Author: almakos

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York, ka njoftuar zyra e Presidentit përmes një komunikate për media.Në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, presidenti Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.  Ai po ashtu do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”. Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e…

Lexo më Shumë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka pasur një takim me krushjanët, ku ka bashkëbiseduar për Planin Kundër Korrupsionit dhe atë për zhvillimin ekonomik.Veseli ka thënë se krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. “Në Krushën e kujtesës kombëtare dhe mendimtarit të lirisë, Ukshin Hoti, në një bashkëbisedim të frytshëm me banorët për Planin Kundër Korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë. Krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T13:10:29+02:00 Në Komunën e Aerodromit, persona të panjohur kanë vënë flakën pesë kontejnerëve për mbledhjen e mbeturinave. Kontejnerët e djegur janë shkatërruar tërësisht dhe janë të papërdorshëm. Krahas dëmit financiar që i është shkaktuar N.P. “Higjiena Komunale”-Shkup, këto incidente shkaktojnë probleme të mëdha gjatë hedhjes, mbledhjes dhe transportit të mbeturinave. N.P. “Higjiena Komunale”-Shkup apelon të ndalojë vandalizmi dhe shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbeturinave, që ekipet e Ndërmarrjes me kohë të mund të kryejnë detyrat e punës në terren sipas planit Operativ për punë. Të gjitha rastet janë paraqitur te organet kompetente dhe do të ndërmerren masa përkatëse…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.Haradinaj në takim ka përkujtuar mbështetjen e Italisë ndër vite për Kosovën. Ai ka thënë se ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar për temat e rëndësishme siç është dialogu dhe rruga…

Lexo më Shumë

Pamjet ku Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze” (CPC) Miras Dedeiq shihet në rreshtin e parë duke ndjekur nga afër modelet në një shfaqje të modës në Mal të Zi është bërë hit në rrjetet socialeVideoja fillimisht është postuar në Facebook nga faqja satirike malazeze “Liberalët e Vjetër”, përbri së cilës ndodhej një koment ironizues. Duke gjykuar nga videoja e bashkangjitur, njeriu i parë i Kishës Ortodokse Malazeze është një fans i madh i modës. [embedded content]

Lexo më Shumë

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka vizituar Kalanë e NovobërdësCiceroni i ka njoftuar ata me të gjitha pjesët dhe historinë e Kalasë së Artanës. Kurti tha se duhet të hetohet dhe të dihet se pse një kompani serbe e ka marrë tenderin për restaurimin e kësaj kalaje. Bashkë Kurtin ishin edhe Hajrulla Çeku dhe Yll Rugova, të dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T12:28:40+02:00 Pas reagimeve në opinion përmes të cilave Prokuroria thirret që të zbardh rastin me tenderin kontestues për furnizim të sistemit të radarëve, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e njofton opinionin se menjëherë pas publikimit të audio incizimit është hapur lëndë. Në ndërkohë kësaj lënde i është bashkangjitur edhe padija penale e ngritur nga ana e një partie politike. Në gusht prokurori publik kompetent që merret me lëndën, deri te Ministria për Punë të Brendshme ka dhënë urdhër për grumbullimin e dokumentacionit të plotë për lëndën. Në ndërkohë është urdhëruar një analizë thelbësore…

Lexo më Shumë

Time Kadrijaj, ish-deputetja nga AAK dhe Safete Hadergjonaj nga PDK nuk do të udhëtojnë për në Hagë për t’u intervistuar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për shkak të problemit me viza. Intervistat nga hetuesit do të zhvillohen në Prishtinë.Dy deputetet kanë konfirmuar gjatë ditës së sotme se do të intervistohen në Prishtinë për shkak të problemeve me viza Gjatë ditës së sotme është intervistuar Time Kadrijaj, në Prishtinë për shkak të problemeve me vizë. “Në Kosovë do të intervistohem për shkak të vizës. Për shkak të procedurave unë jam vonë që të aplikojë për vizë dhe…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Slloboda, Nenad Rashiq, ka thënë se ideja e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve është tejet e dëmshme.Ai kështu ka thënë në debatin FOL Hapur, duke theksuar se duhet të punohet në thellësi dhe jo vetëm në sipërfaqe. “Të gjithë bisedojnë për ne, por ne nuk jemi pjesë e procesit. 95 për-qind e serbëve nuk janë për ndarje ose ndryshim të kufijve.  Shumica e është për bashkëjetesë dhe kushdo që manipulon me këtë gjë është politikan.Ka një bashkëpunim shumë të mirë midis serbëve dhe shqiptarëve. Presidenti Thaçi po inicion vetëm ide dhe kaq. Ai…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindeshtatë (107) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit tw shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një (1) person dyshohet se është përfshirë në kryerjen e veprës penale…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T11:46:51+02:00 Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i “Bombave”. Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Milke Janakievski i cili disa here bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska. Në një nga “bombat” të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vrasjen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është pare me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminel, ndërsa…

Lexo më Shumë

MBi 150 persona janë të dënuar pa arsye gjatë këtij viti kanë kërkuar kompensim nga shteti.Sipas kryesuesi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, Bashkim Hyseni, këta persona kanë kërkuar kompensimin për këto dënime në vlerë prej 366 mijë euro. “Në vitin 2019 kompensimi i personave të dënuar ose arrestuar pa arsye është kërkuar nga 153 persona me vlerë prej 366 mijë”, euro. Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Cocaj, tha se ky vit është më mirë se vitet e tjera dhe se gjyqtarët duhet përdoru masa alternative para se të merret vendimi për paraburgim. “Ka rritje të personave dhe…

Lexo më Shumë