Fluturimi më i shkurtër në botë zgjatë vetëm 12 minuta dhe ndodhë në mes dy vendeve të NorvegjisëNëse niseni me aeroplan nga qyteti Vadso i Norvegjisë, për të zbritur në Kirkenes, ju do të bëni vetëm 12 minuta rrugë. Ndërkaq nëse niseni me veturë, ky rrugëtim zgjatë 2 orë e 20 minuta, pasi rruga është e gjatë mbi 170 kilometra. Me aeroplanë ju bëni më pak minuta pasi që aeroplani nuk e bën rrugën e njëjtë dhe kalon nëpër det dhe vija ajrore më pas është shumë e shkurtë. Më poshtë keni videon dhe mund ta shihni se sa e…
Author: almakos
Pasditen e së martë në Klinë treni ka goditur për vdekje një 17-vjeçare. Pas këtij rasti tragjik, makinisti i linjës së trenit Prishtinë-Pejë është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sot ai është liruar, shkruan Gazeta ExpressLirimin e makinistit nga mbajtja për 48 orë e ka konfirmuar për Express Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “I njëjti është liruar nga masa e ndalimit 48 orësh në procedurë të rregullt”, ka thënë Nikçi. Ndërkaq me lirimin e makinistit pritet që të rifillojë edhe qarkullimi i trenave në mënyrë të rregullt./GazetaExpress
Klinika Emergjente dhe KFOR-ri, organizuan ushtrim të përbashkët fushorKlinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente. Gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla. KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente. U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter, për të sjellë të lënduarit. Testimet e tilla…
Alsat 2019-09-19T13:11:09+02:00 Zëdhënësi dhe depuuteti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në pres konferencën e sotme për shtyp kërkoi që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski të përgjigjet nëse Orce Kamçev ka financuar kampanjën e partis së tij. “Çfarë është ajo që Mickoski nuk dëshiron të dijë publiku për rastin Reketi? Në vend që të përhapë lajme të rreme, ai është i detyruar të dalë para publikut të përgjigjet: A është Orce Kamçev, tajfun i dalë nga regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe i akuzuar nga PSP-ja, financier i fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? A bëhet fjalë për fushatën zgjedhore në zgjedhjet e fundit presidenciale?…
Safete Hadërgjonaj sot është intervistuar nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës së Hagës. Ajo pas intervistimit në Prishtinë, ka treguar se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitaresHadërgjonaj nuk ka dhënë shumë detaje për pyetjet që i janë bërë, por ka thënë se është pyetur për aktivitetin e saj gjatë luftës. “Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së”, ka thënë Hadërgjonaj. Ajo ka treguar edhe arsyen pse është intervistuar në Prishtinë dhe sa ka zgjatur intervistimi i saj. “Intervistimi ka zgjatur…
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter, do të takohet në Serbi me Aleksander Vuçiqin, me të cilin do të bisedojnë rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Munter ka thënë se nuk duhet humbur kohë dhe se çështja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të përmbyllet.Ish-ambasadori thotë se duhet të hiqet taksa, ndërkohë serbët duhet të ndalin luftën kundër shtetësisë së Kosovës. Caktimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe emërimin e Këshilltarit të ri për Siguri, Munter i sheh si shenja që gjërat do të…
Alsat 2019-09-19T12:46:43+02:00 Gjyqtarja Daniela Aleksova Stojanovska seanca gjyqësore për rastin “Talir 2” e ka shtyrë për më 15 tetor. Arsyeja e shtyrjes është rregullimi i autorizimit të akuzuarve. Gjatë seancës së sotme avokatët e Nikolla Gruevskit dhe Kiril Bozhinovskit kërkuan që gjykimi të shtyhet. Një nga arsyeve për shtyrjen e seancës është se Bozhinovski kishte angazhuar gojarisht avokatin Sterjo Zikov, të cilit i duhej kohë për ta studiuar rastin. Pala mbrojtëse mes tjerash kërkuan anulim edhe për shkak të ndryshimit të numrit të rastit dhe ligjshmërinë së vendimit të prokurorit të shtetit Ljubomir Jovevski që kjo lëndë ti ndahet ish-prokurores…
Presidenti i Serbisë, Aleksaner Vuçiq, dje teksa ka kritikuar opozitën në Serbi, pasi sipas tij ata nuk ofrojnë kurrfarë plani rreth problemit të Kosovës, ndërsa kundërshtojnë çdo plan tjetër, raporton Gazeta Express.Vuçiq ndër të tjera ishte lavdëruar pak duke thënë se vetëm ai, Dobrica Çosiq dhe Zoran Gjinqiq kanë pasur plane për Kosovën. Lidhur me këto deklarata sot i është përgjigjur lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilas, i cili ka thënë se edhe ai e ka një plan për Kosovën por që nuk mund të implementohet nga Vuçiqi, Thaçi e Haradinaj. Gjilas ka thënë se në planin për pajtimin e…
Alsat 2019-09-19T12:30:48+02:00 Avokatët e të akuzuarve në rastin “Talir 2” kërkuan që të shtyhet seanca e sotme për shkak të ndryshimit të numrit të rastit dhe ligjshmërinë së vendimit të prokurorit të shtetit Ljubomir Jovevski që kjo lëndë ti ndahet ish-prokurores së PSP-së, Lançe Ristoska. Ristoska qysh në fillimin e seancës së sotme dorëzoi vendimin e Jovevskit. Në rastin “Talir” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët me keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik SHN Beton SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe…
Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzorGuri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet. Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë,me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse Plaka që i mbijeton vrasjes me 2…
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar në Suharekë një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, raporton Express.E njejta nuk raportohet të jetë lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./Express/
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka bërë publike sloganin e partisë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me gjashtë tetor, shkruan Gazeta Express.Derisa ka publikuar numrin zyrtar që mbanë partia në këto zgjedhje, Osmani ka shkruar në Facebook se slogani i LDK-së do të jetë “Beso”. Tutje, nga kjo parti kanë shkruar se “Beso”, do të thotë besimi në shtet të drejtë, të barabartë e të zhvilluar, si dhe besim në ndryshim, fitore e në LDK./Express/ [embedded content] [embedded content]

