Author: almakos

Sipas rezultateve të anketës dalëse (Exit Poll), blloku i djathtë i kryesuar nga partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti numrin prej 61 deputetëve të nevojshëm për të formuar qeverinë e koalicionit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot në Izrael.Sipas anketës dalëse të transmetuesit publik izraelit KAN, blloku i djathtë nën kryesimin e partisë Likud ka arritur të sigurojë vetëm 56 deputetë. Ndërkaq, aleanca Blu-Bardhë, e udhëhequr nga ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Benny Gantz, dhe blloku i partive të majta, siguruan 43 deputetë, transmeton AA: Partia e “Izraeli Shtëpia Jonë” e ish-ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman, i…

Lexo më Shumë

Të paktën 10.000 akte të pretenduara të dhunës policore nuk raportohen çdo vit në Gjermani, vlerësoi një studim i ri i paraqitur sot.Sipas studimit të specialistëve në universitetin e Ruhr Bochumit, për secilin rast të dyshuar, të paktën pesë të tjerë nuk raportohen. Ky është hulumtimi i parë për dhunën e paligjshme të policisë në Gjermani. Rreth 3.400 viktima të supozuara ndaj dhunës së paligjshme të policisë dhanë informacione për studimin që ende vazhdon. Sipas statistikave zyrtare, prokurorët hetojnë rreth 4 000 oficerë policie çdo vit, ku ka mbi 2.000 raste të dyshuara. Profesori i universitetit të Ruhr Bochumit, Tobias…

Lexo më Shumë

Një person nga Oregoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fituar 4.6 milionë dollarë në llotarinë e shtetit. Stu MacDondald blenë një tiketë nga Megabucks çdo javë dhe çdo herë gruaja e tij i uron fat, por herën e vetme që ajo harroi ai fitoi.“Jam njeri shumë me fat. Kam mbijetuar dy herë kancerin dhe ja ku jam. Është e mahnitshme”, thotë MacDonald. MacDonald ka blerë biletën me 7 shtator dhe do të pranojë një përqind bonus të 46 mijë dollarëve. Fitimi i lotarisë është ndoshta më e rrallë se sa mposhtja e kancerit dy herë. Një jackpot ka…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit PSD-AAK, Dukagjin Gorani, ishte i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Gorani ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. “Nuk duhet të llogaritim në mirëkuptim nga bota”, ka thënë Gorani. “Duhet të gjejmë mënryën se si të mirremi vesh me armiqtë tonë ashtu siç presin nga ne Gjermania, Franca e aleatët tjerë. Gjermania dhe Franca janë marrë vesh me kohë mes vete dhe jetojnë në harmoni. Duhet të shohim përpara. Si vend i vogël llogarisim në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se po të bëhej koalicioni parazgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këto dy subjekte bashkë do të fitonin 70 deputetë.“Nëse do të bënim koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i kishim 70 deputetë sepse qytetarët e kishin kuptuar se po vjen një frymë e re. E vetmja parti që e çon PDK-në në opozitë është Vetëvendosja”, ka thënë ai, duke shtuar më tej se “secila parti që del e para, në thonjëza, nuk do ta lë PDK-në në opozitë. S’munden ata të qeverisin me neve e ta…

Lexo më Shumë

Ka 10 vjet që një aparat i dhuruar, i cili bën diagnostikimin e hershëm të leukemisë te fëmijët, asnjëherë nuk është shfrytëzuar nga stafi i repartit të Hematologjisë të Klinikës së Pediatrisë të QKUK-së.Dy arsyet që e kanë lënë jashtë përdorimit këtë aparat, janë: mungesa e stafit të trajnuar që do të punonte me të dhe mungesa e reagensëve, raporton KTV. Aktualisht, analizat e fëmijëve, ky institucion i dërgon në Graz të Austrisë për diagnostikim të kësaj sëmundjeje dhe përveç pagesës që e bëjnë shoqatat, duhet të pritet më gjatë për rezultate. Ndërsa, nëse ky aparat do të funksiononte, analizat…

Lexo më Shumë

Një grua ka përjetuar një histori krejt të pabesueshme. Ndoshta mund ta kishte harruar se e ka pasur ndonjëherë, por ajo gjeti kuletën e saj 31 vite pasi ia kishin vjedhur. Pasi e hapi, ajo zbuloi se të gjithë sendet personale ishin brenda, përveç parave.Kanë qenë disa punëtorë ndërtimi ata që kanë arritur të gjejnë kuletën e gruas në Winterthur. Në një bosht ventilimi, ata gjetën aksidentalisht një kuletë, e cila duket se kishte qëndruar atje për një kohë të gjatë. Kuleta kishte  brenda jo vetëm kartat e kreditit me logot e vjetëruara dhe një kartë kursimi, por edhe dy…

Lexo më Shumë

Sonte gjatë emisionit Pressing Zgjedhor në T7, shikuesit kanë pasur mundësi të votojnë edhe në sondazh. Pyetja ka qenë se si e kanë vlerësuar ata paraqitjen e Albin Kurtit në intervistën e mbrëmshme në T7?Kështu kanë votuar shikuesit në sondazin online që ishte në Gazetën Express: Ndërsa këto janë rezultatet e sondazhit online në Pressing: /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Me slloganin “Bashkë për shtetin”, kandidati i nominuar për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj sot pasdite është takuar me struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në Shtime, i cili shpalosi programin qeverisës për zgjedhjet nacionale dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet 6 tetor.Limaj ftoi qytetarët e kësaj komune që t’i mbështesin kandidatët e kësaj zone, sepse siç tha ai, asnjë prej tyre kurrë nuk do të votojë kundër interesave të vendit. “Po futemi në një moment të rëndësishëm të këtij procesi zgjedhor, i cili ka me përcaktuar qartë kahen e vendit tonë për disa vite, ose për…

Lexo më Shumë

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka takuar drejtuesit e forumeve të ndryshme të AKR-së në Gjilan, duke përfshirë gratë, të rinjtë, këshilltarët komunal, drejtorë dhe aktivistë.Ai tha se Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së. “Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së. Kjo bindje mu forcua kur takova drejtuesit e forumeve të ndryshme të AKR-së, gratë, të rinjtë, këshilltarët komunal, drejtorë dhe aktivistë. AKR ka bërë shumë për Gjilanin gjatë kësaj periudhe të shkurtër, duke siguruar investime në sektorin e ujërave siç është penda e Perlepnices, në sektorin e teknologjisë informative në shumë shkolla…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për kohën sa ishte deputet. Ai kishte qenë pjesë e listës zgjedhore të Nismës nga ku edhe fitoi postin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mirëpo ai e mohon se ka qenë ndonjëherë pjesë e këtij subjekti politik. “Kurrë nuk kam qenë anëtar i Nismës”, ka deklaruar Zeka. “Atje kam shkuar vetëm për hatër të Jakup Krasniqit. Mirëpo dua të them se gjatë kohës kur kam qenë deputet isha opozitë më e madhe ndaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për pozitën e partisë së tij në këto zgjedhje . “Ne qëndrojmë më larg se koalicioni i AKR’së me Nismën”, ka thënë Zeka. “I kanë bërë sondazhet partitë e mëdha të cilat na kanë dhënë këto informacione. Po ashtu edhe sondazhet e ndërkombëtarëve na vënë përpara tyre dhe na kanë thënë ne se kemi diku 8.5%. nuk do arrijmë nivelin e PDK, LDK apo Lëvizjes Vetëvendosje, por në tabelë Nisma dhe AKR nuk e kalojnë pragun”…

Lexo më Shumë