjë sa më e përgatitur.Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky mobilizim i lëvizjes po pritet me frymën e fitores kudo që po shkojnë dhe të kushdo që po e takojnë. Selimi ka deklaruar se Vetëvendosje do të fitojë sepse këtë e duan qytetarët. Sipas tij, qytetarët e duan ndryshimin dhe Albinin kryeministër. “Pritjet…

