Një 18-vjeçare nga Oklahoma është arrestuar, pasi kishte kërcënuar se do të gjuante me armë shkollën “McAlester” ku kishte kryer arsimin parauniversitar dhe e gjitha për kënaqësi.Alexis Wilson u arrestua mëngjesin e së hënës (16 shtator). Ajo i kishte treguar një shoqeje të saj se së fundmi kishte blerë një pushkë të tipit AR-15, me të cilën kishte synim të qëllonte rreth 400 nxënës të shkollës. Pasi oficerët e policisë shkuan tek shtëpia e saj për ta arrestuar, ajo u tregoi se kishte blerë gjithashtu një AK-47 dhe ia kishte treguar koleges dhe e kishte sugjeruar që të mos kishte…
Author: almakos
Yllka Neziri është shqiptarja e parë që ka fituar një vend në Asamblenë e Sandefjord në Norvegji. Nëna e tre fëmijëve është e lindur dhe e rritur në Gjakovë, ndërsa në moshën 18 vjeçare emigroi familjarisht në Norvegji.E lindur dhe e rritur në Gjakovë të Kosovës, Yllka Neziri ishte 18 vjeçare në kohën kur nisi lufta në Kosovë dhe bashkë me familjen migruan në Norvegji. Asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i futej politikës. Ajo kishte punuar shumë duke krijuar atje në biznes të sajin, si dhe familjen e saj të re. Yllka Neziri është shqiptarja e parë që…
Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të jetë i ngushtë mes subjekteve politike, mirëpo një rezultat të tillë mund ta përmbysë numri i madh i votuesve që janë regjistruar nga diaspora. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike, të cilët theksojnë se favorite për të prirë me mbështetjen e mërgatës qëndron Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta “Zëri”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar afër 42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor. Mirëpo prej këtyre aplikuesve ky organ i ka shpallur të vlefshëm 35 mijë e 87 votues potencialë jashtë Kosovës,…
EPA/ZURAB KURTSIKIDZE Alsat 2019-09-19T08:26:39+02:00 Në organizim të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, ndërsa me ndihmën e Ministrisë së Financave, sot në Shkup do të mbahet konferencë me fokus të posaçëm në parandalimin e mashtrimeve “Lidhja mes parandalimit të mashtrimeve dhe hetimeve”. Ngjarja, siç informojnë nga Ministria e Financave, ka rëndësi të madhe sepse mundëson shkëmbimin e përvojave në pjesën e luftës kundër mashtrimeve gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian. Është paralajmëruar fjalim i drejtorit të përgjithshëm të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, Vile Itala dhe ministres së Financave Nina Angelovska./Mia Loading…
Alsat 2019-09-19T08:23:38+02:00 Pjesëmarrje në komunikacion me trotinet elektrik – kush, si, kur, nëse…?” është tema e tryezës së sotme të rrumbullakët në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin në rrugë. Ngjarja është pjesë e fushatës “Java evropiane e mobilitetit” e shpallur nga Komisioni evropian dhe ka për qëllim promovimin e formave alternative të mobilitetit. Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë dhe do të flasin kryetarja e Këshillit republikan për siguri të komunikacionit në rrugë, Gordana Kozhuvaroska, përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, M.E, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qyteti i Shkupit, organizata dhe…
Arabia Saudite dhe Irani janë dy fqinjë të fuqishëm dhe rival të përhershëm në luftën për dominimin rajonal, kurse sulmet e fundit mbi rafineritë e naftës saudite për të cilat akuzohet Irani, edhe më shumë kanë thelluar armiqësinë e këtyre dy vendeve, shkruan BBC.Konflikti mbi 10 vite midis Riadit dhe Teheranit vetëm sa po rëndohet më shumë dhe kjo po ndodh pikërisht për shkak të dallimeve fetare – në Iran dominojnë myslimanët shiitë, ndërsa sauditët e shohin veten si fuqia kryesore e myslimanëve sunii Kjo ndarje në Islam reflekton në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, pasi vendet tjera ndahen…
Marina amerikane pranoi për herë të parë që pamjet e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) që përshkojnë qiellin ndërsa u monitoruan nga aeroplanët ushtarakë janë vërtet një paralajmërim, dhe është një fenomen që ushtria ende nuk mund ta zgjidhë.Pamjet e bujshme, të cilat u shfaqën për herë të parë në mediat botërore në dhjetor 2017 – u regjistruan nga pilotët e Marinës amerikane. Një zëdhënës i Marinës amerikane tha për portalin The Black Vault, i cili merret me zbulimin e sekreteve shtetërore, se pamjet ishin vërtet autentike, që është konfirmimi i parë zyrtar ushtarak që janë marrë pamjet UFO, megjithëse…
Para gjashtë vitesh një pjesëtar i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, është vrarë në veriun e Kosovës.Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur. Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012. Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.
Uragani Irma solli makth dhe kaos në Karaibe dhe mori drejtimin nga SHBA-të.Por ajo që habiti të gjithë ishte një intervistë me fizikantin e njohur Michie Kaku dhe kjo intervistë u bë virale në internet. Ai ka hapur dyshim të fortë se shkaktar i kësaj katastrofe nga Irma është eksperiment që mund ta ketë bërë dora e njeriut. Shkenctari shpjegon së këso eksperimentesh bëhen gjithmonë në laboratore dhe kanë suksese, këto uragane bëhen përmes ndihmës së lazerëve dhe joneve. Fizikanti ka treguar se forcat amerikane kishin përdorur eksperimente të tilla në luftën e Vietnamit, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme. Top…
Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos, ka njoftuar se të enjten nga ora 05:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjithë trenave në vend, ku përfshihen trenat e mallrave dhe ata të udhëtarëve.Ky vendim, sipas kësaj Sindikate, është marrë pas arrestimit të makinistit të trenit të relacionit Pejë – Prishtinë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pas aksidentit ku mbeti e vdekur një e mitur në Klinë. “Me datën 18.09.2019 në ora 19:30 minuta, është mbajtur takimi i Kryesisë së SPH – Trainkos me Kryetarë të Shoqatave Sindikale, dhe merret vendimi i lartcekur, si pasojë…
Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka tronditur mbarë Holandën. Avokati po ndiqte një çështje droge dhe dyshimet e para bien mbi krimin e organizuar, që sipas policisë lokale ka kaluar çdo limit.Një avokat holandez i angazhuar në një proces të trafikut të drogës është ekzekutuar me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam, një krim i cilësuar nga policia vendase si “jashtëzakonisht brutal”. Derk Vierzum, 44 vjeç, ishte avokat i një dëshmitari në një çështje që ka si të pandehur anëtarët e një bande të dhunshme droge, të akuzuar për 5 vrasje të…
Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos, ka njoftuar se nesër nga ora 05:00 do të bëhet ndalimi i qarkullimit të të gjithë trenave në vend, ku përfshihen trenat e mallrave dhe ata të udhëtarëve.Ky vendim, sipas kësaj Sindikate, është marrë pas arrestimit të makinistit të trenit të relacionit Pejë – Prishtinë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pas aksidentit ku mbeti e vdekur një e mitur në Klinë. “Me datën 18.09.2019 në ora 19:30 minuta, është mbajtur takimi i Kryesisë së SPH – Trainkos me Kryetarë të Shoqatave Sindikale, dhe merret vendimi i lartcekur, si…

