Author: almakos

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për Gazetën Express ka paralajmëruar se nëse do të ketë negociata gjatë dimrit, atëherë  do të ketë presion të madh nga SHBA’ja dhe Bashkimi Evropian për të shkuar drejt një marrëveshje finale. Por Serwer thekson se nuk mund të pritet që Prishtina të shkojë në këto negociata përderisa Serbia do të gjendet në një periudhë paraelektorale, pasi që një marrëveshje eventuale mes dy palëve, Vuçiq do t’ia shiste si fitore elektoratit të tij në Serbi.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, në moshën 33-vjeçare, ka vdekur gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani. Lajmi për këtë u bë e ditur edhe në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në RTK, derisa, u bë e ditur se në shenjë respekti për të sot nuk do të transmetojnë emisionin ‘Imazh’, raporton Gazeta Express.Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të emisioni Imazh të RTK-së në rrjetin social Facebook. “Për shkak të ndarjes nga jeta të koleges sonë Ardita Sylejmani Bllaca, në shenjë respekti për të, sot nuk do të realizojmë emisionin IMAZH. Ngushëllime të sinqerta familjeve Sylejmani e Bllaca dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin e palëve në dialog. Diplomati amerikan tha se qeveria e re në Prishtinë duke të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Scott dhe presidenti i Serbisë,…

Lexo më Shumë

Instituti i Kosovës për Drejtësi IKD ka analizuar konkurset e shpallura nga institucionet qendrore dhe lokale, të cilat janë shpallur që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, ku ka identifikuar se institucionet i sistemit të drejtësisë, ato qendrore dhe lokale duke u bazuar në ligjin e vjetër kanë shpallur së paku 70 konkurse për 261 zyrtarë publikë, në kundërshtim me ligjin.Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt 2019, kishte miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik, i cili ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca.Haziri ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Sylejmanit. ” Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive”, ka shkruar ai. Ja telegrami i plotë: “Të nderuara familje Sylejmani e Bllaca, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në numër të madh kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës.Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për komunikim publik në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti në vit po shënon rritje numri i personave që kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës. Arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, sipas saj,…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare në gjatë 24 orëve për stafin politik.Në vendim thuhet se obligohen zëvendësministrat, këshilltarët dhe stafi tjetër i kabinetit që automjetet zyrtare të cilat i kanë pasur në shfrytëzim 24 orë t’i dorëzojnë dhe t’i kthejnë në parkingun e MKRS-së, duke shfuqizuar çdo vendim të mëhershëm. Gashi ka thënë se përmes këtij vendimi synohet të parandalohet keqpërdorimi i automjeteve në fushatën zgjedhore, të ruhet imazhi i institucionit dhe të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit, njëkohësisht dëshiron të krijoj një praktikë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:56:26+02:00 Krerët e shtetit të mbledhur në një vend shpallën të hapur aksionin për luftë kundër lajmeve të rrejshme. Për Presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, vendi gjatë viteve të kaluara ka qenë cak i lajmeve të rrejshme dhe desinformatave. Shembull u përmend propaganda me lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës dhe referendumin. [embedded content] Gjatë viteve të kaluara e pamë potencialin e lajmeve të rrejshme që të ndikojë në procese të rëndësishme politike dhe qytetare edhe tek ne, edhe në botë. Lajmet e rrejshme ngadalë por sigurtë shndërrohen në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:51:10+02:00 Tridhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kryesisht merren me prodhim të mobileve në rajonin e Pollogut, e që ngrohjen e sigurojnë nga mbetjet e materialeve me të cilat punojnë, nga sot do mund të aplikojnë për subvencione në Ministrinë e Ekologjisë, për vendosje të filtrit për pastrim të tymit i cili do të mbulohet qind për qind nga ana e Qeverisë. Në procedurë është thirrja për pilot projektin që përfshin rajonin e Pollogut, andaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që merren me përpunim të drurit, që të aplikojnë dhe do…

Lexo më Shumë

Në fshatin Qyshk të komunës së Pejës ekipet e KEDS kanë larguar rrjetin e vjetër elektrik nga oborri i shkollës “Skender Çeku” të Qyshkut. Gjithashtu, KEDS në fshat ka riparuar edhe rrjetin e tensionit të ulët dhe ka vendosur edhe një trafostacion të ri.Me këtë investim banorët në këtë pjesë do të kenë furnizim më të mirë dhe më të sigurt me energji elektrike, gjithashtu edhe rreziku i kalimtarëve e posaçërisht i nxënësve brenda oborrit të shkollës është eliminuar. Në këtë projekt një kontribut dhe mbështetje të veçantë e ka dhënë edhe komuna e Pejës. Me këtë rast edhe drejtoresha…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:45:16+02:00 Për shkak të procedurave të gjata dhe të komplikuara administrative për marrjen e subvencioneve dhe mospagimin e tyre dhe për tre vitet e fundit, operatorët e huaj turistik po e anashkalojnë vendin, reagojnë nga sektori i turizmit. Në takimin e sotëm në Ohër me njerëzit e parë të Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit, hotelierët kërkuan ndryshime në këtë sektor. Në vend që ta rritim numrin e fluturimeve posaçërisht nga vendet e Beneluksit, ne kemi shënuar rënie të numrit të fluturimeve. Dhe kemi operatorë turistikë të markave të klasit botëror që heqin dorë nga Ohri dhe Maqedonia.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:44:24+02:00 Industria e IT-së kërkon nga autoritetet ndryshime në disa ligje që sektori të funksionojë më mirë .Ata konsiderojnë se Ligji për Marrëdhënie Pune është shumë i rreptë dhe duhet të liberalizohet. Ata thonë se stafi i IT-së nga vendi nuk po largohet për shkak të pagave, me pagat është në rregull, por u mungojnë privilegjet e tjera që të punësuarit në këtë fushë i gëzojnë kudo. Disa prej tyre janë lehtësimet tatimore, fleksibilitet në punë, edukimi, përfitimet sociale e tj. [embedded content] Duhet ta mbajmë ritmin e zhvillimit me vendet e tjera të botës. E thënë thjesht, ekonomia…

Lexo më Shumë