Alsat 2019-09-18T16:08:30+02:00
30 ditë tjera paraburgim për Katica Janevën. Me kërkesë të shefes së Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska, Gjykata i vazhdoi qëndrimin në Shutkë ish kryetares së PSP-së. Në mënyrë shtesë, do të shqyrtohet kërkesa e Janevës për masë më të butë.
Lidhur me propozimin e dorëzuar nga mbrojtja e personit K.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe përcaktimin e masës më të butë për sigurimin e prezencës me garanci të dorëzuar pranë gjykatësit në procedurë paraprake, i njëjti është dërguar për mendim tek prokurori kompetent publik – njoftojnë nga Gjykata Penale.
Përderisa Janeva po bën përpjekje që të dalë nga burgu i Shutkës, tanimë ish kolegët e saj, filluan t’i përfaqësojnë nëpër gjykata lëndët e hapura. Pasi prokuroria e rregullt mori rastet nga Specialja, ish prokurorja speciale, Fatime Fetai porositë.
Lufta për drejtësi vazhdon – tha Fatime Fetai, prokurore.
Opozita kërkon përsëri që hetimin për rastin “Reketi” prokuroria ta zgjerojë për funksionarët e tanishëm të qeverisë. Përveç kësaj, VMRO- DPMNE publikoi një listë të punonjësve të PSP-së për të cilët thonë se kanë lidhje familjare me prokurorët.
Eftimia dhe Ljupco Çuçurski, kushërinj të parë të prokurorit Gavril Bubevski. Andrijana Ristoska, kushërire e parë e prokurores Lençe Ristoska. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova e ka punësuar kumbarin e saj, i cili rastësisht është edhe djali i Igor Milev, bashkëpunëtor i ngushtë i Zoran Zaev dhe anëtar i KSHZ-së me propozim të LSDM-së nga Radovishi. Elena Josifovska, nëna e së cilës Elizabeta Josifovska ishte prokurore në PSP. Vladimir Miladinovski, nipi i së njëjtës prokurore Elizabeta Josifovska. Petre Boskov i punësuar në PSP si dhëndër i kushërirës së parë të ministres Renata Deskovska -deklaroi Liljana Zaturoska, VMRO – DPMNE.
VMRO – DPMNE-ja kërkon ligjvënësve që të mbështesin propozimin e tyre për krijimin e një Komisioni Hetimor për të hetuar nepotizmin në punësimet në PSP.
Bojan Stojanovski
Loading…




