Author: almakos

Koalicioni parazgjedhor nga AAK dhe PSD thonë se kandidati I tyre për kryeministër do vazhdoj me punët që kanë mbetur.Këngëtari dhe tash kandidatë për deputet Labinot Tahiri ka deklaruar se ai votat në mandatin e kaluar e ka marrë nga besimi i qytetarëve. “ Mu mkanë votuar ata njerëz që më kanë besuar sepse unë jam një person që bashkë me ndihmën e shumë njerëzve kam shpëtuar jetë njërzve”, ka thënë Tahiri. Ai ka përmendur edhe protestën e tij që e kishte për mos liberalizimin e vizave. Ai kishte premtuar që nuk do e hiqte mjekrën. “Mjekra është punë e…

Lexo më Shumë

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës ën Podgoricë, Ylber Hysajn.Kryeministri malazias ka thënë se shteti i tij mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit ne Bashkim Evropian dhe në perspektivën euro-Atlantike. “Kryeministri ka nënvizuar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një perspektivë të qartë Evropiane dhe Euro-Atlantike, dhe se Mali i Zi do ta mbështes në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për media të qeveris së Malit të Zi, raporton Gazeta Express. Përveç ambasadorit të Kosovës, Markoviq është takuar edhe me ambasadorin e Bosnje…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka falënderuar Frocat Ajrore amerikane për shërbimin në Kosovë.Këtë urim ambasada e ka bërë me rastin e 72 vjetorit të themelimit të këtij njësiti. “Ne i përshëndesim anëtarët e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shërbejnë këtu në Kosovë dhe gjetkë. U dëshirojmë Forcave Ajrore një ditëlindje të lumtur”. [embedded content]

Lexo më Shumë

Claudia Ochoa Felix, e cila thuhet se ka qenë pjesë kyçe e Kartelit të Sinaloas, që ka pasur në krye “El Chapo”, përpara se ai të ekstradohej në SHBA, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.Ndihmësja e ‘El Chapos’, e njohur ndryshe dhe si Kim Kardashian e krimit të organizuar është gjetur e vdekur në krevatin e të dashurit të saj në qytetin Culiacan, në shtetin veri-perëndimor meksikan të Sinaloas. Mediat lokale bëjnë me dije se Felix ka vdekur gjatë natës për shkak të mbidozës, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka qenë pjesë e një plani…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T16:35:15+02:00 Një ditë pas vizitës së presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe ftesës së tij drejtuar vendeve anëtare të BE-së që të votojnë për fillimin e negociatave me Shkupin, opozita shprehet skeptike. Sipas VMRO-DPMNE-së, mos-zbardhja e rasteve të rëndësishme gjyqësore dhe gjendja me administratën ndikon në marrjen e vendimit. [embedded content] Data për fillimin e negociatave nuk varet nga deklaratat optimiste për nga ajo se çfarë do të realizojë vendi kandidat. Pyetja që u bë vitin e kaluar, kur Zoran Zaev dhe rrethi i tij gënjyen se Maqedonia mori datë dhe se asnjëherë më institucionet Evropiane nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar në Berlin kacnelaren, Angela Merkel.Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit. Kacnelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut. Ndërkohë Ana Brnabiq ka thënë se me Gjermaninë i ndanë vetëm çështja e Kosovës. Megjithatë kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T16:28:32+02:00 Nxënësit bashkë me prindërit kanë vërshuar libraritë e qytetit në kërkim të librave që u mungojnë. Për shkak të mungesës së librave, nxënësit detyrohen të bëjnë kopje. Të revoltuar nga kjo situatë, prindërit kërkojnë përgjegjësi nga Ministria e Arsimit. “Mendoj se duhet të kthehen nëpër librari, të gjinden, të gjejmë zgjidhje. Mendoj se është problem edhe te populli pak se nuk organizohemi për këto punë. Nuk ka asnjëfarë organizimi që të bëjmë shtypje ku duhet me bë, të bëjmë kërkesa, ne jemi mësu ta gjejmë zgjidhjen vet”. “Jena duke I kompletu, libra nuk gjinden, nuk ka, po I…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T16:22:52+02:00 Familjet që do të marrin subvencion 100 përqind për blerjen e kondicionerëve inverter do të duhet t’i dorëzojnë shporetët dhe shporetët me dru në komunën ku jetojnë. Qytetarëve do t’u kërkohet të japin garanci me shkrim, se nuk do të përdorin më dru dhe se do të lejojnë inspektorët të inspektojnë shtëpitë e tyre pas një periudhe nëse e respektojnë marrëveshjen. Ata që do ta shkelin ligjin do të sanksionohen nga shteti. Megjithëse sezoni i ngrohjes fillon për më pak se një muaj, zyrtarët besojnë se masa nuk është vonuar, dhe arsyeja pse po promovohet tani janë mjetet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T16:08:30+02:00 30 ditë tjera paraburgim për Katica Janevën. Me kërkesë të shefes së Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska, Gjykata i vazhdoi qëndrimin në Shutkë ish kryetares së PSP-së. Në mënyrë shtesë, do të shqyrtohet kërkesa e Janevës për masë më të butë. Lidhur me propozimin e dorëzuar nga mbrojtja e personit K.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe përcaktimin e masës më të butë për sigurimin e prezencës me garanci të dorëzuar pranë gjykatësit në procedurë paraprake, i njëjti është dërguar për mendim tek prokurori kompetent publik – njoftojnë nga Gjykata Penale. Përderisa Janeva po bën…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj për rreth katër orë ka qëndruar në zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë ku është intervistuar nga prokurorë të Dhomave të SpecializuaraPas intervistimit Kadrijaj ka thënë se ajo vetëm është marrë në pyetje për veprimtarinë e saj gjatë luftës dhe shërbimin e saj si mjeke. Kadrijaj më tutje ka thënë se veprimtaria e saj gjatë luftës ka qenë si mjeke në zonën e Dukagjinit dhe se ajo ka qenë në shërbim të popullatës në atë kohë. Ndonëse gjatë intervistimit Kadrijaj ka pasur edhe një avokat ajo ka thënë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T15:56:23+02:00 Bombat e para për “Monstrën” shpërthyen në Gjykatën Penale. Në 25 përgjimet e sotme dolën në pah bisedat ndërmjet ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, ish Ministrave Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Blerim Bexheti, ish shefit të Dsk-së Sasho MIjallkov, Orce Kamçevit, Llatasit dhe të tjerëve. BISEDA: Mile Janakieski – Gordana JankullovskaG.J. Deri më tani nuk kemi pasur vrasje më makabre dhe rast më të komplikuar në historinë e shtetit.Veturën e kemi si dëshmi, do ta zbulojmë nga ka lëvizur atë ditë. M.J. Vrasje e rëndë ka qenë edhe ajo e ushtarëve në Karpallak, por kjo vrasja ishte mirë e organizuar,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T15:50:23+02:00 Qeveria nuk do t’i ndërpresë marrëveshjet e qirasë zyrave të ish presidentëve Gjorge Ivanov dhe Branko Cërvenkovski, siç kërkohet nga Komisioni Anti-Korrupsion. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, derisa të ndryshohet legjislacioni për të drejtat dhe privilegjet, do të respektojnë ligjet ekzistuese. Qeveria e RMV-së, është duke vepruar në përputhje me dispozitat ligjore pozitive. Nëse ka ndryshime në privilegjet e ish-funksionarëve të RMV-së, Qeveria do t’i respektojë dhe veprojë mbi ta. Për sa kohë që këto ingerenca dhe privilegje janë në fuqi, për ish funksionarët, domethënë, për sa kohë që i njëjti ligj është në fuqi, ai do të zbatohet…

Lexo më Shumë