Author: almakos

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionaliteti serb, është lënduar në pikën kufitare në veri të Kosovës duke e shoqëruar një person që ka provuar të kalojë ilegalisht kufirin.Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar për Gazetën Express se polici është sulmuar nga një grup njerëzit derisa po e përcillte në stacion policor personin që tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin. “Policia ka kapur një person që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht.  Duke e shoqëruar për në stacion policor, një grup e ka sulmuar policin. Është dëmtuar edhe vetura, por ajo ka qenë civile”, ka zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se qeveria e ardhshme me shumë gjasë do të jetë qeveria që do të përmbyllë dialogun me shtetin serb.Ai në një takim me struktura të partisë në Mitrovicë, u ka bërë thirrje atyre që të mobilizohen për të bërë këtë koalicion fitues. “Vendi ku jemi e tregon më së miri në çfarë faze jemi. Ka shumë mundësi që deputetët që ju i votoni kanë me qenë ata që kanë me vendosur për marrëveshjen me Serbinë. Prandaj është shumë më rëndësi të merret seriozisht ky proces zgjedhor. Unë pres që qeveria…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump ka emëruar zotin Robert C. O’Brien si Këshilltarin e tij të ri të Sigurisë Kombëtare.Zoti O’Brien zëvendëson zotin John Bolton, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar. Presidenti Trump e shpalli emërimin të mërkurën nga llogaria e tij në Tëitter, duke përmendur se O’Brien po shërbente si i dërguar i posaçëm presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit. Presidenti shtoi se ka punuar gjatë dhe shumë me zotin O’Brien. “Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!” shkruante Presidenti. Robert O’Brien ka qenë përzgjedhur nga ish-Presidenti George Ë. Bush si përfaqësues i SHBA në Asamblenë…

Lexo më Shumë

Aplikacioni popullor i hartave, “Maps”, i gjigantit teknologjik “Google”, ka filluar të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë.Përbri orareve të një destinacioni të caktuar përbrenda Prishtinës, në aplikacion tregohen edhe çmimet, së bashku me numrin e autobusit urban. Po ashtu, precizohet edhe ora e saktë se kur autobusi lë stacionin për të shkuar në vendndodhjen e caktuar. Shërbimi funksionon si në telefon mobil, ashtu edhe në kompjuter.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-18T19:43:41+02:00 Me autorizim të prokurorit shtetëror publik Lubomir Jovevski, prokurorja Lençe Ristovska do ta përfaqësojë lëndën e PSP-së “Talir 2” para Gjykatës Penale. Gjykimi për lëndën “Talir 2” është caktuar për nesër. Paraprakisht seancë gjyqësore për këtë lëndë nuk është mbajtur për shkak të mungesës së avokatëve të të akuzuarve. Në rastin “Talir” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas aktakuzës së PSP-së, me keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik SHN Beton SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe pse personi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Filipinieve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e  qindra të burgosurve që janë arratisur nga burgu si shkak i një gabimi kompjuterik. Mirëpo ai ka thënë se preferon që vrasësit dhe dhunuesit të i kthehen të vedkur.“Çmimi është i gatshëm pët të gjithë ata që i kapin të burgosurit të gjallë apo të vdekur. Por ndoshta të vdekur do të ishte një opsion më i mirë. Unë do ju paguja me një buzëqeshje në fytyrë”, ka thënë ai për gazetarët të martën. Duterte është një ish-kryebashkiak dhe prokuror që kishte premtuar…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit, e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllur më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre: – 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës; – 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe – 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcjellë Klan…

Lexo më Shumë

Policia franceze sekuestroi javën e kaluar dy milionë euro në makinën e dy të dyshuarve të ndaluar në kufirin franko-spanjoll, në kuadër të një hetimi mbi trafikun e kanabisit, u njoftua sot nga një burim i autorizuar.Pakot e mëdha me kartmonedha ishin paketuar nëpër çanta të sistemuara në bagazhin e makinës dhe u zbuluan nga policia e Lionit në bashkëpunim me atë të Monpeljesë, që po hetonin mbi një trafik të gjerë kanabisi, që furnizonte rajonin lionez. Dy të dyshuarit, që gjendeshin në makinë u njohën me akuzën të martën dhe u vunë në paraburgim sot, si pjesë e një…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen, sipas të cilës elektorati i PLK-së do të përkrahë listën e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Vjosa Osmanin në garën për kryeministre.“Lus elektoratin e Partisë Liberale të Kosovës që në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 134 dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Partisë Liberale , shoqërohej edhe nga nënkryetari i PLK-së, Ismail Bekteshi, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë…

Lexo më Shumë

Lumir Abdixhiku, kandidat nga lista e LDK-së, duke shpalosur pikat e programit elektoral, ka nënvizuar që qeveria e ardhshme e Kosovës do t’i ketë vetëm 12 ministri.Ai ka shtuar se LDK si parti e spektrit të djathtë beson në një qeveri të vogël dhe efikase dhe se fuzionimi i ministrive aktuale do të bëhet me qëllim që të rritet efikasiteti dhe koordinimi mes tyre.  Andaj, qeveria e udhëhequr nga Vjosa Osmani do të bëjë zvogëlimin e numrit të ministrive qysh në ditët e para të qeverisjes, sipas Abdixhikut.  Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e cigareve elektronike, duke thënë se janë të rrezikshme për shëndetin.Një urdhër ekzekutiv është miratuar për të ndaluar përdorimin e këtyre pajisjeve për shkak të ndikimit të tyre te popullsia e re, ka thënë ministrja e Financave, Nirmala Sitharaman. India ka më shumë se 100 milionë të rinj që pinë duhan, çka e bën këtë vend treg potencial për kompanitë që prodhojnë cigare elektronike. Në rast të shkeljes së këtij vendimi, parashihen ndëshkime me burgim deri në tre vjet. India është konsumuesja e dytë më e…

Lexo më Shumë

Besnik Berisha nga koalicioni Nisma-AKR-PD gjersa ka kërkuar votën e tij ka thënë edhe diçka tjetër.Ai ka thënë se vetëm votën e veteranëve të rrejshëm nuk e do. “Unë kërkoj votën e besimin e gjithë qytetarëve e sidomos atyre të qytetit të Ferizajt. Por unë vetëm nga një kategori njerëzisht nuk e dëshiroj votën. Nuk dua që të më votojnë veteranët e rrejshëm”, ka thënë Berisha. Në këtë seri debatesh televizive të Frontal në T7 të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e LDK-së, LVV, AAK-PSD por jo edhe përfaqësues të PDK-së, këta të fundit kanë anuluar ardhjen.

Lexo më Shumë