Author: almakos

Alsat 2019-09-18T09:24:10+02:00 Në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seanca e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive dhe Komisionit Legjislativ. Në rend të ditës të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive janë propozim ligji për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në leximin e parë dhe raporti vjetor i Prokurori Publik për të monitoruar zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë në vitin 2018. E vetmja pikë në agjendën e seancës së Komisionit Legjislativ do të jetë debati për propozim ligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, në leximin e parë.…

Lexo më Shumë

Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael tregojnë se gara mes dy partive më të mëdha është shumë e ngushtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka publikuar rezultatet përfundimtare.Partia e kryeministrit të deritashëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet t’i fitojë 30 deri 33 ulëse në kuvend, ndërsa partia më e madhe opozitare e politikanit Benny Gantz, pritet t’i marrë rreth 32 deri 34 ulëse. Për ta fituar të drejtën e formimit të qeverisë pa koalicion, një parti duhet t’i ketë së paku 61 ulëse. Sipas rezultateve preliminare, asnjëra parti nuk e ka arritur një gjë të…

Lexo më Shumë

Fjalori “Merriam-Webster”, i cili është fjalori më i vjetër i gjuhës angleze në Shtetet e Bashkuara, e ka njohur zyrtarisht përdorimin e përemrit vetor “they” (ata/ato) në numrin njëjës në vend të përemrave “he” (ai) dhe “she” (ajo). Përpos këtij ndryshimi, në fjalor janë shtuar edhe 532 fjalë të reja.Njohja e përdorimit të përemrit të shumësit si përfaqësues i numrit njëjës, pa dallim gjinie gramatikore, vjen pas rritjes së popullaritetit të përdorimit të tij në këtë kontekst. Përemri “they” përdoret në numrin njëjës zakonisht për njerëzit që nuk identifikohen as si meshkuj, as si femra. Megjithatë, disa kanë thënë se…

Lexo më Shumë

Një burrë dyshohet të ketë hedhur qëllimisht në erë shtëpinë e tij pikërisht në ditën kur i martohej një nga vajzat.Sipas raportimeve, John Evans, baba i tre fëmijëve e ka hedhur shtëpinë në erë me qëllim që t’i merrte jetën vetes. Hetuesit nisën të hetonin një shtpërthim që kishte ndodhur në një shtëpi në Edgewood, Pennsylvania, më 14 shtator. Shërbimet e emergjencës thonë se shtëpia u rrënua ndërsa një tjetër ndërtesë aty afër mbeti e dëmtuar. Më pas, në rrënojat e shtëpisë u gjet edhe trupi i pronarit. Hetuesit më pas nisën të investigonin shkakun e shpërthimit dhe filluan të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T08:36:51+02:00 Në organizim të zyrës së Avokatit të Popullit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, sot dhe nesër në Veles do të mbahet punëtori dyditore në të cilën do të diskutohet për kompetencën e re të Institucionit-miq të gjykatës. Në punëtori do të shqyrtohet mënyra e veprimit në rastet kur Avokati i popullit vepron si mik i gjykatës, mënyrat e përgatitjes së parashtresave, ndërsa përvojat në pikëpamje të funksionimit të këtij mandati në zyrat e Avokatit të Popullit në Slloveni dhe Kroaci do t’i bartin përfaqësuesit e këtyre zyrave, Miha Horvat dhe Tena Shimonoviq Einvolter. Loading…

Lexo më Shumë

Një video e frikshme është bërë virale në media.Në të shihet një automjet që goditet dy herë nga rrufeja teksa është në lëvizje në autostradën Berdskoye në Novosibirsk të Siberisë. Video është filmuar nga kamera e makinës së Galina Ershova, e cila rrëfeu momentin tronditës për “RT”, ku automjeti pak metra para saj u godit nga shkarkesa e fuqishme atmosferike. Ajo tha: Unë u verbova për një sekondë, shtrëngova fort timonin me ndjesinë e vdekjes. Ndodhi kaq shpejt.” Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, Anna Nakaznykh nuk pësoi lëndime serioze, ndërsa makina e saj pësoi disa dëmtime tek xhami. Shumica e automjeteve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T08:29:51+02:00 Kryetari i Komitetit Evropian i Rajoneve, Karl-Hajnc Lamberc, i cili prej dje po qëndron për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot do të ketë takim me nikoqirin e tij, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin, ndërsa do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Lamberc do të realizoj[ takim edhe me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Gpran Milevski, si dhe me kryetarin e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe me bashkëkryesuesin e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T08:23:57+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri 13 gradë Celsius ndërsa temperaturat maksimale nga 27 deri 37 gradë Celsius.Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm, temperatura maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka adresuar kritika të shumta kundrejt ish-partisë së tij – Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë e lidhjes së një koalicioni paszgjedhor me këtë parti. Sejdiu ka thënë se ndonëse kanë mospajtime me LVV-në, ata nuk i cilësojnë si armiq. Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ndonëse ka adresuar kritika të shumta kundrejt ish-partisë së tij – Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një interviste për “Zërin” nuk e ka përjashtuar mundësinë të bashkëpunojë po me këtë parti pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sejdiu ka potencuar se PSD-ja vijë të kuqe…

Lexo më Shumë

Rrëfen gruaja që u rrah dhe u keqtrajtua nga burri i cili ka dy gra.Një shtëpi në një fshat të largët të komunës së Istogut zhurmon nga zërat e fëmijeve që jetojnë aty. Zërat e tyre në rrethana normale paraqesin jetë dhe harmoni, por jeta e tyre aty është në mesin e zhurmes, stresit e dhunës familjare. Shpresa, nuk është emri i vërtetë i viktimes, por për shkak mos zbulimit të identitet të saj, ne do ta quajmë kështu. Ajo është një grua e re, në të 30-tat, por që fytyra e saj duket si të ishte shumë vite më…

Lexo më Shumë

Ish-anëtari i shoqërisë civile, Haki Abazi tha së në Qeverinë e ardhshme duhet larguar njerëzit qe ia kanë ‘ngulfatur’ frymën sistemit diplomatik. Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë është që mos të emërohen ministra, siç i quajti ai ‘palaço’.“Ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente që të hiqen njerëzit që ia kanë ngulfatur frymën sistemit diplomatik. Kosova nuk duhet kurrë më të lejojë ministra palaço që bëjnë hajgare kur dalin në përfaqësimin e shtetit të Kosovës pasi që ai/ajo është fytyra e politikës së jashtme të Kosovës. Me profesionalizëm të lartë duhet caktuar njerëzit të cilët…

Lexo më Shumë

Pyjet në Amazona po zvogëlohen me një shkallë alarmante dhe sipas të dhënave, ne jemi duke humbur një “fushë futbolli” të pyllit në Amazona, në çdo minutë.Zjarret, shpyllëzimi dhe ngrohja globale po copëtojnë pyjet e fuqishme ndërsa flasim, dhe vetëm këtë vit, pati një rekord 74,000 zjarresh në Brazil, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Po, “mushkëritë e Tokës” po përballen me një fshirje të mundshme nga faqja e dheut, por nëse Amazona do të zhdukej në të vërtetë, pasojat do të ishin frikësuese. Në këtë drejtim, Bright Side ka bërë një listë prej 11 gjërash apo thënë më mirë…

Lexo më Shumë