Author: almakos

Koreja e Veriut kërkon bisedime mbi programin e saj bërthamor, por të kushtëzuara nga garancia amerikane, njoftoi sot Pheniani.Ditë pasi Pheniani tha se ishte gati për bisedime të reja me SHBA-në, një deklaratë nga Ministria e Jashtme tregoi se bisedimet që do të vijonin do të ishin vendimtare për rrugën e ardhshme të dialogut mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut. “Diskutimi i heqjes së armëve bërthamore mund bëhet i mundur kur kërcënimet dhe pengesat që rrezikojnë sigurinë e sistemit tonë dhe pengojnë zhvillimin tonë të jenë hequr pa pasur dyshime”, thuhet në deklaratën e Phenianit. Sipas kësaj deklarate, për disa…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka krahasuar nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.Pacolli, i cili mban postet e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të zëvendëskryeministrit në qeverinë në largim të Ramush Haradinajt, i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Hoxhajt për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga disa shtete të tjera. Hoxhaj, zëvendëskryeministër në largim, kishte paralajmëruar ditë më parë se 10 shtete tjera mund ta tërheqin njohjen e Kosovës. E, deklaratat e Hoxhajt i kanë penguar shumë Pacollit. “Mu duk sikur e dëgjoja Daçiqin”, ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Pacolli ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me miqtë tanë ndërkomëbtarë, specifikisht me ShBA’në. “Marrëdhëniet tona nuk janë aty ku ish dashur të jenë”, ka thënë Pacolli. “Ekziston një letër që është dërguar nga ShBA në adresën tonë, ku thuhet se nëse nuk veprojmë në harmoni me ta, mbështetja do të venitet” “Arritja e kontratës Serbi-Kosovë është hapje e rrugës për antarësim në oragnizata ndërkomëbtare. Aty thuet se ju po tregoni që miqësia jonë nuk vlen dhe ju…

Lexo më Shumë

Erold Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj njëherit kandidat për deputet, ka folur lidhur  me deklarimet që i ka bërë sonte në emsionin Pressing në T7, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me tri figurat më të këqija të historisë shqiptare.Belegu në një status në Facebook ka thënë se Albin Kurti në deklarimin e tij nuk e ka përmendur Enver Hoxhen si figurë të keqe shqiptare. “Iu deshën 5 minuta për të menduar e për t’i thënë tri figurat më të këqija të historisë shqiptare dhe as ato nuk i mjaftuan Albinit për t’iu kujtuar e për ta përmendur diktatorin…

Lexo më Shumë

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Pacolli ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për planin e tij ekonomik. Ai thotë se as 2% e planit të tij ekonomik nuk është zbatuar. Kjo qoftë për shkak të pengesave të caktuar, qoftë për shkak të mungesës së vullnetit. Tutje thotë se premtimet e disa politikanëve janë jo të sinqerta. “Ende flasin për hapje të minierave sikur të ishin vitet e 80’ta. Atëherë ishte kohë tjetër”, thotë Pacolli. “Tani është koha e ekonomisë liberale ku shteti duhet të i plotësojë kushtet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka paralajmëruar një takim me ministra të qeverisë së tij, për të vendosur përfundimisht nëse vendi i tij do ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.Babish ka thënë se dëshiron të adresojë çështjen e njohjes së Kosovës me ministrin e Jashtëm, Tomas Petricek dhe me atë të Brendshëm, Jan Hamacek. Paralajmërimi i Babishit vjen pas një takimi të rregullt që ai e zhvilloi me presidentin e Çekisë, Milosh Zeman. Ishte pikërisht Zeman, i cili javën e kaluar tha se do të shohë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës mund të tërhiqet.…

Lexo më Shumë

Nesër do të bëhet tërheqja e shortit renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 6 tetorit.Shorti tërhiqet nga ora 16:00 në ndërtesën e Komisionit Qendror Zgjedhor. KQZ ka marrë vendim që të gjitha partitë të kenë numër rendor përmbi 110, në mënyrë që asnjë deputet të mos ketë përparësi. Në të kaluarën është vërtetuar se çdo deputet, numri në listë zgjedhore i të cilit përkonte me numrin e partisë, merrtë më shumë vota se që parashihej. /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka folur për opozitën që do ta priste, në rast se ai do të zgjidhej kryeministër.Kurti është pyetur nga analisti Rron Gjinovci, nëse ai do t’i frikësohej një opozitarizmi që do ta bënin bashkë Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj. “Po le të bëhen bashkë. Edhe ashtu bashkë janë, por s’ka gjë prej asaj pune”, ka thënë Kurti. Ai tutje thotë se me të në krye të Qeverisë nuk do të ketë nevojë për protesta, sic ka organizuar Vetëvendosje vite më parë, e as nuk do të ketë…

Lexo më Shumë

Bursat europiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmit me dron mbi impiantet saudite të naftës, që shkaktoi tensione të reja diplomatike.Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, gjë që pakësoi papritur furnizimin e botës me arin e zi dhe që ripërtëriti tensionet mes SHBA-së dhe Iranit. “Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque. “Është një përzierje situatash që…

Lexo më Shumë

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, policit të Kosovës që u vra 12 vite më parë, ka folur pasi është dhënë dënimi për herë të dytë nga Gjykata në Prishtinë për Enver Sekiraqën për shkak të ‘nxitjes së vrasjes’.Autorët e vrasjes së djalit të tij, Riza i ka quajtur kriminelë, duke thënë se dënimi duhet të jetë shembull. “Të jetë dënimi shembull, që kriminelët të mos kryejnë kurrë krime”. “Nuk u jam përzier gjykatave dhe nuk kam pas pasur arsye t’ju përzihem, unë besoj se dënimi ka mundur të jetë më kapital”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës. Ai është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantët e kësaj partie në Gjakovë, shprehi bindjen se nëse diku në Kosovë duhet të frymojësocialdemokarcia, kjo është në Gjakovë.Ai tha se edhe angazhimi i kësaj partie në qeverisjen e ardhshme, është për pako sociale, sigurim shëndetësor, shtesat për fëmijë, për reforma pensionale, ligji për lehonitë për mbrojtjen e grave vetushqyese. Po ashtu sipas tij, bujqësia dhe industria e Gjakovës duhet të kthehen në promotor të zhvillimit të vendit. “Pakoja sociale është një ndër prioritet e mija, duke filluar nga sigurimi social…

Lexo më Shumë

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional i Reformës Shtetërore dhe bashkëpunëtor i kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se komunat e Kosovës kurrë nuk kanë pasur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn.“Kam pas nderin të konstruktoj e koordinoj Këshillin Konsultativ Qeveri-Komuna; e të njëjtën kohë të fuqizoj komponentin e koordinimit me partnerët zhvillimorë. Vendimet tashmë janë të njohura, e me krenari e them se nuk ka komunë që ka gjetur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Ai tutje në këtë postim ka numëruar edhe vendimet që janë marrë…

Lexo më Shumë