Author: almakos

Alsat 2019-09-17T15:04:16+02:00 Derisa Qeveria nuk i ka kthyer përgjigje opozitës për kundërshtimet që kjo e fundit i bëri tekstit të Ligjit mbi Prokurorinë Publike, VMRO-DPMNE-ja sot ka propozuar formimin e një Komisioni anketues për mbikëqyrjen e punës së PSP-së. Sipas tyre, komisioni duhet të konstatojë atë që thuhet në raportin e Këshilli të Prokurorëve Publik, punën jo profesionale, jo ligjore dhe të pandërgjegjshme të Speciales si institucion. Opozita kërkon që ta propozojë kreun e komisionit, ndërsa kërkon nga subjektet tjera të përfshihen në proces. Mënyra e punës materiale dhe financiare, respektimi i procedurave ligjore dhe rregulloret e brendshme të PSP-së,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-17T14:57:33+02:00 Edhe pse kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski në fillim të muajit, më saktë më 6 shtator paralajmëroi se është çështje dite kur do të fillojë rrënimi i ndërtimeve ilegale në këtë qytet, një gjë e tillë nuk ndodhi. Sot ai deklaroi se bëhet fjalë për proces që do të zgjasë një deri dy vite. Bëhet fjalë për ndërtime të ndryshme, duke filluar nga objekte hotelierike, tarraca të restoranteve rreth bregut si dhe objekte të tjera. Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për problem që është grumbulluar me dekada dhe nuk mundemi me një aksion, për tre apo…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-17T14:51:44+02:00 “Tingujt e Çarshisë” është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të. Por, gjysma e buxhetit të këtij manifestimi të ndarë për artistët, do të shkoj për yjet e estradës shqiptare jashtë kufijve. Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini thotë se nuk kanë lënë anësh as artistët fillestarë të vendit, por koston e lartë të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri e arsyeton me renometë e tyre botërore. Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditëve.…

Lexo më Shumë

Aleksander Vuçiq tashmë ka filluar të ndjejë revanshin e partive opozitare për zgjedhjet që do të mbahen në prill të 2020-ës. Këtë herë Vuçiq ka përdorur çështjen e Kosovës për t’u lavdëruar karshi liderëve të opozitës në Serbi të cilët janë duke e kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.Kreu i shtetit serb thotë se ai është i vetmi që bashkë me Dobrica Çosiqin dhe Zoran Xhiqnqin kanë propozuar plane për Kosovën. “Më thoni një plan të kundërshtarëve të mi politik, përveç atij që ata janë kundër gjithçkaje”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, shkruan B92, transmeton Gazeta Express. Megjithatë…

Lexo më Shumë

Një mesues nga fshati Greme e Komunës së Ferizaj shihet duke e rrahur në orë të mësimit një nxënës me shuplaka.Në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Express, një lexues ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shkollën fillore “Enver Topalli” në këtë fshat. Sipas këtij lexuesi, profesori me inicialet XH.T vazhdimisht ushtron dhunë fizike ndaj nxënësve. Më poshtë video:

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-17T14:30:59+02:00 Sindikata e të punësuarve në organet e gjyqësorit përshëndet rritjen e pagës për 5% të të punësuarve në administratën publike por theksojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Nga SPOGJ thonë se rritja kaq e ulët e pagave për referentët, pa e llogaritur shtesën për rrogë dhe ushqim do të jetë 11.747 denarë, ndërsa për referentët e lartë 12.300 denarë. Sekretari i përgjithshëm i SPOGJ, Trpe Deanoski tha se kjo i shtyn të punësuarit që të japin dorëheqje nga puna dhe të regjistrohen për ndihma sociale, pasi për një familje prej 4 anëtarë ajo është 12 mijë denarë.…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave, kanë dënuar punësimet që po bëhen në kohë të fushate, duke i quajtur të njejtat të paligjshme. Për këtë LDK fajëson qeverinë në largim, raporton Gazeta Express.Kjo sipas Lidhjes Demokratik tregon se po bëhen për qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “Publikimet në media për rritje enorme të numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese, që të aktivizohen për të penguar abuzimin me taksat e qytetarëve.Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe…

Lexo më Shumë

Para një orë në Klinë ka ndodhur një aksident ku dyshohet se treni ka goditur për vdekje një vajzë të mitur.Dëshmitarët kanë thënë se vajza dyshohet se ka vdekur në vendin e ngjarjës, ndërsa policia nuk kanë arritur ende ta konfirmojnë këtë, shkruan Magazina.al Tani në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës të cilët po hetojnë rastin.

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet në koalicionin AAK-PSD, Visar Ymeri ka reaguar lidhur me presioniet që po iu bëhen serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, raporton Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Ymeri ka shkruar se presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik. “Kjo ndërsymje e ndërhyrje e Beogradit zyrtar e dëshmon edhe më shumë se kishim të drejtë, ne deputetët e…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, thotë se ua ka marrë AAK’së dhe NISMA’s disa anëtarë.Partisë së Ramush Haradinajt thotë se ia ka marrë Tauta Aruçin-Shartarin dhe Basri Menxhiqin, asamblistë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë. Ndërkohë ish-bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limajt, ia ka marrë Sadik Sallaukën, Urim Krasniqin dhe Asllan Shalën, anëtarë e themelues të degës së NISMA-s në Prizren. Në këtë njoftim të tij, Veseli e përmend edhe luftën kundërr korrupsionit dhe nepotizimit, si një domosdoshmëri që është në interes të qytetarëve. Njoftimi i plotë i Veselit: Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por…

Lexo më Shumë

49-vjeçarja Stacey Yepes po kthehej me veturë në shtëpi pas punës kur papritmas filloi të humbasë kontrollin e automjetit.Ajo e kuptoi se ishte një gjendje para goditjes në tru,  kështu që vendosi të përdorë celularin e saj për të regjistruar simptomat e saj  dhe për të ndihmuar të tjerët që ta kuptonin atë që ndodhë para një sulmi në tru dhe të kërkojnë sa më shpejt që të jetë e mundshme Minor stroke captured on video: Watch as it happens

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-17T13:16:13+02:00 Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar propozim-vendim për formimin e një Komisioni Anketues, i cili do të përcaktoj shkeljen e ligjit gjatë punës së PSP-së, për veprat penale që dalin nga përgjimet. “Komisioni duhet të përcaktoj mënyrën e punës në aspekt material dhe financiar, si dhe punësimet. Kryetari dhe nënkryetari I Komisionit do të zgjidhen nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Në komision do të ftohen ekspert dhe dëshmitarë të cilët do të flasin për punën e PSP-së”, thuhet në propozim vendimin e VMRO-DPMNE-së. Loading…

Lexo më Shumë