Alsat 2019-09-18T16:28:32+02:00
Nxënësit bashkë me prindërit kanë vërshuar libraritë e qytetit në kërkim të librave që u mungojnë. Për shkak të mungesës së librave, nxënësit detyrohen të bëjnë kopje. Të revoltuar nga kjo situatë, prindërit kërkojnë përgjegjësi nga Ministria e Arsimit.
“Mendoj se duhet të kthehen nëpër librari, të gjinden, të gjejmë zgjidhje. Mendoj se është problem edhe te populli pak se nuk organizohemi për këto punë. Nuk ka asnjëfarë organizimi që të bëjmë shtypje ku duhet me bë, të bëjmë kërkesa, ne jemi mësu ta gjejmë zgjidhjen vet”.
“Jena duke I kompletu, libra nuk gjinden, nuk ka, po I kërkojmë nëpër librari po shumë vështirë, edhe këtu nuk ka. Tash e kërkova librin e anglishtes po nuk është, duhet me bë kopje”.
“Për momentin akoma nuk kemi bë kopje, por si duket do të bëjmë për disa tekste që mungojnë. Papërgjegjësi, papërgjegjësi e ministrisë me I lan deri në këtë gjendje. 6-7 vjet nji libër, ku mund të qëndroje aq gjatë një libër e të përdoret rregullisht”.
Sipas punonjësve në librari, për momentin për shitje gjenden vetëm ato libra që vijnë nga shtëpitë botuese private, ndërkohë ato të Ministrisë së Arsimit mungojnë. Më të kërkuara për fotokopje janë librat e klasës së pestë dhe të gjashtë, gjuha shqipe, maqedonishtja, gjuhë angleze dhe gjermane, biologjia, gjeografia dhe të tjera.
Të gjitha ato që libra që janë nën Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ato nuk janë në shitje, ka kërkesë të madhe për ato libra. Shumica e prindërve, mënyrën e vetme e kanë ti kopjojnë që së paku të kenë çfarë të mësojnë nxënësit. 99 % e prindërve kanë kërkesën e vetme që krahas që jepen falas prej shtetit, të gjinden edhe nëpër librari. Ato që janë të vjetra, më të dëmtuara, shumica e prindërve kanë dëshirë që ti kompletojnë fëmijët, po edhe ti blejnë të reja dhe ta kryejnë obligimin e tyre si prindër ndaj fëmijëve të tyre – tha Sedat Koka, shitës librash.
Nga Ministria e Arsimit njoftuan se është drejt finalizimit procedura për zgjidhjen e operatorit ekonomik. Ndërsa, për një kohë të shkurtë do të zhvillohet ankand elektronik ku do të zgjidhet ofertuesi më çmim më të ulët I cili do të shtyp të gjitha librat për të cilat ka ekskluzivitetin Ministria e Arsimit.
Melihate Rustemi
Loading…




