Nënkryetari i Partisë Popullore dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Zdravko Ponosh, tha sot se presidenti Aleksandar Vuçiq qëndron prapa eksportit të armëve nga Serbia në Arabinë Saudite, të cilat përmes ndërmjetësit përfunduan në Jemen.“Jemeni është një shtet nën embargon e armëve dhe nuk duhet bërë atë që bënë autoritetet serbe”, tha Ponosh në një deklaratë të shkruar. Ai theksoi se gjërat që po bëjnë autoritetet serbe janë duke vënë në pyetje nëse e sjellin Serbinë në nivelin e një prej emirateve të Emiratet e Bashkuara Arabe. “A është Vuçiq një emir, a do…
Author: almakos
Alsat 2019-09-17T13:02:20+02:00 “Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj”, kështu u shpreh kreu i Këshillit të Evropës, Donald Tusk gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Tusk me këtë raste përkujtoi në Marrëveshjen e Prespës, ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe tejkalimin e krizës politike në vend. “Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor, se vendi i juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste nga ju për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Kjo është edhe më tej…
Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e koalicionit me LDK-në pas zgjedhjeve duke thënë se nuk janë të kundërt me këtë parti, por ka dallime mes tyre“Nuk mendoj që jemi të kundërt me LDK-në, por nuk e mohoj se kemi dallime. Negociatat nuk do të jenë të lehta, por është e rëndësishme diferenca mes neve dhe atyre duhet të pritet verdikti i qytetarëve”, tha Kurti. Kurti ka thënë se kur ta marrin mandatin do të duhet të fusin duart në baltë pasi e kanë lënë Kosovën në baltë Qeveritë e…
Alsat 2019-09-17T12:35:39+02:00 “Sot kemi nder që ta presim mikun tone kreun e këshillit të Evropës z. Donald Tusk I cili asnjëherë nuk ndaloi duke mbështetur rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së. Shpresojmë që këtë interes të përbashkët ta kurorëzojmë në tetor. Pas 10 rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe rezultatet që arritëm, gjithnjë e më shumë jemi të bindur që t’i sfidojmë të gjitha pengesat për fillim të negociatave”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër sipas të cilit rasti “Reket” paraqet test për institucionet e drejtësisë në vend. Loading…
Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Hassan Rouhani, ka cituar Kuranin, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.Duke folur lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putin ka thënë se turqët duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut. “Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar. Kjo deklaratë e…
Zyrtarët policorë në Afganistan kanë njoftuar se së paku gjashtë persona janë vrarë nga një shpërthim që ndodhi në qendër të kryeqytetit të këtij shteti, Kabul.Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm të përgjakshëm. “Jemi duke zhvilluar hetime nëse ka qenë sulm vetëvrasës apo nëse një bombë magnetike është vendosur në një motoçikletë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi. Në një incident tjetër, 24 persona u vranë në një shpërthim gjatë fushatës zgjedhore të presidentit afgan, Ashraf Ghani. Komandantët talibanë janë zotuar se do t’i shtojnë përleshjet me forcat afgane për ta…
Alsat 2019-09-17T12:10:25+02:00 Zvogëlim i përqindjes së shqiptarëve në institucione?! Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike në administratën shtetërore dhe publike në Maqedoninë e Veriut, e që është i garantuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit po anashkalohet nga kjo qeveri. Duke marrë parasysh shumën totale të të punësuarve për vitin 2018, gjendja e komuniteteve etnike është si në vijim: maqedonasit – 76.1%, shqiptarët – 17.4%, turqit – 0.6%, romët – 0.8%, serbët – 1.8%, vllahët – 2.2%, boshnjakët – 0.8% dhe 0.4% të tjerë. Nëse analizojmë përfaqësimin e drejt dhe të barabartë të shqiptarëve do…
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidat për kryeministër ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, derisa, ka shtuar se kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk mund ta udhëheqë dialogun, pasi që sipas Kurtit e njejta pas zgjedhjeve do të jetë kryeparlamentare.Kurti fillimisht ka thënë se duhet të formoht një komision që i vlerëson 33 marrëveshjet e arritura në mes të dy shteteve. Duke folur tutje për LDK-në, tha se nuk kanë qenë të gatshme për bashkëpunim nga frika që kanë ndaj PDK-së. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Unë besoj që kanë qenë të interesuar por s’kanë qenë të…
Alsat 2019-09-17T12:02:09+02:00 Në dalje të Kumanovës gjatë ditës së sotme është shkaktuar një aksident trafiku, me çrrastë një kamion dhe një veturë golf kanë rënë në një kanal, ku po kryheshin punë ndërtimore. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm është shkaktuar dëm material. Loading…
Një shpërthim afër një tubimi zgjedhor, në të cilin po merrte pjesë edhe presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka lënë të vrarë së paku 24 persona, ndërsa 31 të tjerë kanë pësuar lëndime. Presidenti nuk është në mesin e të lënduarve.Ghani pritej të mbante fjalim në Charikar, kryeqytet i provincës Parëan, e cila shtrihet në pjesën veriore të Kabulit, kur ndodhi sulmi nga militantët. “Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë dhe duket që shumica e viktimave janë civilë. Autoambulancat janë ende në vendin e shpërthimit dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha Abdul Qasim Sangin, kryetar i…
Dy roje pylli janë arrestuar në Deçan, pasi duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë lejuar të dyshuarit të kryejnë vjedhje të pyllit.Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë roje, të cilët kanë lejuar të dyshuarit të kryejnë vjedhje të pyllit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3.. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit…

