Nga Studio e “Pressing” të T7 mbrëmë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili po kandidon për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka tentuar ta shpotis drejtuesin e Emisionit “DPT te Fidani”, ku kohë më parë ka qenë mysafir një zyrtar tjetër i VV’së, Glauk Konjufca, nga ku i kishte dërguar porosi të forta LDK’së për cështjen e koalicionit parazgjedhor. Kurti ka thënë se DPT te Fidani është emision humoristik. E kjo e ka nxitur reagimin e Jupollit, i cili në emisionin që e drejton ka thënë se dallimi ndërmjet Thacit e Kurtit është “2 – 3 libra më…
Author: almakos
Sistemi i drejtësisë po zë vend kyç në para fushatën zgjedhore që tashmë kanë filluar liderët e partitë politike. I ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, lideri i VV-së, Albin Kurti, partia e të cilit tash e një kohë është duke e quajtur ‘lepur’ kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin ka thënë se do të punojnë që ta shkarkojnë atë nëse vijnë në pushtet. Të njëjtin Kurti e ka quajtur basketbollist. Gjatë ditës kryeprokurori Lumezi iu ka përgjigjur kreut të VV-së, në një deklaratë për Gazetën Express.Albin Kurti në Pressing derisa ka folur për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga…
Katër vajza janë përfshirë në një konflikt fizik në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.Ngjarja ka ndodhur ditëm e djeshme ndërsa një nga vajzat shihet teksa përdorë shenjën e parkingut për ta goditur vajzën tjetër. Përleshja ka ndodhur pranë Gjykatës në rrugën “Zija Shemsiu.
Diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje e Ldhjes Demokratike të Kosovës për pozitën e kryeministrit kanë vazhduar edhe të martën në qytetin e Gjilanit.Kandidatët e këtyre dy partive në emsionin “Frontal” janë përplasur me njëri tjetrin për këtë çështje. Arbëresha Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se posti i kryeministrit i takon Albin Kurtit, derisa ka thënë se Vjosa Osmani është kandidate e denjë për kryetarë të kuvendit. “Vjosa Osmani do të bëhet kryetare e kuvendit e Albini kryeministër, ky post i përshtatet Vjosës”, ka thënë Kryeziu. E ashpër i ka reaguar kandidati i LDK-së, Faton Bislmi, sipas tij LVV nuk ja…
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Agushi i cili vjen nga qyteti i Gjilanit në emisionin “Frontal” ka thënë se kandidaturën e tij në zgjedhjet e kaluara e patën sabotuar disa klane brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti në të cilën ishte më herët Agushi.“Po kam qenë edhe në zgjedhjet e kaluara kandidat, por kom pas sabotim brenda LDK-së”, ka thënë Agushi. Më tej ai ka thënë se kandidatja e ish partisë së tij, Vjosa Osmani nuk ka autoritet në LDK. Pasi e përzgjedhën për kandidate për kryeministre, u kanë dasht që Vjosa të bëhet…
Një motoçikletë është djegur e tëra në dalje të Prishtinës.Në lagjen Çagllavica të Prishtinës gjatë pasdites në rrugë është parë një motoçikletë në flakë. Një video që ka ardhur në adresë të Gazetës Express motoçikleta shihet e djegur, ndërsa nuk dihet nëse automjeti ka qenë në lëvizje.
KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës në dy ditët e ardhshme.KEDS përmes një njoftimi për media ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të rrymës në dy ditët e ardhshme. Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet: 18.09.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. Në NS 35/10kV Besi do të ndërprehet: Dalja 10 kV Prugovci( Kodi:10013012) prej orës 11:00-14:00 Vendet: Barilevë Lecët,Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit,…
Pak minuta më parë është tërhequr në KQZ shorti për numrat që do t’i mbajnë partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.Menjëherë partitë politike kanë filluar që nëpër rrjete sociale t’i bëjnë të ditur numrat që iu kanë rënë derisa, nga Vetëvendosje e PDK të njëjtat i kanë lidhur edhe me data e numra telefoni. Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, aty ku publikuan edhe numrin që iu ra në zgjedhje 126, kanë shkruar se ky numër lidhet fillimisht me datën e çlirimit të Kosovës, pra 12 qershorit. [embedded content] Tutje, me 12 qershor është…
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti bashkë me aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, po qëndron në Suedi, me ftesë të Rrjeti Shqiptaro – Suedez Svensk-Albanska Nätverket dhe Gratë Shqiptare Föreningen SAB në Suedi.Në përpjekjen e saj të pareshtur për ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, Rushiti do të mbajë një fjalim në Parlamentin suedez. “Përtej shpalosjes së krimeve të dhunimit dhe historive të pathëna të të mbijetuarve, ky fjalim do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimit të opinionit publik ndërkombëtar…
Është tërhequr shorti për numrat e partive politike në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, raporton Express.Në shortin që është tërhequr në KQZ janë përcaktuar edhe numrat që secila parti dhe koalicionet do t’i bartin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Lista e plotë dhe numrat e partive në këto zgjedhje: Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë numrin 113 Partia Demokratike e Kosovës kanë numrin 112 PZG kanë numrin 117 Partia Liberale Egjiptiane 111 KNRP kanë numrin 130 Koalicioni AAK-PSD kanë numrin 119 Kandidat i pavarur Esmir Kasi kanë numrin 132 Partia Euroatlantike e Kosovës kanë numrin 129…
Familja e Isa Sejdiut, 38 vjeç, nga Vushtrria ende nuk po e di se përse iu vra djali. Edhe një vit pas ngjarjes tragjike, institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur ta zbulojnë arsyen e vrasjes së Isës. Ai të martën e katër shtatorit të vitit 2018 u qëllua për vdekje me dy plumba nga kolegu i tij i punës Valon Ibërdemaj brenda ndërtesës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Gazeta Express mëson se i dyshuari për këtë vrasje Valon Ibërdemaj kishte qenë agjent në AKI. Për këtë rast tashmë ka filluar gjykimi. Seanca e dytë do të mbahet me…
Alsat 2019-09-17T16:11:20+02:00 Sa kanë interes partitë politike për të pasur një organ të pavarur gjyqësor i cili do t’i ndjekë penalisht gjatë kohës që janë në pushtet, por edhe më pas? Të ftuarit në emisionin “200” në Alsat njëzëri thanë se një institucion i tillë duhet të ekzistojë, por që zgjidhjet nuk duhet të kërkohen brenda natës, por përkundrazi një zgjidhje me përvoja krahasuese. Sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, negociatat midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë jolegjitime, sepse ato përfshijnë persona që vetë janë pjesë e hetimit të PSP-së. Unë nuk mund t’i ndjek partitë politike. Për çdo ditë dalin me vendime.…

