Besnik Berisha nga koalicioni Nisma-AKR-PD gjersa ka kërkuar votën e tij ka thënë edhe diçka tjetër.
Ai ka thënë se vetëm votën e veteranëve të rrejshëm nuk e do.
“Unë kërkoj votën e besimin e gjithë qytetarëve e sidomos atyre të qytetit të Ferizajt. Por unë vetëm nga një kategori njerëzisht nuk e dëshiroj votën. Nuk dua që të më votojnë veteranët e rrejshëm”, ka thënë Berisha.
Në këtë seri debatesh televizive të Frontal në T7 të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e LDK-së, LVV, AAK-PSD por jo edhe përfaqësues të PDK-së, këta të fundit kanë anuluar ardhjen.




